• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Shkolla të reja, mjaft me mësimin me dy turne

by A R
04/11/2015 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas adoptimit të çerdheve dhe rikonstruksionit të kopshteve me ndihmën e biznesit, në buxhetin e ri Bashkia e Tiranës do të parashikojë ndërtimin e shkollave të reja dhe eleminimin e mësimit me dy turne.

Në përurimin e çerdhes së re nr. 60 në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, informoi se shumë shpejt do të nisë diskutimi i buxhetit të ardhshëm i bashkisë me qytetarët e Tiranës.

“Çdo sasi uji që vidhet është një pagesë e munguar me të cilën mund të bëjmë më shumë shkolla, kopshte e çerdhe dhe besoj se viti i ardhshëm do të jetë viti i shkollave, ku ne do të kemi investimet më të mëdha në këto 25 vitet e fundit”, tha Veliaj.

Ai theksoi se qyteti mbahet nga të ardhurat, ndaj dhe bashkia do t’i mbledhë rregullisht taksat dhe detyrimet.

Po ashtu, Veliaj tha se vitin e ardhshëm do të ketë partner publik-privat për të ndërtuar shkolla të reja, që do të sjellin një zhvillim normal të mësimit.

“Ambicja jonë për të ndërprerë historinë e shkollave me dy turne do të mbarojë vitin tjetër. Jam shumë shpresëplotë që me nismën që kemi për të ndërtuar shkolla, në bashkëpunim publik-privat, ne do të zgjidhim brenda këtij mandati çështjen e shkollave me dy turne. Këtë do ta fillojmë nga viti tjetër, për t’i dhënë drejtim shpejt e për të mos e lënë në ditët e fundit”, deklaroi Veliaj.

Nga ana tjetër, ai shprehu kënaqësinë se çerdhja që inaugurohet në zonën e Shkozës ka të njëjtat standarde si një godinë në Bllok.

“Ne nuk i trajtojmë njerëzit si të periferisë dhe të qendrës, si të nënës apo njerkës, si të tyret apo tanët. Në një zonë që me të drejtë mund të jetë konsideruar periferike, me të ardhura të ulëta, sot ka një çerdhe, një institucion model që është në fakt metafora e asaj që ne besojmë”, tha Veliaj. Ai shtoi më tej se investimet do të vijojnë në rrugë e infrastrukturë.

ATSH

 

Next Post

Basha: Krerë të policisë të lidhur me krimin, qytetarët të ngrihen, të largojmë këtë qeveri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

October 3, 2026
VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

October 3, 2026
Spanja përfshihet nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj!

Spanja përfshihet nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj!

October 3, 2026
Gjykata lë në arrest shtëpie këngëtarin Erind Xhaferaj

Gjykata lë në arrest shtëpie këngëtarin Erind Xhaferaj

October 3, 2026
Pas gati 10 vitesh, historia përsëritet për Berishën, kartoni i kuq i sotëm rikthen episodin e vitit 2016!

Pas gati 10 vitesh, historia përsëritet për Berishën, kartoni i kuq i sotëm rikthen episodin e vitit 2016!

October 3, 2026
Riaktivizohet zjarri në malet e Gjinarit në Elbasan! Zjarrfikësit në luftë me flakët, ndërhyrje edhe nga ajri

Riaktivizohet zjarri në malet e Gjinarit në Elbasan! Zjarrfikësit në luftë me flakët, ndërhyrje edhe nga ajri

October 3, 2026
Rrëfimi tronditës në mediat greke/ E reja denoncon partnerin shqiptar: Më ka dhunuar dhe më ka kërcënuar! Kam frikë për jetën time

Rrëfimi tronditës në mediat greke/ E reja denoncon partnerin shqiptar: Më ka dhunuar dhe më ka kërcënuar! Kam frikë për jetën time

October 3, 2026
VIDEO/ Zjarr dhe re e madhe tymi në Riad, Huthët shtojnë sulmet ndaj Arabisë Saudite

VIDEO/ Zjarr dhe re e madhe tymi në Riad, Huthët shtojnë sulmet ndaj Arabisë Saudite

October 3, 2026
VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

October 3, 2026
Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com