• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj për legalizimet: Me ALUIZNI-n do të punojmë si një ekip

by
07/05/2015 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shans historik për qytetarët e ka quajtur kandidati i koalicionit të majtë për Tiranën, Erion Veliaj, bashkëpunimin e nevojshëm midis bashkisë dhe ALUIZNI-t për çështjen e legalizimeve. Në takimin e sotëm, ku së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe drejtorin e ALUIZNI-t, Artan Lame, u shpërndanë 1001 legalizime për zonat informale të Kryeqytetit, Veliaj e vuri theksin te gjetja e gjuhës së përbashkët midis dy institucioneve kyçe, gjë e cila ka munguar në dy vitet e fundit.

“Për Tiranën është shans historik që bashkia dhe ALUIZN-i të jenë në të njëjtin krah, që kryetari i bashkisë dhe kryetari i ALUIZNI-t të punojnë si një ekip”, tha Veliaj. Ai shprehu nevojën për një angazhim për t’i dhënë zgjidhje çështjes së legalizimeve në të gjithë Tiranën, por në mënyrë të veçantë për ato ndërtime, legalizimi i të cilave është bërë i pamundur këto vite për shkak të mosbashkëpunimit të bashkisë aktuale.

Nga ana tjetër, ai ka garantuar vullnetin e tij për të bashkëpunuar me ALUIZN-in, pasi siç u shpreh ai, kjo është në interes të gjithë atyre qytetarëve, të cilët për arsye të ndryshme, edhe pas kaq shumë vitesh, nuk kanë mundur ta legalizojnë banesën e tyre. “Premtimi ka qenë që ne do të kemi një bashki dhe një ekip, i cili shkon në drejtimin e duhur me ALUIZN-in, i cili ecën në drejtimin e duhur me legalizimet, e që këto të jenë në drejtimin e duhur me urbanizimin e qytetit”, u shpreh Veliaj.

Në total, bashkia e re e Tiranës me kufinjtë e rinj ka afro 60 mijë ndërtime për t’u legalizuar. Drejtori i ALUIZN-it, Artan Lame, duke vlerësuar se marrëdhëniet me administrtarën lokale të sotme janë inekzistente, ka kërkuar bashkëpunimin e bashkisë së re për t’i dhënë zgjidhje një problemi i cili i prek afro 20 mijë apartamente në Tiranë.

Next Post

Rama & Thaçi sëbashku në Maqedoni për zbutjen e konfliktit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com