• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i Apelit për vulën, Bogdani: Iu dha fund paqartësive. Basha pa vizion të qartë

by A R
13/06/2024 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Një vendim të rëndësishëm që ndau shapin nga sheqeri”, kështu e ka konsideruar politikani Gerti Bogdani vendimin e Gjykatës së Apelit që ja la vulën dhe logon e PD-së Rithemelimit. Në studion e RTSH 24, Bogdani tha se ky vendim i dha fund paqartësive në lidhje me opozitën, ndërsa lidhur me lëvizjet e Bashës, ai tha se nuk ka një vizion të qartë dhe as një rrugëtim të qartë.

“Është një vendim i rëndësishëm që e ndan shapin nga sheqeri. Më në fund ka një vendim, dikush është hidhëruar, një pjesë e madhe janë gëzuar. Është shumë e rëndësishme që më në fund asaj paqartësisë ju dha fund. Mbledhjet e zotit Basha tani, i bie që sa herë ka seancë gjyqi Basha të bëjë mbledhje. Mbledhjet duhet të jenë konstante, jo njëherë në 6 muaj. Dëgjova në media që kishte thënë se do bashkëbisedonte me qytetarët se çfarë do bëjmë nesër. Por nuk ka kohë, ky është justifikim i kotë. Ka patur gjithë këtë kohë për të diskutuar me qytetarët dhe ato struktura që ka që nëse ndodh kjo që ndodhi, çfarë do veprojmë. Është pa një vizion të qartë dhe pa një rrugëtim të qartë”, u shpreh Bogdani.

I pyetur nëse vendimi i Apelit do të shërbejë për bashkimin e demokratëve, Bogdani tha se ndarja e kampeve nuk ka qenë për shkak të vulës apo logos. Sipas tij, PD-ja ka nevojë për një reformim të thellë.

“Ndarja e kampeve nuk ka qenë për shkak të vulës apo logos, kalimi i vulës padyshim ndikon te mbështetësit e djathtë, por në struktura nuk e shoh diçka të tillë sepse ndasitë nuk kanë qenë për shkak të vulës apo logos. Ajo që meritojnë demokratët sot është një reflektim i thellë për të parë si duhet shkuar përpara, me çfarë alternative, ka nevojë për një reformim të thellë PD”, theksoi Bogdani.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In