• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vëllai i Ajet Zeqajt: Ai e kishte zemrën në krahun e djathtë dhe atje u qëllua

by Java News
15/04/2016 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatmir Zeqaj është ndër të paktët që ka parë pamjet e kameras së sigurisë që regjistroi vrasjen e vëllait të tij, mbrëmjen e 16 Marsit, në zonën e ish – Bllokut. Nga filmimet ka parë një tjetër person të dyshimtë, veç autorit të krimit. E identifikon si bashkëpunëtor në krim, pasi thotë se ai bëri disa shenja kur Ajeti doli nga bilardo.

Capture

Fatmir Zeqaj: “Vëllai im është vrarë këtu, tek ky vend, ka dalë nga ajo bilardo atje, por para se të dilte im vëlla, kanë dalë dy persona të tjerë. Njëri ka qenë nga fshati jonë, nga Qesarati dhe tjetri nuk e di se nga ishte. Në kamera i kam parë, i kam fiksuar të gjitha. Më duket një person që ka dalë hapur, nga andej dhe në momentin që ka dalë nga ky marketi këtu (tregon me dorë nga marketi) ka ikur dhe është futur tek tuneli. Ishte me mjekër e mustaqe edhe është futur tek tuneli aty. Kur doli vuri dorën në kokë, ndërsa personi që e vrau ishte fshehur matanë, tek ajo makina aty. Ai ishte fshehur andej, në momentin që ka dalë ky, ka ikur andej, ka dalë nga lloto edhe ai me mjekër, edhe fshatari jonë. Fshatari jonë ka ikur këtej (nga marketi), ai me mustaqe ka ikur andej (tuneli). Për mua kanë kontrolluar rrugët, të dyja palët. Momentin që ka dalë Ajeti, nga dera e llotos ka ardhur këtu ku ndodhem unë. Ai ka nxituar me vrap dhe e qëlloi dy herë nga pas. Im vëlla iu kthye, në atë moment ai e gjuajti në sy dhe një plumb e kishte marrë në hundë. Në atë moment im vëlla ra. Ai e mbushi sërish pistoletën dhe i gjuajti dy herë në krah të zemrës, në të djathtë.”

Nisur nga ajo që ka parë nga kamerat, vëllai i viktimës tregon dhe për karakteristikat trupore të autorit.

Fatmir Zeqaj: “Autori ishte rreth 1 e 80 i gjatë, i dobët, jo shumë i mbushur. Mbante një kapele, maskë nuk i pashë. Pistoletën e hodhi poshtë një makine”.

Një ditë para ngjarjes, Ajet Zeqaj i kishte rrëfyer të vëllait për konfliktin e vetëm që kishte.

Fatmir Zeqaj: “Muhabetin e fundit që kam bërë me tim vëlla ka qenë më datë 15, një ditë përpara vrasjes. Më mori në telefon  dhe u takuam në një lokal poshtë shtëpisë. Zbrita dhe pimë një kafe. Ai ishte gjithmonë i qeshur. E pyeta si i shkonin punët, më tha mirë. Më tregoi se e kishte nxjerrë vizën për në Amerikë dhe më tha se do të shkonte për disa kohë andej, për të vënë ca para për t’i blerë prindërve një shpi që të rregullonin vajzat. E pyeta nëse kishte ndonjë problem tjetër e më tha që vazhdon problemi i vjetër me dy kunetërit, Luanin dhe Bastiun sepse Luani kundërshtonte ndarjen dhe e kishte hedhur në gjyq, e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë se do t’ia bënte kokën shoshë. Gjë tjetër sdi. Vëllai im, nuk është marrë me pisllëqe, këtë e jap unë deklaratë. Nëse del e kundërta, pranoj ta bëj unë burgun e tij dhe hallall i qoftë ata që e vranë. Unë dyshoj tek ish – kunetërit, nuk kam dyshim tjetër përveçse tek ata, sepse ata e kanë kërcënuar dhe skemi patur hasëm tjetër, me asnjeri. Nuk pranon që të ndahej dhe është ndarë vetëm për çështjen e Jehovait. Si përfundim i kishte thërritur vëllezërit e nuses në shtëpi dhe i kishte thënë, kthejeni ju sepse unë do ta mbaj se e kam grua, ajo nuk pranoi. Për këtë pyesni vëllezërit e tjerë që ka”.

58 – vjeçari thotë se vrasësi e dinte që vëllai i tij kishte lindur me një anomali.

Fatmir Zeqaj: “Im vëlla ka lindur me zemër në krah të djathtë dhe ai e ka gjuajtur në atë krah. Zemrën në krah të djathtë ia dinim unë si vëlla dhe e shoqja”.

E kishte zemrën në krahun e djathtë dhe për këtë arsye mendojnë se ai e ka qëlluar në atë krah. Në dijeni të anomalisë ishin vetëm familjarët.

Fatmiri mohon që vëllai i tij të ketë patur probleme gjatë kohës që ka jetuar në Francë.

Fatmir Zeqaj: “Nga shteti kërkoj vetëm drejtësi dhe i kam lënë Zotin që të dalë si drita e syve ajo e drejta që më kanë vrarë atë vëllain, ma kanë vrarët kot se ishte i pafajshëm. Kërkoj vetëm drejtësi nga shteti”.

Do të ikte në Amerikë?

Fatmir Zeqaj: “Po, do nisej më 18, por e shty për në 25. Nëse im vëlla do kishte qenë i implikuar me këto gjëra, nuk do t’i dilte viza menjëherë. Ai sa erdhi nga Franca i doli menjëherë viza për në Amerikë”.

Tv Klan

Next Post

Borxhet një prej arsyeve të largimit, Shqipëria në listën me 108 vende problematike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

October 27, 2026
Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

October 27, 2026
Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

October 27, 2026
Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

October 27, 2026
Pas më shumë se tre vitesh, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike me Putin

Pas më shumë se tre vitesh, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike me Putin

October 27, 2026
U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave

Vrasja e Arlinda Zekajt, mes debateve të forta, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën

October 27, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Detaje nga krimi në Shkodër: Taulant Hoti u qëllua me armë zjarri teksa po pinte kafe, pamje nga vendngjarja

October 27, 2026
Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

October 27, 2026
“Bilanc lufte” te Trauma, çdo ditë 250 persona përfundojnë të shtruar në spital! Pjesa më e madhe nga aksidentet rrugore

OBSH: Urgjencat të bëhen gati për rreziqet/ Prof. Zajmi: Duhen dyfishuar kapacitet, të përgatitemi për epidemitë

October 27, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In