• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Treg i ri ushqimor publik për fermerët e Tiranës. Qendra tregtare agroushqimore në Lundër do thyejë monopolin e privatit

by Java News
31/05/2022 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fermerët e Tiranës do të lehtësohen nga barrierat e vendosura për shitjen e prodhimeve të tyre nga privatët. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në konferencën “Gratë në zhvillimin rural”, ka deklaruar se monopoli i tregut ushqimor do të marrë fund me qendrën më të madhe tregtare publike, që do krijohet në zonën e Lundrës, ku të gjithë fermerët mund t’i shesin produktet e tyre.

“Me Ministrinë e Bujqësisë dhe AZHBR-në kemi kohë që planifikojmë një treg ushqimor pa barriera. Sot jemi në një situatë monopoliste në Tiranë, pasi në Kashar ekziston një treg privat, i cili ka vendosur një barrierë, ku nuk ka rëndësi nëse sjell lakër, apo luleshtrydhe, por paguan për arkë një taksë që përkthehet në kosto për fermerët, por edhe për përdoruesin fundor në tavolinën e bukës. Ky monopol duhet të marrë fund. Kjo është arsyeja pse ngjitur me qendrën tregtare në zonën e Lundrës jemi duke ndërtuar tregun më të madh ushqimor publik, për t’u siguruar që fermerët e kurorës së Tiranës të kenë një treg pa barriera”, u shpreh Veliaj.

Për këtë, ai tha se bashkia ka marrë modelet e qendrave të mëdha agroushqimore italiane, të cilat shërbejnë edhe për promovimin e prodhimeve të fermerëve, si ata që kultivojnë pak, ashtu edhe ata që prodhojnë me shumicë.

“Dua ta mbyllim këtë vit duke thyer monopolin. Së pari, do duhet të vendosim rregulla në treg. Të thyejmë këto barriera për prodhuesit dhe pastaj të fillojmë inkurajimin e tyre që të prodhojnë shumë dhe të afirmohen edhe më shumë”, tha Veliaj. Ai tha po ashtu se prodhimi dhe siguria ushqimore janë kthyer sot në sfida globale.

“Shumë prej dhimbjeve të kokës që i kanë filluar tani lidershipit evropian: nga do vijë gruri, nga do vijë misri, nga do vijnë drithërat, nuk ekzistonin përpara tre muajsh. Sot, krejt papritur, shumë prej gjërave që i merrnim të mirëqena, po kthehen në temë diskutimi. Sot që Shqipëria merr edhe drejtimin e Këshillit të Sigurimit në OKB, Kryeministri është në Nju Jork për këtë punë, krejt papritur një nga temat në agjendë, përveç luftës dhe ndalimit të saj, është edhe ajo e sigurisë ushqimore. Po bëhen seanca si do ushqehet bota në këtë realitet të ri”, tha ai.

Duke veçuar investimet në agroturizëm, Veliaj tha se ky është momenti më i mirë për Tiranën. “Mjafton të bëni një rrugëtim vetëm në Luginën e Erzenit, duke filluar nga Krraba, Iba, duke vazhduar poshtë në Mullet, në Petrelë, duke ndjekur pastaj gjithë lumin në Baldushk, në Vaqarr, në Ndroq, derisa largohet nga territori i Tiranës, për të parë sa toka pjellore dhe sa shumë investim është bërë në sera. Sot kemi një incentivë të jashtëzakonshme, sidomos për agroturizmin dhe bujtinat. Më në fund, kemi përpjekjen më serioze në gjithë qarkun tonë për të thyer monopolin e një tregu privat, që kthehet nga inkurajues në frenues të sipërmarrjes, ndaj ky është një moment i mirë për Tiranën”.

Veliaj e mbylli fjalën e tij duke thënë se kryeqyteti prodhon sot afro gjysmën e GDP kombëtare. “Sot jemi në një situatë ku, sipas statistikave të fundit të INSTAT dhe të Bankës së Shqipërisë, ekonomia e Tiranës është sa e gjithë Shqipërisë në vitin 2006. Pra, vetëm një qytet në 61 bashki prodhon gjithë atë ekonomi që prodhonte vendi ynë në 2006. Sot jemi mbi 48% të GDP-së së vendit. Kjo do të thotë se, nëse funksionon kjo mirë në Tiranë, praktikisht ka funksionuar mirë për gjysmën e vendit, ose për gjysmën e ekonomisë së vendit,” përfundoi Veliaj./m.j

Next Post
Ku votoi?! Kongresi i PPE pa delegat nga PD, Tabaku: Votova sot për Presidentin. PD do vazhdojë të jetë pjesë e …!

Ku votoi?! Kongresi i PPE pa delegat nga PD, Tabaku: Votova sot për Presidentin. PD do vazhdojë të jetë pjesë e ...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten eksportet e “Tre Risive Versioni 2.0″

Rriten eksportet e “Tre Risive Versioni 2.0″

July 28, 2026
“Kurti po tenton ta kontrollojë masën”, deputeti i PDK-së akuzon Vetëvendosjen: Qindra profile false dhe sulme ndaj UÇK-së e opozitës

“Kurti po tenton ta kontrollojë masën”, deputeti i PDK-së akuzon Vetëvendosjen: Qindra profile false dhe sulme ndaj UÇK-së e opozitës

July 28, 2026
Momente paniku në Korçë! Automjeti godet karrocën me fëmijën e vogël

Momente paniku në Korçë! Automjeti godet karrocën me fëmijën e vogël

July 28, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

“Mund të shkatërrojmë ura dhe termocentrale brenda pak orësh”, Trump kërcënon sërish Iranin

July 28, 2026
Shqipëria ngjitet me shpejtësi drejt integrimit të BE-së, vetëm 0.1 pikë larg Malit të Zi!

Shqipëria ngjitet me shpejtësi drejt integrimit të BE-së, vetëm 0.1 pikë larg Malit të Zi!

July 28, 2026
Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

July 28, 2026
E vërteta e baltës mbi Milot-Balldren

E vërteta e baltës mbi Milot-Balldren

July 28, 2026
Zelensky zbarkon në SHBA, çfarë pritet nga takimi me Trump për sanksionet ndaj Rusisë dhe kërkesat e reja të Ukrainës?

Zelensky zbarkon në SHBA, çfarë pritet nga takimi me Trump për sanksionet ndaj Rusisë dhe kërkesat e reja të Ukrainës?

July 28, 2026
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

“E di çfarë e pret në Europë”, Hoxha zbulon ‘hallin’ e Ervin Matës pas vendimit në Brazil

July 28, 2026
Aksident tragjik në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova

Aksident tragjik në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In