Arabia Saudite shpalli konkurs për punësimin e tetë xhelatëve të ri, pasi që prej fillimit të vitit, ka ekzekutuar 85 persona për krime të ndryshme.
Por në mbretëri po mbarojnë xhelatët. Por këtë arsye, Ministria Sociale ka publikuar një njoftim duke kërkuar tetë xhelatë të rinj për punësim. Paga e tyre nuk bëhet e ditur.
Kandidatët duhet të jenë në gjendje të presin koka ose gjymtyrë njerëzish.
Në Arabinë Saudite mund të dënohesh me vdekje për trafik droge, kontrabandë armësh apo edhe disa krime të tjera. Ekzekutimi bëhet zakonisht në vende publike me prerje koke.









