• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj shtron darkë me përfaqësues të klerit dhe personalitete: Tirana u ngrit shpejt pas tërmetit

by Java News
27/12/2019 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e Krishtlindjeve, Bashkia e Tiranës shtroi një darkë festive me përfaqësues të klerit dhe personalitete të larta të qytetit. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Krishtlindjet janë një moment reflektimi për këdo, ndërsa theksoi se Tirana ia arriti që të ringrihet shpejt pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Shpresoj që kjo Krishtlindje të jetë një moment i madh reflektimi. Qytetet nuk dallohen nga sa shpejt apo sa shpesh rrëzohen. Në Tiranë u rrëzuam disa herë këtë vit, patëm dy tërmete, një përmbytje, ndoshta edhe kriza të tjera. Por, qytetet dhe komunitetet vlerësohen nga sa shpejt ngrihen. Unë do të doja që Tirana mos të jetë qyteti që njihet për fatkeqësitë që e kanë goditur, por sesa shpejt është ngritur përballë këtyre vështirësive. Tirana u ngrit shpejt nga tërmeti, por më e rëndësishme është që tërmeti psikologjik, ekonomik, social, mos pasojnë tërmetin fizik. Nëse të parën nuk e kishim në dorë, këtë të dytën e këmi vetë në dorë, për t’u ngritur bashkë si motra, si vëllezër, si njerëz që ndajnë një gjuhë, si njerëz që ndajnë një besim tek ky vend, tek ky qytet”, tha ai.

Kryebashkiaku siguroi se Bashkia e Tiranës do të ofrojë në të gjitha mensat e saj sociale ndihmë për njerëzit në nevojë.

“Ne si Bashki e Tiranës, ashtu siç kemi bërë çdo vit me mensat tona sociale, duke çuar pako për fëmijët, duke ndihmuar atë që është me ndihmë ekonomike, ose të moshuar të vetmuar, do jemi prezentë edhe këtë vit. Kur mendoj sa mijëra fëmijë mbushën kutitë bosh të këpucëve me gjëra që ata do të donin t’ua dhuronin nëse do ishin ata marrësit e kësaj dhurate, më mbushi me lumturi të jashtëzakonshme. Ndaj, edhe sot tek fëmijët e Tiranës shoh një shpresë të madhe për këtë qytet”, theksoi ai.

Veliaj shprehu mirënjohjen për përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vendin tone, si dhe për këdo që i është përgjigjur thirrjes duke shërbyer ndaj njerëzve.

“Disa janë thirrur të shërbejnë në punët e këtij qyteti, disa janë thirrur të shërbejnë nëpër ambasada, apo në punët e shteteve të tjera të akredituara në Tiranë, disa janë thirrur të shërbejnë si mësues, disa të shërbejnë si edukatorë, disa të tjerë shërbejnë në emergjencat civile, disa me uniformën e një zjarrfikësi apo të një mjeku të ndihmës së parë; por, cilado qoftë thirrja jonë për të shërbyer, shpresoj që ta bëjmë këtë me dinjitet dhe integritet. Ndaj duhet të kemi një moment për të reflektuar pak për frymën e Krishtlindjes, edhe për mënyrën sesi secili prej nesh nën këtë thirrje mund të shërbejë”, tha Veliaj, ndërsa nënvizoi se Tirana është një qytet solidar dhe që investon tek një shoqëri më e drejtë.

“Shpresoj që qyteti ynë të jetë një qytet që investon në këto talente, në solidaritet, investon pasionin, zemrën, dijen në një shoqëri, që është më e drejtë dhe më e barabartë. Një shoqëri që është më e hapur ndaj dikujt që mendon ndryshe, beson ndryshe, vishet ndryshe, flet ndryshe, apo që e ka ngjyrën e lëkurës ndryshe”, u shpreh kryebashkiaku. /e.s/

Next Post
Dhunë, gaz lotsjellës dhe 18 deputetë të arrestuar në Kuvendin e Malit të Zi, shkak ligji për fetë

Dhunë, gaz lotsjellës dhe 18 deputetë të arrestuar në Kuvendin e Malit të Zi, shkak ligji për fetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ikja e paqtë e Profesor Ali Xhikut!

Ikja e paqtë e Profesor Ali Xhikut!

July 1, 2026
NATO: Ne nuk kërkojmë përballje me Moskën, por jemi gati të mbrohemi nëse sulmohemi

REL: Vihet në pikëpyetje samiti i NATO-s në Shqipëri

July 1, 2026
Balla: Lufta kundër piraterisë dixhitale fitohet me zbatim të ligjit dhe bashkëpunim

Balla: Lufta kundër piraterisë dixhitale fitohet me zbatim të ligjit dhe bashkëpunim

July 1, 2026
“Sistem prokurimi me AI”, Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

“Sistem prokurimi me AI”, Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

July 1, 2026
Rama flet nga Gjermania për protestën në Tiranë: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Rama flet nga Gjermania për protestën në Tiranë: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

July 1, 2026
U dënua me burg përjetë për vrasjen e dhëndrit, Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel

U dënua me burg përjetë për vrasjen e dhëndrit, Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel

July 1, 2026
Veprat penale që cenojnë zgjedhjet e lira, kryeprokurori Çela kërkon rishikim të Kodit Penal

Veprat penale që cenojnë zgjedhjet e lira, kryeprokurori Çela kërkon rishikim të Kodit Penal

July 1, 2026
Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët

Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët

July 1, 2026
Tentoi të shmangë përplasjen, aksidentohet e më pas përmbyset automjeti në Lushnjë-Berat, 6 të lënduar

Tentoi të shmangë përplasjen, aksidentohet e më pas përmbyset automjeti në Lushnjë-Berat, 6 të lënduar

July 1, 2026
Nis faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta në Tiranë, lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni

Nis faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta në Tiranë, lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In