• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Merkel vjen në Tiranë

by
20/05/2015 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet që të vizitojë Tiranën në muajin korrik. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi mes ministrave të jashtëm Bushati e Steinmeier.

Të dy ministrat e Jashtëm ndanë qëndrimin për nevojën e transparencës mbi sulmin me armë në lagjen e Trimave në Kumanovë.

Berlini e Tirana gjithashtu ndanë po të njëjtin qëndrim kur i përsëritën Shkupit kërkesën për të shmangur shndërrimin e krizës politike në një krizë ndëretnike, që për Bushatin e Steinmeier do të kishte pasoja edhe për rajonin.

“Kriza aktuale të ndalet e të mos përshkallëzohet dhe rruga, ose busulla orientuese e Maqedonisë, sikurse e gjithë vendeve të rajonit, të vijojë të mbetet integrimi Euro-Atlantik, që bazohet në sundimin e së drejtës dhe në marrëdhënie të mira ndëretnike, siç parashihet në Marrëveshjen e Ohrit”, tha Bushati.

Duke thënë këtë, ministri Bushati, që informoi edhe për zhvillimet reformuese në vend, e siguroi ministrin e Jashtëm më të rëndësishëm të BE-së për qartësinë e orientimit të Shqipërisë. “Shqipëria do vijojë të jetë një partner i besueshëm i BE për të ndjekur një politikë sa më konstruktive dhe brenda kontureve të mirëpërcaktuara”, nënvizoi Bushati.

Çështja e azilkërkuesve nga Shqipëria drejt Gjermanisë ishte gjithashtu një nga temat e diskutuara mes Bushatit e Steinmeier, për të cilën ky i fundit vlerësoi fushatën sqaruese të autoriteteve të Tiranës në bashkëpunim me ambasadën gjermane.

Përfshirë diskutimin për konferencën e ardhshme të vendeve të Ballkanit në Vjenë, Bushati e Steinmeier u takuan në Berlin në paraprirje të vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë, pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit./TCH

Next Post

Rikthehet Sokol Balla!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com