• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret kryetarin e ri të Prizrenit: Të rinovojmë besëlidhjen mes shqiptarëve

by Java News
16/04/2022 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka takuar sot kreu i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Gjatë takimit ata ranë dakord që, bashkë me njësitë e tjera shqipfolëse në trevat shqiptare, të takohen për të diskutuar mbi jetëzimin e projekteve të përbashkëta.

Kryebashkiaku Veliaj tha se festimi i “Lidhjes së Prizrenit” do të jetë edhe një rinovim i besëlidhjes mes shqiptarëve për të bashkëpunuar.

“Sot kemi dakordësuar që të kemi një festim ndryshe të “Lidhjes së Prizrenit” këtë vit; do të jetë jo në nivel të autoriteteve qendrore, por në nivel të autoriteteve vendore. Të dy do u bëjmë një ftesë komunave e bashkive shqipfolëse në rajon, që të kemi një “Lidhje të Prizrenit” ndryshe dhe të rinovojmë atë besëlidhje mes shqiptarëve, ku na duhet më shumë bashkëpunim, më shumë vëllazëri e më shumë mirëkuptim me njeri-tjetrin”, tha Veliaj.

Kryetari i ri i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj u shpreh se Tirana është shembulli konkret sesi qyteti zhvillohet me një dinamikë të jashtëzakonshme. “Jo rastësisht viziten e pare zyrtare jashtë Kosovës e bëme këtu në Tiranë. Ka pasur një qëllim dhe jep një mesazh, natyrisht që mësojmë shumë gjëra të reja, shumë gjëra të mira, sepse është një qytet i cili është në zhvillim e sipër dhe ne natyrisht kemi nevojë që të marrim jo vetëm ide, por edhe të shohim një shembull konkret sesi zhvillohet qyteti me një temp dhe dinamikë të jashtëzakonshme, e kjo falë punës dhe përkushtimit të kryetarit dhe të ekipit të tij”, deklaroi Totaj.

Teksa i dorëzoi Kullën e Sahatit, Veliaj nënvizoi se takimi i sotëm është fillimi i një miqësie të gjatë dhe frytdhënëse për të dyja skuadrat. “Ne mund të jemi parti të ndryshme, mund të jemi fe të ndryshme, mund të jemi bindje të ndryshme, por jemi të gjithë shqiptarë, flasim të njëjtën gjuhë. Lipset të kemi një “Lidhje të Prizrenit” që përkujtohet nga autoritetet vendore, që janë edhe autoritetet kryesore në lidhje me qytetarët.”, u shpreh Veliaj.

Veliaj dhe Totaj biseduan edhe për një bashkëpunim midis organizatave rinore ne të dyja qytetet, me qëllim nxitjen e përfshirjes së të rinjve në aktivitetet që do zhvillohen përgjatë gjithë vitit, rrjetëzimit të bizneseve të të rinjve, si dhe zhvillimit të turizmit rajonal.

“Besoj shumë që Tirana, me vitin e rinisë, mund të jetë një platformë promovuese për çunat dhe gocat e Prizrenit”, tha Veliaj. Pjesë e diskutimit ishte dhe hartimi i një kalendari të përbashkët të aktiviteteve për të rinjtë e Tiranës dhe Prizrenit në fushën e inovacionit, artit, kulturës etj.

Next Post
‘Procesi i zgjedhjeve s’do të ndërpritet’/ Noka: S’do lejojmë askënd ta pengojë për shkak të frikës që ka Basha-Alibeaj

'Procesi i zgjedhjeve s'do të ndërpritet'/ Noka: S’do lejojmë askënd ta pengojë për shkak të frikës që ka Basha-Alibeaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

August 19, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

August 19, 2026
Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

August 19, 2026
Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

August 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

August 19, 2026
Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

August 19, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump shtyn tarifën 50% ndaj Kanadasë: Kemi një marrëveshje

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

August 19, 2026
Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com