• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj prezanton projektin për sheshin “Avni Rustemi” dhe parkingun te Pazari i Ri: Qytetarët janë ndërgjegjësuar, ka mbetur vetëm grup i vogël shëtitës që dhunojnë”

by A R
09/10/2024 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zonën e Pazarit të Ri do të ndërtohet një parking nëntokësor me dy kate. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi planin e projektit, i cili përfshin edhe rehabiltimin e fasadave dhe rrugës “Luigj Gurakuqi” deri te sheshi “Avni Rustemi”. Veliaj tha se me këtë projekt i jepet prioritet njerëzve, duke e kthyer sheshin “Avni Rustemi” në një destinacion për qytetarët dhe turistët e shumtë.

“Nuk i kemi shpallur luftë makinave, por kemi vendosur që hapësira lart të jetë për njerëzit, ndërsa makinat do të futen poshtë, në parkimin e sheshit “Avni Rustemi”. Në hierarkinë e prioriteteve të një qyteti, njerëzit janë të parët dhe pastaj mjetet, në funksion të njerëzve. Parkimi do të ketë 210 poste, kurse sheshi “Avni Rustemi” do të transformohet në një destinacion. Ky është një vendim që e kemi marrë dhe nuk dua që asnjë nga bizneset të ketë dhimbje koke prej punimeve. Do sigurohemi që të mbarojmë pjesën më të madhe të punimeve gjatë dimrit, para se të vijë stina e turistëve. Në momentin që vëmë përpara pjesën më të madhe të volumit të punës, e kemi shumë më kollaj të punojmë me fasadat e ndërtesave individuale”, shpjegoi Veliaj.

Ai u shpreh se një tjetër parking do të ndërtohet në hyrje të Liqenit Artificial për vendosjen e autobusëve të turistëve, si dhe për qytetarët që frekuentojnë parkun me familjen. Kryebashkiaku kujtoi se para 10 vitesh në Tiranë nuk kishte asnjë parkim nëntokësor.

“Sot po adresojmë një nevojë, që ishte nevoja për këtë parkim. Dua t’ju kujtoj që para 10 vitesh s’kishte asnjë parkim nëntokësor publik në Tiranë. Ai te sheshi “Skënderbej”, që na duket se ka 100 vjet aty, nuk ishte. Parkimi te “7 xhuxhat” nuk ishte, e kishte marrë një privat hapësirë aty. Bëmë lodrat sipër, kemi parkimin poshtë. U krijua terminali që hoqi nga Njësia 2 një pjesë të madhe të makinave. Konviktet ku ne jemi rritur, sot janë të njëjta, edhe për studentët e Kolegjit të Europës, edhe për studentët tanë – I kemi bërë me KFË-në me cilësi të lakmueshme. E njëjta gjë do ndodhë edhe me një realitet tjetër te sheshi “Shopen”, te hyrja e Gardës, aty kanë përfunduar rrugët, por ndërkohë tek pendenca që krijohet në hyrje të Parkut të Liqenit, kemi një trafik të jashtëzakonshëm. Ajo pendencë do gërmohet, do bëhet edhe aty një parking, por i një natyre tjetër. Aty do jetë një parking edhe për autobusët e turistëve, që sot rrinë në sheshin “Nënë Tereza”, do të jetë edhe për ata që frekuentojnë liqenin. Do të bëjmë edhe një takim tjetër me komunitetin si ky i sotmi, për të shpjeguar ekzaktësisht se çfarë do të ndodhë aty. Por parimi është: Bëjmë qytet për njerëzit, jo për makinat”, u shpreh Veliaj.

Ai dha lajmin e mirë se puna për terminalin perëndimor në kryeqytet po ecën me ritme të shpejta, duke theksuar se përfundimi i këtij projekti do ta bëjë shumë të thjeshtë lëvizjen për turistët.

“Lajmi i mirë është se po ecim me ritme shumë të shpejta edhe tek Terminali Perëndimor. Pra, kemi dy porta hyrëse të Tiranës, të lindjes dhe atë të perëndimit. Ai i lindjes ka vënë në terezi një pjesë shumë të madhe të trafikut, që shkonte deri te Fakulteti Ekonomik. Në momentin që zgjidhim edhe ngarkesën te Kthesa e Kamzës, do të jetë shumë më e thjeshtë për qytetarët dhe turistët. Fakti që qyteti kthehet në normalitet për çerek ore pas paradës së dhunës tregon se sa i bukur është bërë qyteti, sa funksional është ai, sa është rregulluar infrastruktura. Shumicës dërrmuese të njerëzve ju dhemb kur qyteti shkatërrohet sepse kanë arritur të kuptojnë, kanë një logjikë më të madhe se sa një pjesë e politikës, se ato janë para të taksapaguesve, shkatërrimi i këtyre objekteve është diçka që nuk i bëhet dëm një partie ose një kryetari, por i bëhet dëm një qytetari”, u shpreh kryetari Veliaj.

E gjithë zona e Pazarit të Ri do të pësojë një ndryshim të madh, me rehabilitimin e fasadave dhe rrugës “Luigj Gurakuqi” deri tesheshi “Avni Rustemi”, me 2 kat parkim nëntokë.

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Çereku i elektoratit kryeqytetas është gri

Comments 1

  1. Komunist me yll n ballè✊️ says:
    1 year ago

    Si ka mundesi kryehajni qe duhet te ish.n burg ,shfaqet si njeri qe kujdeset per njerezit

    Reply

Leave a Reply to Komunist me yll n ballè✊️ Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In