• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Njerëzit e kanë harruar që Tabaku ka qenë nënkryetare e Bashkisë së Lulit, sepse s’bëri asnjë punë

by Java News
07/11/2020 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Partia Demokratike po sulmon ndërtimin e shkollave pikërisht sepse ato janë arritja më e madhe. “Nuk janë bërë kurrë kaq shumë shkolla në Tiranë. Ne bëjmë çdo vit mesatarisht 4 shkolla të reja. Vitin tjetër do bëjmë mbi 10 shkolla të reja. Kjo i tërbon, se injorantin e zë arsimi, e zë shkolla, e zë libri”, tha Veliaj, teksa i kujtoi qytetarëve se ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka qenë 4 vjet nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, por askush nuk e mban mend këtë fakt, pasi nuk bëri asgjë, njësoj si Lulzim Basha.

“E keni parë si çirren përditë? Edhe sot kishte dalë shoqja ime Jorida, çirrej për “Sami Frashërin”. Shumë njerëz e kanë harruar se ajo dhe Petrit Vasili kanë qenë nënkryetarë të Bashkisë së Lulit. E dini pse e kanë harruar? Se nuk bënë asnjë punë! Se nuk bënë asnjë shkollë! Se nuk lanë asnjë shenjë! Se nuk ngulën një gozhdë! Se ju ngeci sahati! Prandaj, njerëzit e kanë harruar se në koalicionin e Monikës me Lulin në Bashkinë e Tiranës, 2011-2015, Jorida me Petritin ishin nënkryetarë Bashkie dhe sigurisht kur nuk ke bërë asnjë punë e kupton që çdo punë që bëhet është humbja jote e ardhshme dhe është fitorja e njerëzve të punës,” ironizoi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se nuk habitet nëse edhe Tabaku, ashtu si kryetari i saj, do t’i lerë akuzat për “Samiun” si gjobë për një vilë në Lalëz.

“E kemi mësuar tani: ata nuk kundërshtojnë asgjë pa vënë gjobë. Janë e gjitha një ndërmarrje kriminale, që punon për dy familje: Te Astiri thanë: “Do vdesim mbi tank, mbi ekskavator…”, por morën një makinë dhe u fik protesta. Jam i sigurt, do dalë një vilë në Lalëz edhe për Joridën, nga ndërtuesit e shkollave, dhe do fiket edhe kjo e “Samiut”. Kështu që, pyetja për shokët tanë demokratë dhe për shokët tanë të LSI-së është: Do vazhdoni t’i shërbeni 2 familjeve – se ata funksionojnë si ndërmarrje kriminale, vetëm për dy familje, vihen gjoba vetëm për dy familje, shtohen vilat e pasuria vetëm për dy familje, – apo do bashkoheni me ne, siç janë bashkuar shumë anëtarë demokratë, shumë të PDIU, shumë të LSI dhe thonë duam të jemi me një parti të madhe si PS, që mendon për familjen time, jo për familjen e kryetarit”, u shpreh Veliaj.

g.kosovari

Next Post
Pse Amerika i priste fadromat në Presidencë, ndërsa Rama i çoi tek Teatri?

"S'mbulohet dielli me shoshë Ilir"/ Rama nuk i ndahet Metës: Shpjegoja popullit pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Presidenti nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

LIVE! Presidenti nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

March 5, 2026
Ndryshime në qeverinë e SHBA-së, Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare! Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në qeverinë e SHBA-së, Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare! Ja kush e zëvendëson

March 5, 2026
“Valbona, thesari i fshehur i Shqipërisë/ Prestigjozja britanike “The Time”: Mes 11 destinacioneve më të mira në Europë për shëtitje

“Valbona, thesari i fshehur i Shqipërisë/ Prestigjozja britanike “The Time”: Mes 11 destinacioneve më të mira në Europë për shëtitje

March 5, 2026
Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

March 5, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

March 5, 2026
“Për ty kam numrin me 0900″, Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer! Ai numër shërben për…

“Për ty kam numrin me 0900″, Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer! Ai numër shërben për…

March 5, 2026
“Ejani, ju presim”/ Ministri iranian sfidon Trumpin për një operacion tokësor: Plani A për një fitore të shpejtë, ju dështoi

“Ejani, ju presim”/ Ministri iranian sfidon Trumpin për një operacion tokësor: Plani A për një fitore të shpejtë, ju dështoi

March 5, 2026
President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

March 5, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

March 5, 2026
Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In