• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Qendër e përhershme sociale për njerëzit në situatë rruge

by A R
16/01/2017 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka vendosur që një nga qendrat sociale të Tiranës ta kthejë në një strehë të përhershme për këdo që jeton në situatë rruge në kryeqytet. Duke folur në takimin përmbyllës të projektit “Ngritja e kapaciteteve të Shërbimit Social Shtetëror”, i organizuar nga “Balkan youth Link Albania” dhe Instituti “Benussi”, me mbështetjen e UNICEF dhe Zyrës Zvicerane për Zhvillim, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se situata e emergjencës që kaloi Tirana ditët e acarta të javës së shkuar, nxorri në pah nevojën për zgjidhje afatgjatë të problemit të të gjithë atyre që jetojnë në kushte rrethanore.

“Çështja e personave në situatë rruge duhet trajtuar përtej emergjencave. Nga 7 qendrat që funksionuan për menaxhimin e situatës, një prej tyre do të kthehet në një qendër permanente për dikë që është në situatë rruge dhe do të kalojë natën, të plotësojë nevojat e veta higjieno-sanitare dhe të ketë një strehë në kokë, sidomos në netë si ato që kaluam”, tha Veliaj. Gjithashtu, ai bëri të ditur se një tjetër masë që do të merret për të përballuar situata të tilla emergjence, por edhe për t’i ardhur në ndihmë atyre që janë në nevojë, është edhe ajo për të krijuar një fond të veçantë ushqimesh e veshmbathjesh.

 “Pavarësisht se shteti u përgjigj si kurrë më parë, besoj se bashkitë janë akoma më pranë qytetarëve. Kemi marrë një vendim, nisur edhe nga solidariteti që pamë në qytetin e Tiranës, në çadra, batanije, ushqime, dyshekë, ushqime, për të krijuar një rezervë të qytetit, ashtu siç janë rezervat e shtetit. Bashkia e Tiranës ka identifikuar një magazinë ku do të bëjë një imitim në miniaturë të rezervave të shtetit, për rezervat e qytetit. Besoj se qytetet e mëdha, të gjitha mund ta bëjnë këtë, pra për të pasur për çdo ditë një sasi të konsiderueshme shtretërish, veshmbathje dhe ushqime për raste nga më të ndryshmet”, shtoi Veliaj. Kryebashkiaku deklaroi se Bashkia e Tiranës ka filluar edhe një program ambicioz për strehimin social, ku përveç bonusit të qirasë, një vëmendje të veçantë do t’i kushtohet edhe hapjes së programit të kredive të buta për banesa, kryesisht për çiftet e reja.

 Projekti u realizua me qëllim ngritjen e kapaciteteve të administratës së Shërbimit Social Shtetëror, përgjegjës për monitorimin e politikave të mbrojtjes sociale (në nivel kombëtar dhe rajonal) dhe në veçanti në fushën e ofrimit të shërbimeve të kujdesit social. Administrata e SHSSH ka mjetet për të monitoruar dhe për të ndihmuar njësitë e qeverisjes vendore (NjQV) në planifikimin dhe buxhetimin efikas të shërbimeve sociale të ofruara. Kjo nismë ndikon në përmirësimin e shërbimeve për të gjitha grupet vulnerabël në Shqipëri, të cilët janë në rrezik përjashtimi dhe/ose kategoritë të cilat kanë nevojë për mbrojtje sociale, duke përfshirë fëmijët dhe familjet e tyre; gratë; minoritetet, (në veçanti komunitetet rome dhe egjiptiane); të moshuarit; persona me aftësi të kufizuara. /b.d

Next Post
Si sot, më 16 Janar, vdiq Toskanini dhe u vetëvra Jan Palach

Si sot, më 16 Janar, vdiq Toskanini dhe u vetëvra Jan Palach

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

May 2, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

May 2, 2026
“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

May 2, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

May 2, 2026
Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

May 2, 2026
Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In