• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj për zgjedhjet në FSHF: Krenar që fituam në Tiranë, beteja jonë për garë të ndershme në futboll të ndiqet dhe nga të tjerët

by Java News
07/03/2022 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës i dha të drejtë pretendimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe njohu zyrtarisht Eduard Prodranin si drejtues të ligjshëm të Federatës Rajonale të Futbollit në Tiranë, çka detyroi më pas edhe Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Armand Dukën të bënte të njëjtën gjë.

Një fitore e Veliajt kjo, i cili nuk lejoi të manipuloheshin zgjedhjet në Tiranë.

Në një intervistë sot për Top Channel, Veliaj tha se për sa kohë do të jetë në Bashkinë e Tiranës, nuk do të lejojë manipulimin e asnjë gare në kryeqytet.

“Jam shumë i kënaqur që në Tiranë gjykata mori një vendim, i cili thotë: “Në këtë qytet ti nuk mund të vjedhësh vota, në këtë qytet nuk mund të manipulosh gara”. Për sa kohë që unë drejtoj këtë qytet, nuk do të lejoj të manipulohet asnjë garë, qoftë kjo edhe për senatin e shkollës, sepse besoj se këtë qytet e mban “fairplay” dhe gara e ndershme”, tha ai.

Veliaj shprehet se beteja për transparencë dhe për garë të ndershme në futboll duhet të ndiqet edhe nga kryebashkiakët dhe drejtuesit e tjerë për klubet e tyre. “Për sa kohë që gjykata më dha të drejtë, duke njohur kryetarin e Shoqatës Rajonale të Tiranës sipas Asamblesë legjitime, ftesa për gjithë të tjerët është që edhe ata të bëjnë betejat e tyre. Luftova në Rrogozhinë dhe në Vorë sepse drejtoj Qarkun e Tiranës, luftova për shoqatën e Tiranës sepse jam kryetar i Bashkisë së Tiranës. Por, fjala vjen, për SHRF-në e Kukësit duhet të kujdeset kryetari i Bashkisë së Kukësit, edhe për SHRF-në në Vlorë duhet të kujdeset pronari i Flamurtarit. Pra, do të bëj të gjitha ato beteja nën juridiksionin që kam unë, por secili duhet të bëjë betejat e veta. Në qoftë se secili bën betejat e tij, Shqipëria shkon përpara”, nënvizoi kreu i Bashkisë.

Veliaj siguroi se bashkia që ai drejton do të jetë një partner me Shoqatën Rajonale të Futbollit, për të çuar përpara projektet në fushën e sportit.

“Jam krenar që klubi i Tiranës është klubi i Izmir Smajlit, që është kampioni Ballkanik sot, është klubi i Luiza Gegës, që gjithashtu u shpall kampione Ballkanike, është klubi i Briken Çaljas, që u shpall kampion bote. Për të gjitha këto arsye jam krenar që fituam betejën në Tiranë dhe Shoqata Rajonale e Futbollit e drejtuar nga z. Prodani, do të gjejë te Bashkia e Tiranës të njëjtin aleat që kemi pasur edhe te “Fahrie Hoti” për basketbollin dhe volejbollin, edhe tek Parku Olimpik, edhe tek fushat e tenisit, edhe tek një pafundësi fushash futbolli. Zotohem publikisht se do t’i jap maksimumin shoqatës me lidershipin e ri të futbollit në Tiranë, për të promovuar të rinjtë që një ditë duan të bëhen Ronaldo dhe Messi”, u shpreh Veliaj./m.j

Next Post
Roli i Shqipërisë për “Ukrainën”/ Yuri Kim: Sot një ditë dhe për të reflektuar. Po merrni vëmendjen globale për një sërë arsyesh të forta

Roli i Shqipërisë për "Ukrainën"/ Yuri Kim: Sot një ditë dhe për të reflektuar. Po merrni vëmendjen globale për një sërë arsyesh të forta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

September 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 12 Shtator 2026

September 11, 2026
Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

September 11, 2026
Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

September 11, 2026
“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 11, 2026
Mediat në Shqipëri kapin rekordin e 72 milionë eurove, dominojnë televizionet, por ka edhe 748 portale

Gazetarët sfidojnë GJKKO-në! Kërkojnë nga Kushtetuesja rrëzimin e rregullores që prek mediat

September 11, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

Modeli i kompanive “KAYO”, Bozdo: Nuk prodhon asgjë, skemë e re korrupsioni

September 11, 2026
11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

September 11, 2026
FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

September 11, 2026
Betimi i “parevokueshëm” i deputetit të Berishës: Nuk votoj më sa të jem deputet në Kuvend…!

Shteti i leshit dhe Republika e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com