• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër komedia e Saliut do kthehet në tragjedinë e tij!

by Spartak Ngjela
05/06/2016 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela/

Edhe Merkeli foli për Reformën shqiptare dje.
Edhe presidenti Obama ka folur.
Edhe Komisioni i Bashkimit Europian po pret.
Nesër është dita e fundit kur duhet të mbarojnë takimet për Reformën.
TE GJITHE PËR REFORMEN SHQIPTARE; e gjithë politika e lartë perëndimore.!!!
A e keni vrarë mendjen, pse?
E thjeshtë:Sot Shqipëria ka një rëndësi shumë të madhe për politikën e lartë perëndimore. Fat i madh për shqiptarët, gjithmonë në varfëri e në vuajtje; por ja që kundër tyrë sot janë ata që kanë qenë gjithmonë: abuzuesit e shqiptarëve.
Ky është një turp historik; se ky është një shembull tëpër i rrallë në histori, kur, një grup njerëzish të korruptuar, që kanë sunduar dhe sundojnë në Shqipëri, për të shpëtuar veten nga ndëshkimi ligjor, bllokojnë zhvillimin shqiptar. Në fakt, kjo është substanca e të gjithë diktatorëve dhe e të gjitha diktaturave. Kjo po ndodh sot edhe në Shqipëri. Por, ky rasti ynë ka dhe një shtesë: të fuqishmit i kërkojnë abuzuesëve shqipatrë që vetë të nënshkruajnë ndëshkimin e tyre për abuzimin që kanë bërë në shpinë të shqiptarëve.
Historia e korrupsionit shqiptar është si ato komeditë e shkrimtarit rus Gogol; sepse, këta abuzuesë, për të qenë brenda demagogjisë së tyre, aplikuan për ta futur Shqipërinë në NATO, dhe në Bashkimin Euroipian. Dhe iu krenuan shqiptarëve për këtë, që të vijonin vjedhjen e shqiptarëve edhe më mirë, duke thënë me vete, “prisni, prisni, sa të ngopen vajzat tona, djemtë tanë, gjithë fisi ynë me paratë tuaja…dhe, pastaj, me paratë e vjedha, të blejmë varfërinë tuaj. Prisni!” Dhe kjo, në fakt, ka ndodhur deri tani.
Por këtu erdhi dhe u përqëndrua vetë komedia e tyre, që tani, shumë shpejt do të shkasë në tragjedinë e tyre. Së pari, Shqipëria u pranua në NATO. Saliu u sëmur atë ditë, por e kaloi. Kurse pas disa vjetësh avancoi procedura drej Bashkimit Europian. Saliu e zvarriti se ishte kryeministër, duke menduar se “jemi myslimanë, nuk na pranojnë”; dhe, me këtë naivitet, fallsifikoi me dorë të tij rezultatet e regjistrimit. Por naiv: pse, nuk i njeh shqiptrët, si histori dhe si aktualitet, politika e lartë perëndimore?
Ja, tani ka ardhur fundi: shqiptarët presin Bashkimin Europian, kurse politika e lartë europianoperëndimore thotë: kushti ynë është drejtësia për shqiptarët. Por komendianët ende kanë shpresa, dhe zvarritin procesin. Por e kanë të kotë: nesër mbaron komedia e tyre si tallje me shqiptarët; dhe fillon tragjedia e tyre si përgjësi kundrejt ligjit, për të gjitha ato që kanë bërë.
Në krye është Sali Berisha me taborin e tij. Por tani nuk ka se çfarë të bëjë më. Dje ka llomotitur Saliu gjithë ditën, se i trembet takimit Rama – Basha. Sigurisht, Basha kukulla e tij është, por edhe forca është forcë. Është në hall, prandaj paraqiti një tjetër draft, sipas të cilit, organet speciale të drejtësisë t’i emëronte ai. Qesharake. Në fakt reforma këto ua jep ndërkombëtarëve; domethënë të drejtës dhe paanësisë maksimale. Prandaj, çfarë kërkon Saliu?…
Por do ketë presionë edhe më të mëdha kundër abuzimit dhe pro shqiptarëve. Sepse ja, Meta është thirrur në pyetje në Uashington. Kush e pyet: FBI, apo organe të tjerë ligjorë? Po Saliu që e ka pasur shpresën te Meta? Po Meta që e ka pasur shpresën te Saliu? E shihni se kush i ka qeverisur shqiptarët? E kuptoni sesi janë pasuruar këta me të gjithë taboret e tyre? Naivë dhe fëminorë në mendje. Pse, këta mendojnë që, me disa dokumenta fallso, do të mbajnë pronat e pronarëve të ligjshëm; këta dhe i gjithë soj e sorrollopi i tyre? Kjo është frika. Por kjo është pak, o të mjerë!
Reforma ka katër vjet që kërkohet nga politika e lartë perëndimore, në favor të shqiptarëve, por e ka sorrollatur Berisha, sepse ishte kryeministër. Edhe sot, po të kenë kryeministrin shqiptar me vete, ajo sërtish sorrollatet; por kryeministri aktual shihet se pranon politikën e lartë perëndimore; dhe bën mirë të mos zvarritet më, që të mos lindin dyshime edhe për të.
Shkoni e firmosni nesër e tutje, se, sidomos, Saliu e di mirë se çdo të thotë politikë amerikane!
Nesër fillon beteja reale e shqiptarëve për drejtësi shoqërore dhe për të hyrë pas pesëqind vjetësh atje ku e kanë vendin: në Bashkimin Europian. Dhe mos mendoni se shqiptarët kanë bërë pak për t’u rikthyer te vendi nga i kanë shkëputur me dhunë të shfrenuar.

Next Post

Ja pse femrat humbin dëshirën për të bërë dashuri pas martesës

Comments 3

  1. Milena says:
    10 years ago

    O Spartak,para se ti dergosh per botim,lexoi dhe rilexoi nje here ,dy here,dhe do I kuptosh (nese te ka mbetur edhe ndopak intelegjence) se cfare zhgarravinash I servis gazetave.Turp or burre se e mban vehten edhe per avokat.

    Reply
  2. Petrit says:
    10 years ago

    Bravo Ngjala
    Me zhgarravinat tuaja ne fb Po ja kalon edhe kaubojsit
    U be kohe qe budallalleqet e tije nuk publikohen me dhe è ke zevendesuar me se miri

    Reply
  3. iliri says:
    10 years ago

    Kete e ben se I dhane paret .YT Ngjela budalli.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga sot Check-up kalon në shtet pa kufi të sipërm moshor/Rritja e numrit të përfituesve do të menaxhohet me të njëjtat stafe

Nga sot Check-up kalon në shtet pa kufi të sipërm moshor/Rritja e numrit të përfituesve do të menaxhohet me të njëjtat stafe

September 10, 2026
Spiunazh dhe sabotazh, 31-vjeçari britanik akuzohet për ndihmë ndaj Rusisë

Spiunazh dhe sabotazh, 31-vjeçari britanik akuzohet për ndihmë ndaj Rusisë

September 10, 2026
BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

September 10, 2026
Studimi: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

Studimi: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

September 10, 2026
Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin e Shqipërisë drejt BE-së

Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin e Shqipërisë drejt BE-së

September 10, 2026
Greqia rrit mbështetjen për pensionistët dhe pagat: 400 euro bonus çdo vit, paga minimale 1000 euro

Rekord! Emigrantët dërguan 621 mln euro në gjysmën e parë të vitit

September 10, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksidenti në Lushnjë, policia zbardh detaje të reja: Ja si paraqitet gjendja e të plagosurve

September 10, 2026
Vdekja e Mazonakis, dy mjekë të arrestuar! Në klinikë: Ikona fetare, shpatë dhe armaturë samurai

Vdekja e Mazonakis, dy mjekë të arrestuar! Në klinikë: Ikona fetare, shpatë dhe armaturë samurai

September 10, 2026
11 Shtatori, dita që ndryshoi botën! 25 vite nga sulmet që tronditën Amerikën

11 Shtatori, dita që ndryshoi botën! 25 vite nga sulmet që tronditën Amerikën

September 10, 2026
Ankimi i PD, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Procedura e ndjekur, antikushtetuese

Si Gjykatat e provokuan sherrin me Qeverinë? Vetë Kushtetuesja dërgoi borderotë e vjetra

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com