• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj, te konviktet e reja të “Qytetit Studenti”: Rrisim standardin për studentët e Tiranës”

by A R
08/06/2024 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një bashkëpunim mes bankës gjermane për zhvillim KfW dhe Bashkisë së Tiranës ka mundësuar rikonstruktimin e 5 godinave studentore te Qyteti “Studenti”, me standarde të denja për çdo kampus tjetër në Evropë. Kryebashkiaku Erion veliaj u shpreh krenar për këtë bashkëpunim, duke theksuar se standardi i ofruar në këto godina do të jetë etaloni i ndërtimtarisë në Shqipëri.

“Ne e trajtojmë me shumë seriozitet raportin që kemi me KfW sepse duam që, këto 5 godina, të jenë vetëm 5 dallëndyshet e para. E kemi ngritur standardin për efiçencën energjetike, për trajtimin studentëve me aftësi ndryshe, për mënyrën se si edhe pas tërmetit, kur na u desh të prishnim disa godina, ne ndërtojmë me një nivel shumë të lartë. Çfarë po bëhet këtu është etalon i çfarë do të jetë ndërtimtaria në Shqipëri. Sot, godinat po bëhen aq dinjitoze, saqë jo vetëm studentët shqiptarë, por edhe studentët e huaj të Kolegjit të Evropës, do të transferohen këtu. Kjo të thotë se do ketë një standard si çdo kampus tjetër në Evropë”, theksoi ai.

Veliaj nënvizoi faktin se sot “Qyteti Studenti” ofron një realitet të ri për të rinjtë që vijnë në Tiranë. Sipas tij, studentët do të gjejnë kushte tërësisht të rehabilituara në shtator.

“Po punojmë me teknologjinë e fundit dhe besoj se në shtator do të kemi një super surprizë për studentët. Do të vijnë në kushte që, nuk hezitoj ta them, do jenë më të mira se shumica e shtëpive që kanë lënë dhe shumica e hoteleve të Tiranës. Qyteti Studenti ka një simbolikë që është përtej vetëm godinave studentore. Simbolika është shumë e madhe, duke filluar nga lëvizja e studentëve që ndryshuan realitetin këtu, te fakti se është porta e parë e talentit që vjen në Tiranë. Një i ri që vjen nga një prej qyteteve të vogla të Shqipërisë drejt Tiranës, stacionin e parë e ka këtu, ku do të trajtohet me dinjitet, me higjienë, me të gjithë komoditetin e mundshëm”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Për Drejtorin Rajonal të KfW, Pablo Obrador, ky projekt i rëndësishëm është në vazhdën e projekteve të mëtejshme që KfW-ja ka me Bashkinë e Tiranës. Ai siguroi se ky bashkëpunim do të vijojë edhe më tej, me rehabilitimin e të gjitha godinave.

“Për ne ky është një projekt shumë i rëndësishëm për shkak të komponentëve socialë, të energjisë efikase, ndaj jemi vërtet shumë falenderues për besimin, por kemi ende gjëra të mëdha për të bërë. Sot pashë shumë progres në pesë godinat e para dhe urime për këtë projekt të madh. Unë shpresoj që t’i vazhdojmë këto bashkëpunime dhe të përfundojmë rehabilitimin e të gjitha godinave”, u shpreh Obrador.

/a.r

Next Post
EURO 2024 / Sylvinho dorëzon listën e lojtarëve në UEFA, “surpriza” është Simoni

EURO 2024 / Sylvinho dorëzon listën e lojtarëve në UEFA, “surpriza” është Simoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com