• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i përgjigjet akuzave të PD:  Luli planifikonte, dhëndri vlerësonte, Saliu firmoste, kunati arkëtonte

by Java News
04/07/2017 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sqaruar çështjen e zhvillimit të zonës pranë Policisë Bashkiake në rrugën e Kavajës, ku ka zbardhur edhe skemën klienteliste që ka funksionuar në kohën që Tirana drejtohej nga  Lulzim Basha.
I ftuar në “News 24”, Veliaj deklaroi se dhëndri i Berishës, Jamarber Malltezi është hartuesi i Vlerësimit Mjedisor të Planit të Bashës, i cili parashikonte ndërtime për shërbime dhe banesa nga 8-11 kate.  Kryebashkiaku sqaroi se plani u hartua nga arkitektët e Bashës dhe i shkoi për firmë Berishës jo për lulishte, por për pronën private të familjes Nela për ndërtim, ndërsa kunati i Bashës kërkonte “haraçin” si shkëmbim.  Në këtë situatë kur toka objekt diskutimi është pronë private e familjes Nela, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës ka bërë gjithçka për të maksimalizuar përfitimin në interes të qytetarëve. Veliaj tha se ndryshe nga administrata e mëparshme kur taksat shkonin “bakshish” për kunatin e Bashës, tashmë ato shkojnë për buxhetin e bashkisë për më shumë investime për qytetarët.
Sqarimi i Veliajt:
Së pari besoj që kemi ndërtuar një CV të këtyre dy viteve të fundit, të dy viteve të fundit ku kur vjen puna te këndi i lodrave, sot hapëm këndin e lodrave të 18. Ndaj realisht nuk ngjit ti thuash kryetarit të bashkisë dhe kësaj bashkie që ka ndërtuar 18 kënde lodrash që është kundër këndit të lodrave, e para kjo. E dyta, Bashkia e Tiranës funksionon në një bashkësi rregullash dhe ligjesh që nuk i kam caktuar unë, i ka caktuar republika e Shqipërisë. Ka pasur plane vendore mbi të cilat funksion ky qytet dhe dua të sqaroj vetëm disa gjëra për këtë temë dhe arsyeja pse vij këtu është se s’kam asgjë për të fshehur dhe jam gati të përgjigjem çdo pyetje.
Kjo është ish-uzina Enver në vitin 2014, pra përpara se Luilzim Basha ta shiste sikur po bënte një lulishte. Kjo ishte një tokë private komplet e degraduar. Shikoni dhe një foto tjetër, murin e Policisë bashkiake. Tani cila është historia e ngjarjes.
Kryetari i bashkisë në atë kohë kalon një plan urbanistik të vitit 2013 ku siç e shikoni këtu, njësia nënstrukturore 7,8 është një zonë e vendosur për ndërtim, është ekzaktësisht kjo zonë, pronë e familjes Nela e cila ishte vendosur këtu për zhvillim.
Ky plan urbanistik, pra plani hartohet nga zoti Basha i shkon zotit Berisha për t’u firmosur. Zoti Berisha bashkë me zotin Basha firmosin planin urbanistik, jo lulishte, pronën private të familjes Nela për ndërtim. Përpara se të firmoset dhëndri i zotit Berisha harton vlerësimin e këtij plani.
Pra të bëjmë një kronologji. Basha e harton, dhëndri e vlerëson bashkë me kandidatin tjetër të PD-së, Sazan Gurin në Berat, pra këta të dy e vlerësojnë, vjehrri e firmos dhe siç u tha dhe nga kompania dje, kunati arkëton.
Kjo është deklarata e kompanisë që ka bërë dje ku kunati i Lulzim Bashës kërkonte siç dihej në Bashkinë e Tiranës për çdo leje ndërtimi, haraçin e vet. Pra këto janë faktet. Pra fakt që Lulzim basha harton këtë plan, fakt që dhëndri i Saliut e vlerëson pozitivisht këtë plan, pra planin që në këtë tokë të familjes Nela do të kishte këtë ndërtim, zoti Berisha e noterizon, e firmos dhe siç thotë kompania, kunati shkon të arkëtojë paratë e korrupsionin si pjesë e këtij ndërtimi.
Këto janë faktet. Në momentin që bashkia ka pasur këtë plan në fuqi, pra ky është plani zhvillimor, plani ndërtimor që jep bashkia e Tiranës ka të bëjë kryesisht me pagesën e taksave. Pagesa e taksave ka qenë 1/10 e taksave që është sot në Bashkinë e Tiranës. I gjendur përpara këtij fakti dhe para faktit që ligji kërkon që brenda 60 ditëve nga aplikimi, nëse çdo gjë është në rregull, pra nëse hipoteka është në rregull, nëse projekti është në rregull, nëse janë respektuar standardet dhe është paguar taksa, brenda 60 ditësh leja kalon në heshtje. Nëse bashkia nuk përgjigjet atëherë sigurisht që punonjësit e bashkisë shkojnë për procedim penal që do të thotë se ka një arsye ekstraligjore pse e pengojnë. E vetmja që që mund të bënte kryetari i bashkisë me një plan të miratuar, edhe njëherë e hartoi Lulzim Basha, e vlerësoi Jamarbër Malltezi, dhëndri, e firmos vjehrri, e arkëton kunati.
Pra kjo është edhe një mënyrë se si funksion Partia Demokratike sot ndaj thashë është biznes familjar.
Lulzim basha pasi nuk mori pjesën e vet ku çoi kunatin, sipas kompanisë, në atë ndërtim, e ktheu lulishte mu përpara zgjedhjeve se tha për sa kohë që nuk e futa unë në xhep në djall të vejë, ta bëj lulishte që t’ia bëj ferrë atij tjetrit që vjen mbrapa.
Next Post
FOTO/Dy gëzime në një ditë, Rama ka ditëlindjen në një ditë me Pavarësinë e SHBA: 4 Korriku, i miqve të Shqipërisë

FOTO/Dy gëzime në një ditë, Rama ka ditëlindjen në një ditë me Pavarësinë e SHBA: 4 Korriku, i miqve të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit -

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit –

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com