• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj viziton familjet në Vaqarr: Rindërtojmë banesat para Vitit të Ri

by A R
26/09/2019 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mure të plasaritura, çati e rrënuar dhe mobilje të shkatërruara nga tërmeti. Kjo është panorama në dy familjet e prekura nga lëkundjet sizmike në Vaqarr: në atë të efektivit të policisë Rifat Aga, i cili jetonte me familjen vetëm në një dhomë, pasi një vit më parë një zjarr i dogji pjesën tjetër të shtëpisë, dhe banesa e kryefamiljarit Edmond Zela, që jetonte aty bashkë me tre fëmijët, prindërit dhe vëllain.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak, i vizitoi të dyja familjet për t’i siguruar se shtëpitë e tyre do të rindërtohen brenda një kohe të shkurtër dhe Viti i Ri do t’i gjejë në banesat e reja.

“Rifati, punonjës i policisë për 30 vjet, ka 30 vite që i shërben Tiranës. Më në fund, ka një shans që Tirana t’i shërbejë Rifatit. Bashkë me ministren e Arsimit, Besën, deputeten, kryetarin e Këshillit, kryetarin e njësisë, jemi bërë të gjithë bashkë si një komunitet, edhe me komunitetin e biznesit, që kanë marrë përsipër të bëjnë shtëpinë e Rifatit, si një mënyrë për t’i thënë Rifatit: Të jemi shumë mirënjohës, që i ke shërbyer 30 vite qytetit si polic, më në fund na dha Zoti këtë mundësi, se çdo fatkeqësi është edhe mundësi për të shërbyer, që të të shërbejmë ty dhe të bëjmë diçka për të të kthyer mbrapsht gjithë punën e sakrificën që ke dhënë për qytetin tonë. Unë do vij bashkë me çunat për ta inspektuar, por Viti i Ri do na gjejë me një shtëpi të re”, tha Veliaj, ndërsa i uroi shërim të shpejtë kryefamiljarit, që sapo ka dalë nga spitali pas një aksidenti.

Kryebashkiaku siguroi se ashtu si shtëpia e Rifatit dhe e Edmondit në Vaqarr, brenda një kohe të shkurtër do të rindërtohen edhe banesat e tjera, që janë bërë të pabanueshme nga tërmeti. “Unë besoj që në kohë rekord, edhe kolegët tanë do e ndjekin, që ne të bëjmë shtëpinë dhe Viti i Ri të na gjejë me një shtëpi të re, me një frymë të re, me një energji të re, sepse besoj se vetëm duke parë përpara dhe jo mbrapa, mund të shohim dritë”, u shpreh ai.

Teksa vlerësoi solidaritetin e të gjithë komunitetit për të ndihmuar familjet në nevojë, Veliaj theksoi se të gjitha strukturat shtetërore janë të angazhuara maksimalisht për kapërcimin e kësaj sfide. “Ne nuk kemi fuqi ta ndalojmë as tërmetin, as shiun, as borën, as të ftohtin, as thatësirën. Ajo që kemi fuqi të bëjmë është që kur ndodh një fatkeqësi, të ngrihemi në këmbë e të solidarizohemi me njëri-tjetrin. Fakti që të gjithë jemi ngritur në këmbë, të përkushtuar, që kjo punë që na hapë një sfidë të jashtëzakonshme që nuk e kishim menduar, pasi ishim përgatitur për vitin shkollor, ndërkohë që na u hapën problematika të jashtëzakonshme me mbi 500 ndërtesa me tërmetin, të paktën na ka gjetur në këmbë, na ka gjetur në gatishmëri dhe me një frymë bashkëpunimi si kurrë më parë në Tiranë”, tha Veliaj.

Next Post
VIDEO / Mediat greke nxjerrin pamjet: Ndjekja dhe arrestimi në det i skafistëve shqiptarë

VIDEO / Mediat greke nxjerrin pamjet: Ndjekja dhe arrestimi në det i skafistëve shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com