• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Plani i Bashës parashikonte 4.5 mln banorë, hile për lejet e ndërtimit

by A R
09/02/2017 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana do të jetë i pari qytet në Ballkan që do të ketë një plan veprimi për qytetin e gjelbër. Gjatë prezantimit të metodologjisë dhe strategjisë për hartimin e planit për “Tiranën e Gjelbër”, një projekt ky i bashkisë në bashkëpunim me BERZH,  Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se Tirana do të ketë 2 milionë pemë të cilat do të mbillen duke krijuar një kurorë të gjelbër që do të rrethojë kryeqytetin.

 “Ne kemi marrë një vendim shumë të rëndësishëm që do të doja ta zbërtheja në projekte të implementueshm e për të mbjellë 2 milionë pemë deri në vitin 2030 në Tiranë. Ne jo vetëm kemi buxhetuar vetë, pasi është hera e parë që një bashki heq një shumë të konsiderueshme mënjanë vetëm për të nisur një projekt të madh gjelbërimi. Vetëm dje ne kemi çuar 2000 kërkesa në të gjithë bizneset kryesore në Tiranë që të sponsorizojnë segmente të caktuara të pyllit orbital dhe ambicia jonë është që në 14-15 vitet e ardhshme, 2 milionë pemë të jenë kthyer në një fashë oksigjenuese për qytetin e Tiranës”, tha ai.

 Kreu i Bashkisë deklaroi se janë marrë disa vendime të rëndësishme për kufizimin e ndërtimeve në Tiranë.

“Ne trashëguam një plan urbanistik i cili konceptonte një qytet për 4.5 milionë banorë. Ta quash fantashkencë është pak, ta quash hile është e saktë, një hile për të dhënë leje të caktuara jashtë logjikës së densitetit të qytetit. Sot kemi marrë prapë një vendim politik, pavarësisht presionit që kemi për ndërtime në Tiranë, vendimi është që qyteti deri në 2030 do të rritet me 1.5 milionë banorë, do të thotë që edhe kontraktorëve do u kërkojmë për projekte të këtyre përmasave dhe jo për gjëra që për të justifikuar disa veprime të gabuara. Ky është një vendim që tashmë e kemi marrë, nuk kthehemi pas,  por ajo që duam të dimë nga konsulenti është si ta përkthejmë këtë në copëza të implementueshme dhe segmente të implementueshme të këtij projekti ambicioz që ne kemi”, tha Veliaj. /b.d

Next Post
FOTOT/ Pse CR7 është lidhur me Georgina Rodriguez? Mjafton t’i shohësh trupin…

FOTOT/ Pse CR7 është lidhur me Georgina Rodriguez? Mjafton t'i shohësh trupin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

August 5, 2026
Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, juristi Ylli Manjani: Ndërhyrja e shtetit nuk ka të bëjë me përqindjet

Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, juristi Ylli Manjani: Ndërhyrja e shtetit nuk ka të bëjë me përqindjet

August 5, 2026
Kush do komandojë në Hormuz? Irani arrin marrëveshjen me Omanin, ja çfarë u vendos

Kush do komandojë në Hormuz? Irani arrin marrëveshjen me Omanin, ja çfarë u vendos

August 5, 2026
Protestuesit e kanë kthyer në personazh, “shpërthen” Manjani: Kush më shan, është i sharë nga mëngjesi deri në darkë

Protestuesit e kanë kthyer në personazh, “shpërthen” Manjani: Kush më shan, është i sharë nga mëngjesi deri në darkë

August 5, 2026
Vila Bimbeli

Vila Bimbeli

August 5, 2026
83 vite në fund të detit Jon/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë

83 vite në fund të detit Jon/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë

August 5, 2026
Pa marrëveshje Kurti-Abdixhiku/Seanca konstituive mbahet nesër, negociatat mbeten të hapura

Pa marrëveshje Kurti-Abdixhiku/Seanca konstituive mbahet nesër, negociatat mbeten të hapura

August 5, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

August 5, 2026
7.2 miliardë lekë për 41 mijë fermerë, AZHBR bën gati këstin e parë të subvencioneve

7.2 miliardë lekë për 41 mijë fermerë, AZHBR bën gati këstin e parë të subvencioneve

August 5, 2026
Arrestohet ish-futbollisti i Partizanit dhe Kombëtares si shitës kokaine: Më shkarkuan nga puna…

Arrestohet ish-futbollisti i Partizanit dhe Kombëtares si shitës kokaine: Më shkarkuan nga puna…

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com