• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elsa Lila rrëfeu botën që nuk njohim!

by Ermal Peçi
14/12/2024 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermal Peçi

“Të flisja gjuhët e gjithë botës e mos të ndjeja dashuri, do të isha si një gur i heshtur, i paharruar në vetmi”, këto ishin vargjet e kënduara nga Elsa Lila, në këngën “Pyes Lotin”, me të cilën u prezantua në  festivalin e 35-të këngës në RTSH. Një zë i embël i cili i këndonte dhe i këndon shpirtit dhe dashurisë e cila mund të shërojë shumë plagë të cilat jeta ti shkakton.

Elsa Lila me zërin,  qytetarinë dhe kulturën e saj është një nga ambasadoret më të mira të vendit tonë  përtej kufijve por sidomos në Itali. Interpretimi i saj magjik i këngës “Valeria” e bëri edhe në Itali një yll që meriton çdo lëvdatë edhe pse modestia e Lilës është vërtetë për tu habitur. Një modesti për tu çmuar për atë që ajo ka arritur vetëm me talent, orë pune pafund, vullnet, një zë magjik dhe një këmbgulje prej njeriu fitimar dhe guximtar sepse në fund të ditës bota ju përket guximtarëve.

Elsa Lila e pyeti përsëri “lotin” kur u përballë me situatën më të pakëndshme, të padëshiruara e aspak të kërkuara prej saj gjatë një kontrolli policor në banesë,  që e ndan nga zemra, shpirti, oksigjeni dhe fryma  e cila është vajza e saj Evita.

“Mirë se erdhe në Rebibbia”,  titullohet libri ku Elsa Lila ka treguar atë çfarë ajo përjetoi në 55 ditë në një nga burgjet e Italisë duke provuar edhe qelitë famëkeqe të cilët ne i kemi parë vetëm në filma e i kemi lexuar në libra për mafien italiane e cila është qelia 41 BIS. Në fakt përveç këtyre peripecive, vështirësive, përjetim emocional shumë të fortë, tentativës për vrasje në burg,  e sa e sa shumë gjëra të tjera të një “ferri që kishte edhe engjëjt e vetë” në gjirin e vetë. Elsa na tregoi edhe një botë të cilën ne nuk e njohim, nuk e prekim por e lëmë aty veçmas se dënimi do t’i japë përgjigjen e merituar, se çfarë ndodh brenda një burgu e si funksionojnë rregullat, normat dhe hierarkia por edhe zemërgjerësia në momente të vështira.

Kam rreth 1 muaj që e kam lexuar librin e Elsës i cili realisht më ka  pëlqyer  shumë për mënyrën se si ishte shkruar dhe mesazhet që kishte në brendësinë por edhe përjetimet kur lexoje se çfarë procesi kalonin këta të dënuar brenda një burgu. Edhe pse unë kam spikatur si gazetar me shkrimet dhe verbin në analizat politike, formimi im parësore është sociolog dhe ndërkohë që lexoja librin, diskutoja me zyshën time (pedagogen time) Merita Ponin mbi rëndësinë e drejtësisë tranzitore dhe këtu “u ndez” edhe llamba ime e mendimit për ta parë këtë libër në një optikë sferike.

Nuk e di se cili ka qenë qëllimi i Elsa Lilës kur e ka shkruajtur këtë libër; të  tregonte ferrin që përjetoi padrejtësisht apo të tregonte diçka më shumë. Në ato dyer që mbylleshin me shul hekuri, ku hapësirën e ajrit e kishe të limituar dhe kishe vetëm vetveten në errësirën e ditës e të natës, a u mundua Elsa Lila të hapte një dritare ku të binte pak diell në atë vend  të harruar nga shoqëria?! Në optikën time analitike ky libër e kjo histori e përjetuar padrejtësisht mbi Elsa Lilën ngre disa pyetje ekzistenciale të cilat duke lexuar librin të vijnë vetvetiu.

Pyetja e parë lidhet se kush ia jep të drejtën policisë që pasi të arreston në mënyrë të dhunshme, të filmon, të shpërndan pamjet në çdo media, ka të drejtë të të shkatërrojë jetën kur në fund të ditës nëse je fajtor apo jo e vendos gjykata.

Pyetja e dytë, lidhet me mungesën e profesionalizmit të medias në Shqipëri të cilat në pamundësi të hulumtimit të politikanëve të korruptuar gjetën një artiste për të ushqyer turmat me informacione të cilat në fund dolën të pavërteta për Elsa Lilën. Kush mban përgjegjësi për shkatërrimin e një imazhi dhe të një vajze Self Made?!

Pyetja e tretë më ekzistenciale e cila sot diskutohet në çdo vend të botës së zhvilluar lidhet me përplasjet që ka drejtësia me anën sociale. A do të duhet të ketë një ndërthurrje midis sistemit penal dhe atij social dhe kush prevalon mbi atë se çfarë do të duhet t’i ofrojmë shoqerisë.

Pra, burgjet do të duhen të jenë sipas konceptit të Mishel Fucos(disiplinë dhe ndëshkim) apo duhen krijuar mekanizma që burgu do të duhet të jetë një vend rehabilitues që kur të dalësh nga aty të kesh mundësi të nisësh një jetë të re, dhe jo të jesh në mes të katër rrugëve.

Mund të shkruaja akoma edhe më shumë për këtë rrëfim të Elsa Lilës por ju ftoj të lexoni librin e saj. Jo vetëm mund të lexoni  librin por do të keni mundësinë që në datën 27 dhjetor të dëgjoni dhe ridëgjoni zërin e saj magjik me një koncert në fundvit që do mbahet në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë. Arti, muzika e fuqia e shpirtit të një artiste si Elsa Lila, mund të tregojë nëpërmjet shkrimit ferrin që përjetoi 55 ditë në një kafaz të mbyllur dhe më pas nëpërmjet zërit të saj të të përcjellë emocionin dhe parajsën për shpirtin, zemrën dhe mendjen e njerëzve.

Next Post
Everton siguron barazimin ndaj Arsenalit, Broja gjysmë ore në fushë

Everton siguron barazimin ndaj Arsenalit, Broja gjysmë ore në fushë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Në politikë, fitorja mund të të japë pushtetin, por arroganca mund të të marrë legjitimitetin

November 4, 2026
Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

November 4, 2026
“Po ecën me ritëm”- Marta Kos në PE: Shqipëria ka shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe për BE-në! Sundim i ligjit, çështjet mjedisore dhe…

“Po ecën me ritëm”- Marta Kos në PE: Shqipëria ka shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe për BE-në! Sundim i ligjit, çështjet mjedisore dhe…

November 4, 2026
Progres-raporti/ BE vlerëson përparimin e Shqipërisë në negociata, Kos: Po ecën me ritme të shpejta! Objektivi i vitit 2027, ambicioz dhe i realizueshëm

Progres-raporti/ BE vlerëson përparimin e Shqipërisë në negociata, Kos: Po ecën me ritme të shpejta! Objektivi i vitit 2027, ambicioz dhe i realizueshëm

November 4, 2026
DEBATET/ “Mendoni dhe për Gardën e Zjarrfikësit”- Komisioni i Brendshëm, Çuçi: Paga e policëve rritet me 250 euro! Kapri: Sa i bletë 4 autobotet e rinj?

DEBATET/ “Mendoni dhe për Gardën e Zjarrfikësit”- Komisioni i Brendshëm, Çuçi: Paga e policëve rritet me 250 euro! Kapri: Sa i bletë 4 autobotet e rinj?

November 4, 2026
EMRI/ E rëndë në Itali, e zuri nën vete dera metalike, humb jetën biznesmeni shqiptar! Po punonte në kantierin e ndërtimit kur…

EMRI/ E rëndë në Itali, e zuri nën vete dera metalike, humb jetën biznesmeni shqiptar! Po punonte në kantierin e ndërtimit kur…

November 4, 2026
Dhunuan punonjësin dhe grabitën me dhunë karburantin në Klos, arrestohen një ditë pas krimit 2 shokët! Njëri prej tyre…

Dhunuan punonjësin dhe grabitën me dhunë karburantin në Klos, arrestohen një ditë pas krimit 2 shokët! Njëri prej tyre…

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më shumë pagesat digjitale! Sejko: Synimi është reduktimi i parasë cash

Shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më shumë pagesat digjitale! Sejko: Synimi është reduktimi i parasë cash

November 4, 2026
30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In