• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Pezë: Konsumoni produkte vendi, zhvillon ekonominë tonë

by Java News
21/12/2016 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës vijon investimet edhe në periferi të qytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Artan Gaçi, inspektoi rrugën Maknor-Kolje-Ledhë në Pezë, e cila shumë shpejt do të ketë cilësi dhe standarde të njëjta me rrugët e tjera të kryeqytetit. Veliaj deklaroi se ambicja e bashkisë është përmirësimi i plotë i infrastrukturës në të tre lagjet kryesore të zonës.

“Për disa është fundi i vitit, për Bashkinë e Tiranës çdo ditë është një fillim i ri dhe një mundësi për të bërë disa gjëra për së mbari. Ambicja jonë është të transformojmë infrastrukturën në tre lagjet kryesore të Pezës, në Maknor, në Ledhë dhe në Kolje, si dhe projektin ta mbyllim jo për 6 muaj sa është projekti, por për 3 muaj, duke u siguruar që pranvera të na gjejë të sistemuar, me rrugë të reja, kanalizime, ndriçim e sinjalistikë”, tha Veliaj. Ai u shpreh se këto investime vijnë si rrjedhojë e mirëmenaxhimit të financave, ndërsa u shpreh optimist se ndërhyrjet do të ndikojnë jo vetëm në përmirësimin e cilësisë së jetesës për banorët, por edhe në rritjen e vlerës së pronës.

thumbnail_Veliaj inspekton rrugen e re  qe do te ndertohet ne Peze (3)

“Disa investime do të ishin të pamundura me të ardhurat e komunës, kurse sot bëhet i mundur falë një menaxhimi më të mirë të financave të Bashkisë së Tiranës, çka na lejon të investojmë në disa zona, të cilat më parë cilësoheshin si periferike. Kjo është një njësi administrative e varfër, por shpresoj që infrastruktura e re do të tërheqë biznese, do i shtojë vlerën pronës këtu, do tërheqë njerëz në një zonë shumë herë më të urbanizuar, me ajër të pastër, me produkte vendi, siç është zona e Pezës”, tha ai, teksa kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për realizimin e projekteve. Kreu i bashkisë u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që të konsumojnë produktet cilësore të zonës, duke ndikuar pozitivisht edhe në ekonominë vendase.

“Konsumoni produkte vendase, që rriten në Tiranë, në mënyrë që paratë të mbeten në ekonominë tonë, brenda vendit. Kjo është një nga zonat që prodhon; Ndroqi bën vaj shumë të mirë, Lundra bën verë shumë të mirë, Baldushku bën gjelat e detit.

Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë se fuqinë ekonomike e kemi vetë në dorë”, tha Veliaj. Deputeti i PS, Artan Gaçi, vlerësoi angazhimin e Bashkisë së Tiranës për të investuar edhe në zonat që janë në periferi të qytetit. Ai shprehu bindjen se me këto ritme, Tirana do të pësojë një ndryshim të madh brenda mandatit të parë.

thumbnail_Veliaj inspekton rrugen e re  qe do te ndertohet ne Peze (6)

“Jemi shumë optimist që me këtë mënyrë të punuari dhe rezultate brenda mandatit të parë do të ketë një ndryshim shumë të madh në të gjithë rrethin e Tiranës”, tha Veliaj. Rruga e re parashikon edhe ndërtimin e sistemit të plotë të rrjetit të kanalizimeve për ujërat e zeza, pajisjen me sinjalistikë dhe me ndriçim.

ma.me

Next Post
VETTING NE KUSHTETUESE/ Rama: Po për largimin e Donald Lu kur do bëni referendum?!

Interpelanca, Rama përgjigjet të enjten për çështjen e negociatave me BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 A ka moshë dashuria?

 A ka moshë dashuria?

February 13, 2026
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

February 13, 2026
Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

February 13, 2026
“Nuk ka pasur polici në UÇK”, mbrojtja e Selimit rrëzon pretendimet e prokurorisë në Speciale

“Nuk ka pasur polici në UÇK”, mbrojtja e Selimit rrëzon pretendimet e prokurorisë në Speciale

February 13, 2026
“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

February 13, 2026
Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

“E thërriste gruan infermiere orar pa orar në punë!”, punonjësi i spitalit në Lushnjë rreh mjekun

February 13, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

February 13, 2026
“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

February 13, 2026
Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

February 13, 2026
Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In