• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

by A R
11/03/2026 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa konfliktet në Lindjen e Mesme kanë hyrë në javën e dytë, pasojat ekonomike kanë filluar të ndihen në Shqipëri, pasi çmimi i karburanteve u rrit me 13% në tregun vendas.
Çmimi i naftës po tregtohet thuajse 200 lekë (ekzaktësisht 198 lekë për litër), ndërsa benzina me 188 lekë për litër.

Për ndikimin e luftës tek shpenzimet familjare, ishte sot, 11 mars, në emisionin “Aldo Morning Show”, eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, i cili sqaroi se si ndikojnë realisht në ekonominë tonë këto konflikte.

Duke u ndalur tek çmimi i karburantit, Sefa u shpreh, me fjalë të tjera, se rritja e çmimit aktual është abuzive për shkak se ajo që po tregtohet është e blerë dhe magazinuar disa javë më parë, pra kur nuk kishte ende “vlerën e luftës”.

“Këtu hyjmë tek ajo pjesa që ne shqiptarët e kemi qejf, që quhet ndryshe spekulim. Se edhe fjalën e kemi shumë të bukur.
Nuk e vë në diskutim që janë rritur ato, por të mos harrojmë që nafta që po shitet, karburanti që po tregtohet sot në treg, është ai që është blerë para disa javësh. Normalisht që është blerë para disa javësh dhe magazinuar, me çmimin e para disa javësh. Ai çmim ishte akoma para luftës, le të themi”,
 tha ai.

Eksperti shtoi se ka një detyrim ligjor për të pasur rezerva strategjike për të paktën 45 ditë në vend në raste të tilla. Sa i përket rritjes së çmimit, Sefa sqaroi se ky efekt duhet të vijë vetëm pasi të jenë blerë rezervat e reja me vlerën e re ndërkombëtare.

“Por, t’i themi atij burri që nga ana tjetër, nuk do të thotë të spekulosh përpara se të vijë ngarkesa tjetër. Kur ta blesh ngarkesën e re të mallit, me çmimin e ri ndërkombëtar që është rritur, patjetër që ke justifikimin ligjor, por edhe justifikimin moral për të ngritur çmimin. Për sa kohë që ti ke akoma rezervat… Të mos harrojmë! Ai burri dhe të gjithë burrat e tjerë që merren me naftën kanë detyrim ligjor për të pasur rezerva strategjike minimumi 15-45 ditë”, u shpreh Sefa.

Kujtojmë se para nisjes së sulmeve në Iran, çmimi i naftës, por edhe i benzinës në tregun vendas, ishte 175 lekë për litër.

Sa i përket rritjes së çmimeve të karburanteve në pikat e tregtimit me pakicë, Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur monitorimin e tregut për të parandaluar çdo abuzim të mundshëm me çmimet në treg.

Pas një takimi që ministrat Ibrahimaj, Malaj dhe Karakaçi zhvilluan me kompanitë kryesore të sektorit të hidrokarbureve dhe drejtuesit e Shoqatës së Hidrokarbureve, u vendos ngritja e një mekanizmi për monitorimin e përditshëm të çmimeve të hidrokarbureve në tregun vendas, për të garantuar transparencë dhe stabilitet në treg.

Next Post
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

October 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 30 Tetor 2026

October 29, 2026
Eurobond 650 milionë euro në 2027

Eurobond 650 milionë euro në 2027

October 29, 2026
Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

October 29, 2026
Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

October 29, 2026
PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

October 29, 2026
Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

October 29, 2026
Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

October 29, 2026
COVID-19, ja ku po shfaqet dinamika e re e tij

Një shënim për Erion Veliajn

October 29, 2026
Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In