Nëse zgjidhet kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do ta ndryshojë sheshin “Skëndërbej”.
I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, kandidati socialist për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj, tha se pas fitores së zgjedhjeve, do të rihapë konkursin për qendrën e kryeqytetit, duke u bazuar në planin e vjetër të Edi Ramës, por me ndryshime. Veliaj tha ka ikur koha e “dashnorëve të betonit” dhe se nuk do të bëjë aleanca me ndërtuesit.









