• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi: Njeriu që ka krijuar modelin se si duhet të jetë një Kryetar Bashkie

by Java News
12/02/2022 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti dje në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransniqi, me të cilin folën për bashkëpunimin mes dy vendeve, sidomos mes të rinjve, duke qenë se Tirana këtë vit është shpallur “Kryeqyteti Europian i Rinisë”.

“Jam i lumtur për ardhjen tuaj në Tiranë. Këtë vizitë e shoh si një mision të madh për të lidhur të rinjtë mes dy vendeve tona. Ne mund të bëjmë një program të shkëlqyer, që djemtë dhe vajzat tona, si në Prishtinë e Kosovë, si në Tiranë e Shqipëri, të lidhen mes tyre përmes projekteve të ndryshme. Angazhimi ynë është ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe mos t’ia lëmë rastësisë, duke filluar që në gjimnaz, në universitet, në forumet e partive, në organizatat jo qeveritare, në klubet artistike, dhe t’i lidhim këto fije. Nëse stofi ynë dhe këto fije lidhen fort, nuk ka asgjë që në ndan, kurse të tjerat janë formalitete që do t’i kryejmë me kohën”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e cilësoi kryebashkiakun Veliaj si njeriu që ka krijuar modelin se si duhet të jetë një kryetar Bashkie.

“Është më shumë se kënaqësi që u ritakova mikun tim të vjetër,  me të cilin kam pasur njohje dhe bashkëpunime për shumë vite me radhë në pozicione të ndryshme, por këtë radhë jam këtu si kryetar i PDK. Sa herë që takohesh me Erionin padyshim që njeriu frymëzohet sepse është jo vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës, që u shërben çdo ditë qytetarëve të Tiranës, por është njeriu që ka krijuar modelin se si duhet të jetë një Kryetar Bashkie, ose një Kryetar Komune në Kosovë”, tha Krasniqi.

Në përfundim kreu i PDK-së tha: “U gëzova nga ajo që Erioni ka bërë, nga hapësira që ka krijuar dhe po e fuqizon për të pasur sa më shumë shkëmbime mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndërmjet të rinjve dhe veçanërisht në vitin Europian të Rinisë, që Tirana e udhëheq këtë vit. Gëzohem që këtë e ke pasur gjithmonë një nga angazhimet dhe prioritetet e tua, dhe them se edhe Prishtina si kryeqytet homolog, duhet të të ndjekë në këtë qasje për ta rritur shkëmbimin, për ta rritur njohjen, dhe për t’ju ofruar mundësinë të rinjve dhe të rejave të Kosovës dhe Shqipërisë për të punuar.”

Next Post
Pas Tottenham, Broja sfidon Manchester United/ Ylli kuqezi në “Teatrin e Ëndrrave” përballë Ronaldos

Pas Tottenham, Broja sfidon Manchester United/ Ylli kuqezi në “Teatrin e Ëndrrave” përballë Ronaldos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen bombola e gazit në Krumë, plagoset zonja e shtëpisë

“Duhet të përdoren vetëm të çertifikuarat”, ISHTI: Incidentet me bombolat, pasojë e rrjedhjes së gazit

November 5, 2026
Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

November 5, 2026
Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

November 5, 2026
Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

November 5, 2026
E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

November 5, 2026
Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

November 5, 2026

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra

November 5, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

“Fondet të kalojnë pa vonesa”, INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027 për censin e bujqësisë

November 5, 2026
Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

November 5, 2026
‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In