• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret skiatoren Lara Colturi: 2024 viti i rekordeve, krenar për kampionen tonë

by A R
15/12/2024 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj përgëzoi skiatoren e Sport Klub Tiranës, Lara Colturi, për arritjen e saj, vendin e dytë në kampionatin botëror të skive, një sukses i madh për Shqipërinë. Ai u shpreh krenar që flamuri shqiptar u ngrit në podium, duke e quajtur këtë një moment historik sportin shqiptar.

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme të presim në Bashkinë e Tiranës gocën tonë, Lara Colturi, sportiste e Sport Klub Tiranës, e skuadrës së Shqipërisë, e cila ka bërë një punë të jashtëzakonshme bashke me Elvis Toçin dhe gjithë skuadrën e Federatës së Skive, në një vend me logjistikë modeste për sportin e skive, por me një skuadër me super talente. Para se Lara të jetë kampione e botës është një super vajzë dhe ajo që kam parë nga garat është se rrethohet me shumë dashuri. Jemi shumë krenarë për ty”, tha Veliaj.

Duke vlerësuar rezultatet e arritura këtë vit, Veliaj premtoi se “Sport Klub Tirana” dhe bashkia do të japin më shumë mbështetje për sportistët e talentuar.

“Ne do të vijojmë të mbështesim sportistët e talentuar përmes drejtorisë sonë të Sportit dhe Sport Klub Tiranën. Ky vit ka qenë viti i rekordeve. Për herë të parë morëm medaljet olimpike dhe për herë të parë prekim një podium të skive. Eshtë podiumi i parë, por shpresoj jo i fundit. Me shpresë nuk do i ndahemi podiumeve dhe me shpresë gjithashtu, që Lara do jetë një model edhe për vajzat e tjera në Shqipëri dhe do vazhdojë të na bëjë krenarë”, u shpreh kryebashkiaku.

Me të njëjtat emocione si në ditën garës, skiatorja kuqezi rrëfeu përjetimet e këtij suksesi të jashtëzakonshëm.

“Ishte e mrekullueshme! Pas raundit të parë isha e katërta, vetëm një hap larg podiumit. Në fund, mendova thjesht për t’u argëtuar dhe kur pashë se ia dola ishte një emocion i veçantë. Nuk po e besoja dhe ndoshta edhe tani nuk më besohet”, tha Colturi.

Presidenti i Federatës së Skive në Shqipëri, Elvis Toçi, vlerësoi mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit Veliaj, për arritjen e këtij suksesi në ski, që deri më tani është më i madhi në Shqipëri.

Next Post
Hysaj pranon të largohet, Lacio e pengon duke kërkuar para për kartonin

Hysaj pranon të largohet, Lacio e pengon duke kërkuar para për kartonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

November 5, 2026
Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In