• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i duhur i Bashës, marrë për arsye të gabuara

by Mustafa Nano
11/09/2021 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano

Nuk iu besohet? Është e vërtetë. Ajo që shihni është e vërtetë. Pickojeni veten sa të doni, fërkojini sytë sa të doni, por ngjarja është po ajo. Lulzim Basha, për herë të parë në historinë e jetës së vet politike ia ka bërë fora, ka bërë një gjë të pamenduar, të pamendueshme. Nuk është se është bërë transgender  e është kthyer në grua; nuk është se ka vendosur të vijë në programin “Arnautistan” – s’ka ardhur asnjëherë; nuk është se ka publikuar një libër të dytë. Ka bërë një gjë edhe më të fortë sesa kaq, edhe më të vështirë sesa kaq.

Ai ka marrë një vendim. Për herë të parë në jetën e vet ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm: Ka marrë vendimin për ta larguar Sali Berishën nga Partia Demokratike, e cila është e Sali Berishës, nga fillimi deri në fund, në të gjitha kuptimet. Dhe kjo e bën pak absurde situatën. Është absolutisht partia e Sali Berishës.

Dhe kjo parti tani do të jetë nën hyqmin e Lulzim Bashës, i cili e largoi Sali Berishën me një motivacion të çuditshëm: “Sali Berisha është legjenda jonë, është lideri ynë historik, ai ka bërë të mira të mëdha për kombin tonë, por ne do ta sikterisim.” Ky ishte mesazhi që përcolli Lulzim Basha me fjalën e vet, mbrëmë në darkë, 24 orë më herët.

Që ta themi troç: Lulzim Basha ka bërë gjënë e duhur, gjestin e duhur, por e ka bërë për arsye të gabuara, e ka bërë në mënyrën e gabuar. Ai duhet ta kishte bërë prej kohësh këtë që bëri sot dhe duhej ta kishte bërë për arsye të tjera. Për të njëjtat arsye për të cilat Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur Sali Berishën persona non grata. Për të njëjtat arsye për të cilat Sali Berisha do të duhej të ishte sot te shtatë penxheret. Ose më e pakta, do të duhej të ishte tanimë në një sallë gjyqi ku të kishte dhënë llogari. Unë e kam pritur këtë prej vitesh. Por ai nuk e ka bërë këtë gjë.

Nuk ka bërë as minimumin, e as minimumin e minimumit, që do të ishte: të mbante një fjalë të caktuar, në një moment të caktuar, para katër ose pesë vitesh, në daç përpara opinionit publik shqiptar, ose në daç përpara demokratëve (do të ishte më mirë, ndoshta përpara demokratëve). Unë nuk po kërkoj dhe asnjëherë nuk kam kërkuar që Lulzim Basha t’i jepte munxët Sali Berishës, ta shpallte atë si njeri të urryer, apo të thoshte se ky njeri duhet hedhur në koshin e plehrave (ku në fakt, ai e ka vendin). Nuk është pritur kjo nga Lulzim Basha. Këto janë gjëra të guximshme.

Nga Lulzim Basha është pritur një fjalim i thjeshtë, praktik, pragmatik, nëpërmjet të cilit do t’iu drejtohej demokratëve: “Miq demokratë, ju më keni zgjedhur kryetar të Partisë Demokratike, e cila ka historinë e vet. Unë e di shumë mirë që ajo ka historinë e vet. E di shumë mirë se çfarë është kjo histori. Por ne tani duhet të hapim një kapitull të ri, duhet të hapim një epokë të re.

Dhe të hapësh një epokë të re do të thotë të distancohesh nga e vjetra, do të thotë që të kesh një lider të ri, me mendësi të reja, me një vizion të ri për Shqipërinë, për botën e për gjithçka. Dhe ky lider e ka emrin Lulzim Basha. Që nga ky moment e tutje, ju nuk do të keni më mundësi të shikoni teatrin mizerabël që keni parë deri më sot, në të cilin unë jam shtirur sikur kam qenë kryetar, dhe ai tjetri është shtirur sikur nuk ka pasur asnjë rol. Ky teatër ka marrë fund. Kryetari i Partisë Demokratike jam unë. Ka pasur një kohë për Sali Berishën, do të ketë një kohë për Lulzim Bashën, Au revoir, Sali!”

Nuk e bëri. Po ta kishte bërë pas këtij gjesti, nëse demokratët do t’ia mirëprisnin (unë dyshoj, por nëse do t’ia mirëprisnin), Partia Demokratike do të ishte më e fortë sot. Ndoshta sot do të ishte në pushtet. Por ai nuk preferoi të bënte këtë gjë të kollajtë. Preferoi të bënte një gjë edhe më të kollajtë. Ajo që bëri dje ishte edhe më e kollajtë.

Një politikan i mjerë, i dështuar, i prerë dhe i destinuar të mbetet violinë e dytë, të mbetet në opozitë bashkë me ata që në këtë moment e mbështesin brenda Partisë Demokratike, por edhe me ata që në këtë moment, brenda Partisë Demokratike nuk e mbështesin, e kundërshtojnë, të cilët janë (dhe kjo është e bukura!) të gjithë berishianë.

Që të gjithë, nga Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Bujar Nishani e deri te Tritan Shehu, Edi Paloka, Flamur Noka etj., janë që të gjithë berishianë. Dhe janë ndarë për shkak të Berishës. Kjo është ironia e gjërave.

Next Post

“Mashtrues, tradhëtar dhe bashkëpunëtor i Ramës”/ Mbështetësit e Berishës nuk i ndahen Bashës, e 'masakrojnë' në rrjetet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
Tragjike/ Ishte duke peshkuar mbytet 17-vjeçari në lumin Mat, kërkohet ndihma e palombarëve për nxjerrjen e trupit të viktimës

Nëna humb jetën duke shpëtuar dy djemtë nga mbytja

October 25, 2026
‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

October 25, 2026
Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

October 25, 2026

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

October 25, 2026
Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In