• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Po votuat Edi Ramën, nuk ka zot që e ndal Tiranën të bëhet qyteti më i mirë i Ballkanit

by A R
07/06/2017 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rijetëzimi i Piramidës, Kopshti i ri Zoologjik, si dhe terminali multimodal për autobusët në kthesën e Kamzës janë tre nga investimet madhore që do të jenë prioritet i punës së Bashkisë së Tiranës në dy vitet e ardhshme. Gjatë bilancit 2 vjeçar të punëve në Njësinë 7, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës në bashkëpunim dhe me arkitektet gjermanë do të fillojë punën për zbatimin e projektit për ndërtimin e kopshtit të ri botanik dhe zoologjik. “Duke filluar nga nesër do të prezantojmë masterplanin për kopshtin e ri zoologjik. Më në fund, kemi një produkt fantastik nga arkitektët gjermanë. Është punuar dy vjet për këtë produkt. Dhe menjëherë do të fillojmë zbatimin, që kopshti botanik dhe kopshti zoologjik të shndërrohen në një hapësirë fantastike”, tha ai.

 Lidhur me rikonstruksionin e piramidës, Veliaj bëri të ditur se projekti parashikon shndërrimin e saj në një qendër fantastike kulturore. “Do të fillojmë me rikonstruksionin e piramidës. Plani ynë është për ta kthyer në një qendër fantastike kulturore për të rinjtë, për ekspozita, për muzikë dhe për të gjitha aktivitet rinore dhe kulturore që mund të ketë duke qenë se është në zemër të qytetit”, u shpreh Veliaj.

  Një tjetër projekt madhor është dhe ai për ndërtimin e terminalit multimodal. “Pavarësisht se ka fushatë, pavarësisht se ka pushime në Bashkinë e Tiranës puna nuk do të ndërpritet. Këtë verë do të fillojmë me ndërtimin e terminalit të ri multimodal te kthesa e Kamzës. Qytetarët do të kenë një terminal serioz, me kapacitet për qindra autobusë dhe furgonë”, tha ai.

 Duke u ndalur te sheshi Skënderbej i cili do të hapet të shtunën me një ceremoni dhe koncert madhështor, Veliaj ftoi gjithë qytetarët për të marrë pjesë. “Jeni të gjithë personalisht të ftuar. Do të vijnë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, nga të gjitha trevat dhe besoj do të kemi një hapësirë fantastike për aktivitete të mëdha. Si kjo lagje ka nevojë për një shesh modest si ky ku njerëzit mund të takohen, të shihen sy më sy, të bëjnë një aktivitet pak më të madh, ashtu edhe një qytet është si një lagje, si një familje e madhe që ka nevojë të ketë një vend, një pikë takimi”, deklaroi Veliaj.

  Ai tha se motoja e bashkisë është çdo ditë një punë e re, ndërsa shprehu besimin se nëse nuk do ta kishte gjetur Bashkinë në fillim të mandatit me borxhe të akumuluara përgjatë 4 viteve si pasojë e keqmenaxhimit nga administrata e mëparshme, do të ishte bërë më shumë për kryeqytetin. Në këtë kuadër, Veliaj ftoi qytetarët që të zgjedhin njerëzit që janë të fokusuar te puna.

 “Me garën që po zhvillohet, kemi disa njerëz që po raportojnë për punë, nga kryeministri, kryetari i Bashkisë se çfarë punësh konkrete janë bërë dhe kemi një tjetër, këta të Republikës së Re: Po më gjeti një njeri nëse ka ngulur një gozhdë në Tiranë, atëherë unë e mbyll këtë fjalim dhe nuk vazhdoj më, por një njeri që nuk ka ngulur një gozhdë katër vjet, s’mund të jetë alternativë. Kurse sot motoja e Bashkisë është çdo ditë një punë konkrete, çdo ditë në Tiranë duhet të mbyllet një projekt”, tha Veliaj.

 Kryebashkiaku deklaroi se vota për Edi Ramën kryeministër, është një garanci për transformimin e Tiranës. “Po votuat Edi Ramën, do më hapni kaq shumë dyer për punë. Po votuat bindshëm, më fortë se herën e fundit për Edi Ramën dhe po morëm mbi 71 mandate, di t’ju them se nuk ka zot që e ndal Tiranën që të bëhet qyteti më i mirë i Ballkanit, me cilësinë më të mirë të jetesës, me kopshte e çerdhet, me lodrat më të mira. Po votuat bindshëm Edi Ramën, po ju them që ajo që kemi bërë këto dy vjet, do ju duket asgjë me çfarë do të bëjmë dy vitet e ardhshme”, deklaroi Veliaj. /b.d

Next Post
George Clooney bëhet baba i binjakëve

George Clooney bëhet baba i binjakëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit, zbardhet dyshimi tronditës për porositësin e sulmit

Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit, zbardhet dyshimi tronditës për porositësin e sulmit

August 23, 2026
VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

August 23, 2026
Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

August 23, 2026
Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

August 23, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Faturën e paguan populli që punon

August 23, 2026
Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

August 23, 2026
VIDEO/ Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë

VIDEO/ Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë

August 23, 2026
Pamjet e papublikuara nga arrestimi i “El Chapos”, momentet e para në pranga dhe deklarata e befasishme për kartelin

Pamjet e papublikuara nga arrestimi i “El Chapos”, momentet e para në pranga dhe deklarata e befasishme për kartelin

August 23, 2026
Aksidenti tragjik në Rrashbull, kapet shoferi që la 41-vjeçarin pa ndihmë në rrugë për 4 orë

Aksidenti tragjik në Rrashbull, kapet shoferi që la 41-vjeçarin pa ndihmë në rrugë për 4 orë

August 23, 2026
EMRAT/ Plagosja me hanxhar e 45-vjeçarit në Delvinë, kapet autori i dyshuar i krimit, pistat e hetimit!

“Visi i Garave” në pranga pas konfliktit me bashkëshorten, e kërcënoi me armë dhe fshihte pistoletën te tubat e ujit

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com