• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj në Zall-Herr: Grante për të financuar produktet e fermerëve

by
31/05/2015 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grante për financimin e prodhimit të produkteve për fermerët është oferta e kandidatit të koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, për banorët e zonave rurale, të cilat me reformën territoriale i janë bashkuar Bashkisë së Tiranës. Gjatë prezantimit të programit të tij për zonën e Zall-Herrit, Veliaj theksoi se bashkia do të krijojë më shumë mundësi për aplikimet për fondet bujqësore në institucionet e Bashkimit Europian.

“Për herë të parë, bashkia do të fillojë të japë grante për projekte konkrete. Ngritja e një Qendre të Këshillimit dhe Mbështetjes për Zonat Rurale pranë bashkisë do t’i ndihmojë fermerët, jo vetëm financiarisht, por edhe që të aplikojnë për ato produkte dhe ide që i duhen fshatit tonë”, deklaroi Veliaj.

Ai sqaroi se kjo qendër do të rikthejë konceptin e SMT-ve, ku bashkia do të ketë një bazë të ekonomizuar, e cila jepet me kosto pa fitim për gjithë fermerët e zonës.

Kandidati Veliaj tha se përmes projektit për zhvillimin e ekonomisë rurale, do të koordinojmë të gjithë ata fermerë që duan të bashkëpunojnë, duke bashkuar mjetet e tyre. Sipas tij, duke krijuar këtë lloj bashkëpunimi midis fermerëve, rriten edhe mundësitë për të thithur më shumë fonde.

“Për 8 vite kemi hasur disa situata qesharake ku importonim bar nga Maqedonia sepse i dinim nevojat e tregut. Ajo që na duhet tani është një bashki që ndihmon me më shumë informacion”, tha Veliaj.

Ai tha se do të caktohen zona ku fermerët e Zall-Herrit mund të tregtojnë gjatë fundjavës.

“Duam të përcaktojmë zona për tregje të përhershme dhe zona për tregje të përkohshme ditore, ku në Tiranë do të ketë 4 pika hyrëse, në njërën prej të cilave do të ketë përparësi Zall-Herri”, shtoi Veliaj.

Zotimet për Zall-Herrin

1. Mbulimi i Zall-Herrit me linja të transportit publik;

2. Ndërhyrje në infrastrukturën vaditëse, e cila është amortizuar;

3. Ndërtojmë urën e Pinares

4. Rikonstruksion i rrugës Çekrezë-Ksallë-Qinam

5. Rikonstruksion i ujësjellësit Qinam

6. Rikonstruksion i rrugës Dritas, lagja qendër Baqosht

Next Post

Mustafa: Fitova, i pëlqeu apo si pëlqeu dikujt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In