• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Tirana është zgjuar. Republika e re e PD kërkon ta bëjë kryeqytetin si Gërdeci

by Java News
29/05/2017 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nisi turin e takimeve në 24 njësitë administrative të kryeqytetit për të prezantuar analizën dy vjetore të punës.

 Kryebashkiaku Veliaj premtoi  se Bashkia do të vijojë me investimet e saj në të gjithë kryeqytetin pa bërë asnjë diferencim mes qendrës dhe periferisë. Kryebashkiaku  deklaroi se Bashkia ka mbajtur premtimin e dhënë duke qenë çdo ditë me një punë konkrete në çdo njësi.

  “Kur thamë, nuk do të presim katër vjet që të bëjmë një bilanc, nuk do të presim katër vjet që t’u raportojmë si e trajtuam besimin dhe votën që njerëzit na dhanë, ne nuk do të presim katër vjet që pastaj kur të vijë prap fushata të kujtohemi për  njerëzit, ne do të jemi jo vetëm çdo vit në një raport por ne kemi qenë çdo muaj, çdo ditë me një punë konkrete dhe të prekshme”, tha Veliaj.

 Kreu i Bashkisë deklaroi se Tirana aktuale ka një kontrast tepër të madh me Tiranën e dy viteve më parë kur e gjithë Bashkia ishte në gjumë. “Vjet kur bëmë raportimin tonë vjetor e quajtëm sloganin “Tirana 1 vit në punë” sepse ishte një kontrast me Tiranën katër vjet në gjumë. Edhe sivjet slogani i ri është “Tirana 2 vjet zgjuar” se bën një diferencë shumë të madhe kur je zgjuar, kur përvesh mëngët dhe kur je në punë sesa kur je në gjumë. Unë besoj se ky kontrast është akoma më i madh sot kur shohim përballë nesh që ekipi që po na ofrohet në Tiranë është prapë ekipi i gjumit, ekipi që fjeti katër vjet vjen prap në Tiranë dhe thotë, ju zëntë sytë puna se ne duam të flemë prapë, por kësaj here duam të flemë në Parlament”, tha ai.

  Kryebashkiaku shprehu bindjen se qytetarët e Tiranës do të dinë që në 25 qershor të zgjedhin ekipin e punës dhe jo atë të “gjumit”, sikurse ishte gjatë kohës që Bashkia drejtohej nga Lulzim Basha.

  “Asnjë në Tiranë nuk është aq budalla që pasi të ketë parë çfarë ndryshimesh ka parë Tirana ta ndërrojë zgjimin me gjumin, punën me gërhimën. Ndaj miqtë e mi është shumë e rëndësishme që teksa ne si bashki afrojmë 21 qershorit që është 2-vjetori i zgjedhjes sonë në krye të bashkisë, të bëjmë një bilanc edhe të këtij viti edhe pastaj njerëzit vendosin vetë. Nuk ka rëndësi a janë socialistë apo demokratë, por të vendosin vetë. Në qoftë se demokratët duan të kthehen prapë te gjumi le të kthehen, por unë besoj që ne i kemi respektuar dhe u kemi shërbyer njësoj. Ndaj ju themi dhe demokratëve që në në këto zgjedhje, zgjedhim shërbëtorë për popullin, jo sundimtarë, shërbëtorë që i shërbejnë njësoj njerëzve pa diferencim”, tha Veliaj.

 Veliaj u ndal gjatë në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së për kryeqytetin, ndërsa shprehu bindjen se Tirana do të vazhdojë në rrugën që ka nisur.

“Mendojnë se ka ende budallenj në Tiranë që do të votojnë një ekip humbësish kur ne jemi duke punuar përditë, në asnjë mënyrë.Asnjë kthim mbrapa në Tiranë. Humbësi i bashkisë sot sjell dhe kandidatin tjetër që humbi. Ishte burrë shumë i mirë, por e rrrafëm me 50 mijë vota. Marrin dhe Gridën që refuzoi Durrësi. Që ta kompletojnë listën sjellin dhe Fatmir Mediun. Unë mendoja ta bëjmë Gërdecin si Tirana. Propozimi i tyre është ta bëjnë Tiranën si Gërdeci. Në asnjë mënyrë. Është shakaja më  e poshtër që mund ti bësh këtij qyteti. Kjo ishte republika e re 90 ditë në çadër për ti thënë Tiranës nuk e duam punën, duam gjumin dhe kjo është oferta jonë, oferta e humbësve. Dhe qershia mbi tortë, vjen në Tiranë Saliu.Përgjigjia e Tiranës është jo“, tha ai./a.ç

Next Post
Babai i dehur aksidentohet me beben 3-muajshe në makinë, shpëton foshnja. Doli nga shtëpia pas debatit me gruan

Babai i dehur aksidentohet me beben 3-muajshe në makinë, shpëton foshnja. Doli nga shtëpia pas debatit me gruan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ballkani nën kërcënimin e Serbisë? Paralajmëron ish-gjenerali amerikan i NATO-s, Clarck: Ka vende të tjera që përfitojnë! Rusia rrezik

Ballkani nën kërcënimin e Serbisë? Paralajmëron ish-gjenerali amerikan i NATO-s, Clarck: Ka vende të tjera që përfitojnë! Rusia rrezik

September 17, 2026
Balla ironizon Shehajn: Ta shtyjmë deklaratën e përbashkët për Hagën, se mungon Agroni?! Kapri: Lotë krokodili për Kosovën

Balla ironizon Shehajn: Ta shtyjmë deklaratën e përbashkët për Hagën, se mungon Agroni?! Kapri: Lotë krokodili për Kosovën

September 17, 2026
DEBATI për pagat e magjistratëve në Kuvend, Bardhi: Rrezikojmë të shkelim Kushtetutën, e përdorni sipas dëshirës! Balla: Hipokrizi!

DEBATI për pagat e magjistratëve në Kuvend, Bardhi: Rrezikojmë të shkelim Kushtetutën, e përdorni sipas dëshirës! Balla: Hipokrizi!

September 17, 2026
Trump: Do të shqyrtoj kërkesën e familjeve të viktimave për publikimin e të dhënave të 11 shtatorit -

Trump: Irani kontaktoi drejtpërdrejt SHBA-në, dëshiron të arrijë një marrëveshje

September 17, 2026
LIVE/ Brenda Kuvend, jashtë protestë! Qytetarët grumbullohen në akset para Parlamentit, polica me gardh metalik! Debate në seancë

LIVE/ Brenda Kuvend, jashtë protestë! Qytetarët grumbullohen në akset para Parlamentit, polica me gardh metalik! Debate në seancë

September 17, 2026
PS rrëzoi kërkesën për magjistratët, Bardhi: S’mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve! E përdorni Kushtetutën si letër higjienike

PS rrëzoi kërkesën për magjistratët, Bardhi: S’mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve! E përdorni Kushtetutën si letër higjienike

September 17, 2026
Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

September 17, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, reagon kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, reagon kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë

September 17, 2026
Parlamenti nis dënimin e vendimit të Hagës për liderët e UÇK, deklaratë e përbashkët! Peleshi: Verdikt i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për historinë tonë!

Parlamenti nis dënimin e vendimit të Hagës për liderët e UÇK, deklaratë e përbashkët! Peleshi: Verdikt i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për historinë tonë!

September 17, 2026
Një ditë pas vendimit të Hagës, mblidhen sot Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

Një ditë pas vendimit të Hagës, mblidhen sot Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com