• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i qeverisë: Blerjet e barnave dhe pajisjeve mjekësore për spitalet publike kalojnë në dorë të Manastirliut

by Java News
13/10/2021 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tenderët për blerjen e barnave dhe të pajisjeve të tjera mjekësore për spitalet publike, me vendim qeverie, tashmë do t’i kalojnë në dorë Ogerta Manastirliut.

Në vendimet qeveritare të bëra sot publike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ngarkohet për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të spitaleve publike për blerjen e disa mallrave.

Ministria e Shëndetësisë do të zhvillojë procedurat për prokurimin e përqendruar të barnave dhe të pajisjeve mjekësore, me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, për nevojat spitalore, sipas parashikimeve të legjislacionit të prokurimit publik.

Vendimi i qeverisë

1. Ngarkimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si organ qendror blerës për prokurimin e fondeve buxhetore, me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të spitaleve publike, për blerjen e barnave dhe të pajisjeve mjekësore.

2. Autoritetet kontraktore, institucionet e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, brenda 5 (pesë) ditëve nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si organ qendror blerës, të dërgojnë pranë saj të dhënat teknike e sasiore dhe fondin përkatës për mallrat përkatëse.

3. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kur vepron si organ qendror blerës, ka detyrat e përgjegjësitë që parashikohen nga legjislacioni i prokurimit publik në fuqi, si:

a) të zhvillojë procedurat për prokurimin e përqendruar të barnave dhe të pajisjeve mjekësore, me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, për nevojat spitalore, sipas parashikimeve të legjislacionit të prokurimit publik;
b) të bashkërendojë punën me autoritetet kontraktore për mbledhjen e përpunimin e të dhënave për prokurimet publike, që mund të zhvillojë në cilësinë e organit qendror blerës;
c) të verifikojë përputhshmërinë e kërkesave të dërguara nga autoritetet kontraktore me ligjin e standardet në fuqi;
ç) të shqyrtojë dhe të miratojë specifikimet teknike të dërguara nga autoritetet kontraktore. Nëse gjykohet se specifikimet teknike nuk janë përgatitur në përputhje me ligjin për prokurimet publike dhe/ose legjislacionin specifik të aplikueshëm sipas fushës së objektit të prokurimit, të cilat mund të shkaktojnë dështim të procedurës së prokurimit, organi qendror blerës kryen rishikimin e specifikimeve teknike, në bashkëpunim me specialistët e fushave të institucioneve përgjegjëse ose specialistë të jashtëm, vendas a të huaj. Në këto raste, organi qendror blerës vë në dijeni autoritetet kontraktore për ndryshimet e bëra;
d) të unifikojë specifikimet teknike për mallra të të njëjtit lloj, në përputhje me standardet e miratuara, në bashkëpunim me specialistët e fushave të institucioneve përgjegjëse ose specialistë të jashtëm, vendas a të huaj. Në këto raste, organi qendror blerës vë në dijeni autoritetet kontraktore për ndryshimet e bëra;
dh) të bashkërendojë punën për testimin e tregut me autoritetet kontraktore për përllogaritjet e të dhënave sasiore për mallrat, që do të prokurohen, para publikimit të tenderit, sipas parashikimeve të rregullave të prokurimit publik. Në këto raste, organi qendror blerës vë në dijeni autoritetet kontraktore për ndryshimet e bëra.

4. Vendimi nr.135, datë 20.2.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për lejimin e Ministrisë së Shëndetësisë për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të institucioneve të varësisë, për disa mallra e shërbime”, të ndryshuar, dhe udhëzimi nr.334, datë 4.8.2015, i ministrit të Shëndetësisë, “Mbi mënyrën e organizimit dhe realizimit të disa procedurave të përqendruara të prokurimit publik në Ministrinë e Shëndetësisë”, shfuqizohen.

5. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të udhëzojë autoritetet kontraktore për zbatimin e këtij vendimi.
6. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe spitalet publike për zbatimin e këtij vendimi.

Next Post
Rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë kërcënim për rimëkëmbjen ekonomike globale

Rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë kërcënim për rimëkëmbjen ekonomike globale

Comments 2

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Tani e mbrapa gjithcka ne doren e sudes se edvin narkomanit,e tille po cilsohet manistarliu

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Merruni vetem me tom doshin,mafiozin e te gjitha punve te pista,ate favorizoni ju sh sude e M shendetsise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

October 22, 2026
Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

October 22, 2026
Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

October 22, 2026
Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

October 22, 2026
Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

October 22, 2026
Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

October 22, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla sulmon prokurorin që liroi protestuesit: PD kërkoi sallën tonë për mbledhje, se te e vetja ka strehuar maskat

October 22, 2026
Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

Përsiatje pas një artikulli të Lea Ypit

October 22, 2026

Cfurku tridhëmbësh i anarkisë

October 22, 2026
Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In