• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendi pa Avokat Populli/ Balla i përgjigjet Berishës: Nuk është tradhti që opozita të ulet të diskutojë

by Java News
22/05/2023 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një dalje për mediat i bëri thirrje opozitës që të ulen në një tryezë për të miratuar ndryshimet për disa ligje që lidhen me reformën në drejtësi. Ai tha se opozita për maxhorancën në Kuvend është Partia Demokratike.

Ndër të tjera ai u pyet dhe për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, si dhe për kërkesën e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, që të vendoset votimi i detyrueshëm për shtetasit shqiptarë.

“Krahas strukturave të tjera të PS-së, edhe deputetët, secili në zonën e tyre ka luajtur një rol të rëndësishëm shumë të madhe të PS në të gjithë territorin. e dyta lidhet me vijimin e punës në disa çështje të rëndësishme të Kuvendit të Shqipërisë, ku dua t’ju informoj se prej disa muajsh në Kuvendin e Shqipërisë po punohet për një paketë ligjesh që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi. Me kolegen Bushka do të kërkojmë që me opozitën të kemi mundësi që të flasim në mënyrë që këto ndryshime që vijnë si sugjerime na institucionet ndërkombëtare, të ecin përpara. Shpresoj që të ulemi si shumicë me opozitën. Ka një grup pune ku maxhoranca dhe opozita kanë punuar së bashku. Unë nuk caktoj dot se kush është opozita në Kuvendin e Shqipërisë.

.

PD është opozita në Kuvend që është shumica e opozitës. Në këtë kontekst, duhet që për hir të punës së përbashkët të ulemi dhe të diskutojmë çështje që meritojnë që të punojmë së bashku. Në këtë këndvështrim, mezi pres që të ulemi dhe të diskutojmë që të votojmë për sa kohë shumica e ligjeve në këtë paketë kërkojnë shumicë prej 3/5 të votave. Çdo grup parlamentar ka vendimmarrjet e veta, për sa kohë kemi të njëjtin pozicion, kjo sjell dhe mundësinë për t’i votuar së bashku. Kuvendi duhet të ndërhyjë për të përmirësuar kuadrin ligjor.

bëj thirrje komisionit të ligjeve që të përmbyllë procesin e vlerësimit dhe më pas vetë kandidatët të kërkojnë mbështetjen me 28 firma. Opozita të heqë dorë nga mbështetja e 10 kandidatëve me 28 firma. Natyrshëm kush do zgjidhet Avokati i Popullit duhet të ketë mbështetjen dhe të PS-së. E rëndësishme është që Avokati i Popullit të mos jetë i angazhuar politikisht, të mos jetë aktiv në jetën politike, të vijë nga jurisprudenca. Të jetë i baraslarguar nga palët. Duhet që në Kodin Zgjedhor të ndryshojë dhe formula e ndarjes së mandateve.”, tha Balla.

Ndërkohë sa i takon votimit të detyrueshëm, Balla u shpreh: Këto propozime të shqyrtohen të gjitha në komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore, të gjithë kemi rënë dakord që ky komision të mblidhet dhe të marrë në shqyrtim të gjitha propozimet.

 

Next Post
PAMJET / Autori i vrasjes në Kavajë u filmua duke vrapuar me pistoletë në dorë

PAMJET / Autori i vrasjes në Kavajë u filmua duke vrapuar me pistoletë në dorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

“Berisha kërkon ta marrë pushtetin me dhunë, me bandën e Hamasit”- Avokati: Duan ta kthejnë Shqipërinë si në ’97! Ata që kërkojnë dorëheqjen…

October 24, 2026
“Për të mirën tonë dhe atdheun”- Rudina Hajdari: Duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”…!

“Për të mirën tonë dhe atdheun”- Rudina Hajdari: Duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”…!

October 24, 2026
“Investim strategjik”- Punimet në aksin Elbasan-Papër, Zv/kryeministrja Koçiu: Lehtëson lëvizjen, rëndësi ekonomike e turistike

“Investim strategjik”- Punimet në aksin Elbasan-Papër, Zv/kryeministrja Koçiu: Lehtëson lëvizjen, rëndësi ekonomike e turistike

October 24, 2026
Trump sulmon Zelensky-n për sulmet ndaj rafinerive ruse: Turp, është më e vështirë të bashkëpunosh me të sesa me Putinin

Taktikë e re gjeopolitike, Trump sugjeron tarifa 200% mbi Ukrainën dhe Rusinë: Kushtëzim për të arritur paqen!

October 24, 2026
Irani i mbyll Gjirin Persik SHBA-së: Trump duhet të ëndërrojë të shohë forcat e armatosura të hyjnë në këtë zonë

Irani i mbyll Gjirin Persik SHBA-së: Trump duhet të ëndërrojë të shohë forcat e armatosura të hyjnë në këtë zonë

October 24, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

SHBA e alarmuar nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikuan vrasjet e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë!

October 24, 2026
Tajfuni “Chubi” lë pas 1 të vdekur e mbi 500 të plagosur në Tajvan! 56 mijë familje pa drita, stuhia i drejtohet Kinës e Japonisë

Tajfuni “Chubi” lë pas 1 të vdekur e mbi 500 të plagosur në Tajvan! 56 mijë familje pa drita, stuhia i drejtohet Kinës e Japonisë

October 24, 2026
Tabaku thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: T’i tregojmë këtij sistemi forcën e shumicës, sot në protestë!

Tabaku thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: T’i tregojmë këtij sistemi forcën e shumicës, sot në protestë!

October 24, 2026
Macron dënon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë: Po bëjnë fushatë në kurrizin tonë

Macron për sulmin vdekjeprurës në periferi të Parisit: Akt terrorist dhe racist

October 24, 2026
I premtuan një jetë më të mirë, por e shfrytëzuan në mënyrë brutale. Arrestohet çifti shqiptar

Atentat mafioz në Kalabri, vritet bashkëshortja e kreut të dyshuar të mafies, 64-vjeçari mbetet i plagosur rëndë

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In