• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vendet e rezervuara”? Një formulë e denjë vetëm për stadiume

by Arjan Vasjari
05/06/2016 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arjan Vasjari

Eshtë mjaft e qartë se, arsyeja që Komisioni i Venecias e ka pranuar teorikisht formulën e “vendeve të rezervuara” në kuadër të reformës në drejtësi, nuk ka të bëjë aspak me principet e saj. Formula në fjalë është, më së shumti, një formulë elektorale që, me përjashtime shumë të rralla, aplikohet në shoqëritë multietnike apo multiraciale për të garantuar prani në institucione të caktuara të të gjitha fraksioneve.

Kështu janë fjala vjen, vendet e komunitetit serb në parlamentin e Kosovës, tre vendet në presidencën e Bosnje Hercegovinës, institucione të caktuara në disa vende të Afrikës Qendrore etj. Me fjalë të tjera, formula e “vendeve të rezervuara” është një lloj ultima ratio, një zgjidhje nga e keqja, në kushtet e një konfliktualiteti politik brutal ku palët bien në paqe vetëm duke e shqyer bashkë sistemin e drejtësisë.

Që një formulë e tillë të aplikohet për sistemin e drejtësisë diku tjetër (përfshirë edhe Kroacinë që përmendet në mënyrë spekulative) nuk është parë e dëgjuar. Por, duhet t’i japim Çezarit atë që i takon Çezarit! Përgjegjëse për këtë denatyrim të frikshëm që po tenton t’i bëhet reformës së sistemit të drejtësisë ,është kryesisht opozita.

Duhet nënvizuar menjëherë se, ata që ankohen se, kjo si formulë nënkupton një riprodhim të këtij sistemi drejtësise që kemi, nuk janë korrekt. Sepse formula e “vendeve të rezervuara” nuk përfaqëson status quo–në por, një moment flagrant regresi sepse synon të pozitivizojë dhe legjitimojë në aspektin kushtetues, të drejtën e partive për të ndërtuar pushtetin gjyqësor.

Aktualisht,së paku në terma formalë, jo vetëm askush nuk ka pasur kurajon ta artikulojë publikisht një gjë të tillë por, akoma më pak egziston ndonjë dokument politiko-juridik kaq bizar.

Nga ana tjetër, formula e “vendeve të rezervuara” është në konflikt parimor me vetë frymën e reformës por edhe me pikpamjet zyrtare të partive. Qasja e Lulzim Bashës se, për dekompozimin e sistemit të drejtësisë, fajin kryesor e ka politika, është një qasje e lavdërueshme. Mirëpo, kryetari i PD bie në kontradiktë të thellë kur, pasi ka gjetur fajtorin për këtë sistem të degraduar drejtësie (që është politika) kërkon që të imponojë si zgjidhje përsëri fajtorin sepse,formula e “vendeve të rezervuara” nuk është asgjë tjetër përvecse një formulë me natyrë të pastër politike. Thënë ndryshe, politika që e shkatërroi, ajo duhet ta rindërtojë!!!

Përse duhet të përzgjidhet kjo si formulë, ndërkohë që, qoftë Komisioni i Venecias, qoftë Euralius apo OPDAT kanë parashtruar edhe opsionin e votës alternative dhe atë të votës së vetme të transferueshme? Përse duhet të zëvendësohet formula e “votës” me formulën e “emërimit” ndërkohë që ngërçi i 2/3 u tejkalua? Përse,duhet që dy partive tu njohim këtë “diskriminim pozitiv” të pamerituar për të pasur të drejtën eskluzive të ndërhyrjes në një sistem që e rrënuan pa mëshirë?

Për paradoks, Venecia po bëhet alibia për ta degjeneruar reformën në drejtësi. Por, afërmendsh, Venecia nuk është kurrsesi shkaku. Realisht, formula e “vendeve të rezervuara” nuk është zgjedhje që ajo e ka ofruar për reformën në drejtësi por, një zgjidhje për të shpëtuar njëherë e mirë nga ata që reformën në drejtësi nuk mund ta konceptojnë përveçse si, karrige që duhen lënë bosh sepse janë prenotuar.

Fiks,një logjikë e denjë vetëm për stadiume!

Next Post

Nesër komedia e Saliut do kthehet në tragjedinë e tij!

Comments 1

  1. Milena says:
    10 years ago

    Gjithnje e me shume po e nxjerr vehten jasht realitetit politik.Vasjari duhet te kuptoi se perderisa reforma ne drejtesi,i kerkohet politikes,natyrisht kjo,kerkon gjithnje e me shume dominim ne te.A nuk nguli kembe pozita,qe prej me shume se nje vit,ne kerkesat e saja dhe nuk pranonte te diskutonte per to?Nuk u ndieve ti Vasjar per gjithe kundershimet,ose me mire per mos pranimet e opozites qe ti referoheshin vetem Venecias.Tani del dhe njelloj si pozita,kerkon qe opozita te mos insistoje tek Venecia.Ose nuk e kupton se cfare kerkon opozita (nese eshte keshtu me mire hesht se te shkruash per bileta stadiumesh)ose si nje socialist militant dhe fanatic ,kundershton cdo gje dhe propozim opozitar.Kjo Vasjar te shndron nga nje gazetar,ne nje zedhenes (ose me mire nenzedhenes) te maxhorances.Kjo e fundit eshte me se e vertete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PSG rikonfirmohet në majë të Europës, ‘fik’ ëndrrën e Arsenal në finalen e Champions League

PSG rikonfirmohet në majë të Europës, ‘fik’ ëndrrën e Arsenal në finalen e Champions League

May 30, 2026
Beteja e dronëve frikëson Europën, “fluturakja” mbi Mynih, pezullohen fluturimet në aeroport

Beteja e dronëve frikëson Europën, “fluturakja” mbi Mynih, pezullohen fluturimet në aeroport

May 30, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

Trump po shqyrton anulimin e koncerteve për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve

May 30, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

“Kush ndjek Salianjin s’ka punë në PD”, ish-deputeti replikon me Berishën: Uzurpatori ka frikë nga demokratët që…

May 30, 2026
“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

May 30, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

May 30, 2026
Skema e mbështetjes, nga fermerët te bujqit, si do të përfitohen subvencionet?

Skema Kombëtare 2026, ja cilat janë 12 masat e reja të financimit për bujqësinë dhe blegtorinë

May 30, 2026
Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

May 30, 2026
Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

May 30, 2026
Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

May 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In