Bashkia e Tiranës pas ndarjes se re territoriale dhe pas zgjedhjeve të 21 qershorit do të ketë territorin e saj të ri, siç do të ketë edhe kryetarin e ri të saj.
Natyrisht, bashkë me zgjerimin territorial të saj, Bashkia Tiranë do të pësojë edhe ndryshime strukturore, ku kupola drejtuese do të rritet në numër. Kjo rritje vjen si pasojë e nevojës për shërbime në komunat që tanimë janë nën ombrellën e bashkisë së madhe të kryeqytetit.
Kështu Bashkia Tiranë do të ketë plot 24 administratorë lokalë. 11 administratorë janë falë 11 njësive që ishin edhe para reformës se re administrative-territoriale, ndërsa 13 administratorët e rinj do të jenë për komunat e reja që i janë bashkuar Bashkisë Tiranë.
24 administratorët e rinj do të jenë hapi i parë i hyrjes së Veliajt në zyrë. Kjo sepse në të gjitha ish-komunat që ju bashkuan Tiranës zyrat e shërbimit ndaj qytetarëve do të vazhdojë normalisht, siç dhe në të 11 njësitë egzistuese të Tiranës. Burimet pranë stafit të Veliajt bëjnë me dije se vendosja emmërimi i 24 administratorëve do të jetë hapi i parë i nisjes së punës së Erion Veliajt në krye të bashkisë më të madhe në vend.
Nga ana tjetër, falë shtrirjes së re që ka Bashkia Tiranë, nuk do të ketë më dy nënkryetarë, por katër të tillë. Nevoja për katër nënkryetarë lind nga shtrirja e madhe që tanimë bashkia e re e Tiranës ka pas reformës, por edhe detyrave të reja që bashkisë do t’i ngarkohen me ligjin e ri të pushtetit vendor.
Ashtu siç do të veprojë më 24 administratorët, kryetari i ri i bashkisë do të ketë në krah të tij edhe 4 nënkryetarët e bashkisë të cilët mesa duket janë duke u disktutuar intensivisht midis aleatëve të ASHE-së.
Burimet flasin për dy nënkrytarë që i do t’i marrë Partia Socialistë e Shqipërisë, një nënkryetar i jepet Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe nënkryetari tjetër Frymës së Re Demokratike të Bamir Topit, i cili këto zgjedhje ju bashkua ASHE-së duke marrë një numër të konsiderueshëm votash, që legjitimon në një farë mënyre edhe marrjen e një nënkryetari në bashkinë më të madhe në vend.
Në Partinë Socialiste akoma diskutohet për emrat e dy nënkryetarëve, por mesa duket selia e PS është më e qetë në këtë drejtim për vetë faktin se kanë edhe kryetarin i cili në bashkëbisedim me partinë do të gjejnë një zgjedhje. Interesi më i madh duket se është te dy emrat e tjerë të nënkryetarëve, që do të vijnë nga partitë aleate të PS-së.
Dhe pse emrat e nënkryetarëve të bashkisë që po diskutohen në tryezat politike janë hermetikë, aludohet se Fryma e Re Demokratike ka propozuar Andi Seferin për nënkryetar të bashkisë Tiranë. Andi Seferi ishte zgjedhur në vitin 2013 nga strukturat e FRD si drejtues i Departamentit të Politikave të Administratës Publike, të Decentralizimit dhe Pushtetit Vendor . Andi Seferi mban aktualisht postin e nënkryetarit të FRD dhe si duket, gëzon besimin e Topit edhe për nënkryetar të bashkisë. Seferi është jurist dhe ekonomist, ka kryer studimet master në qeverisje në Universitetin e Palermos, dhe Universitetin Katolik në Perugjia, Itali. Ka një përvojë të gjatë angazhimi në disa organizata ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri e Kosovë dhe në programe trajnuese si ekspert i metodave bashkëkohore dhe kooperimit ndërkombëtar.
Lëvizja Socialiste për Integrim është gjithashtu duke diskutuar për emrin konkret për nënkryetar të bashkisë së Tiranës. Mesa duket, nga LSI do të jëtë një nenkryetare, pra një grua.
Erisa Xhixho është emri i përfolur në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ajo që është pak por e sigurtë, është se Xhixho është një person i afërt më kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Xhixho ka qenë një drejtuese e mirë e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe tani, një zëvendësministre e një prej ministrive të drejtuara nga LSI (Ministria e Inegrimit).
Siç duket Meta ka investuar te Xhixho duke i dhënë asaj poste drejtuese si në parti ashtu edhe në pushtet. Është kjo logjika që edhe për nënkryetare të bashkisë, Meta do të propozojë Xhixhon, si njëriu e tij të besuar por edhe për të përfaqësuar gratë, për të cilat ASHE në fushatë premtoi se do përfaqësoheshin siç e meritojnë.
Xhixho pra mbetet një alternativë e mirë e LSI, duke parë se e gjithë bashkia duket se do të marrë një frymëmarrje të re me njerëz të rinj, ide të reja dhe energji positive.
Erion Veliaj pritet që të “përveshi mëngët” pas datës 20 korrik me stafin e tij që punoi gjatë fushatës dhe burimet pranë tij bëjë me dije se pas zgjedhjes së katër nënkryetarëve dhe 24 administratorëve lokalë, kryetari i ri i bashkisë do të nisë punën me pastrimin e qytetit me nismën “Ta pastrojmë Tiranën në 1 ditë”. Ky aksion do të përfshijë punonjësit e ndërmarrjes së pastrimit të bashkisë, ushtrinë, organizatat ekologjike dhe qytetarë vullnetarë.
Tirana e madhe pra do të drejtohet nga 29 drejtues. Kryetari Veliaj, 4 nënkryetarët dhe 24 administratorët, do të qeverisin Tiranën në katër vitet e ardhshme.
Nga F.M