• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Interpelanca, Rama përgjigjet të enjten për çështjen e negociatave me BE

by Java News
21/12/2016 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama do t’i përgjigjet të enjten në Kuvend thirrjes së 7 deputetëve për një interpelancë urgjente për çështjen e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

Kërkesa për interpelancë, e nënshkruar nga deputetë të të dyja palëve, shpreh shqetësimin për shtyrjen “me afate të panjohura” të çeljes së negociatave, dhe i kërkon kryeministrit më shumë informacion lidhur me veprimtarinë e qeverisë në këtë proces.

Seanca e fundit për këtë sesion, e parashikuar me një rend dite mjaft të ngjeshur, ka pësuar disa ndryshime, nga ajo e miratuar në Konferencën e Kryetarëve, një javë më parë.

Shërbimi i Seancave Plenare ka publikuar të mërkurën në mbrëmje rendin zyrtar të punimeve, nga i cili janë tërhequr disa çështje të rëndësishme të parashikuara në kalendarin fillestar, dhe që janë shtyrë për sesionin pasardhës.

Mes tyre veçohen dy dekretet e Presidentit, ai që ktheu për rishqyrtim në parlament ligjin për mbetjet, për të cilin pritshmëria ka qenë mjaft e lartë, si dhe kthimi i ligjit “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”.

Po ashtu, janë shtyrë për vitin e ardhshëm dhe disa pr/ligje të tjera, të parashikuara për të enjten, si ai “Pёr nxitjen e pёrdorimit tё energjisё nga burimet e rinovueshme”; ndryshimet në ligjin “Për koncensionet dhe partneritetin publik privat”; p/ligji “Për arsimin dhe formimin profesional”; ai “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”; statusi i naftëtarit, etj.

Në diskutim këtë të enjte do të jenë pr/ligji “Për amnistinë”; ai “Për sigurimin e depozitave”, “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka”, ratifikimi i marrëveshjes me SHBA-në për kontrollin e lëndëve narkotike, ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit”, etj.

Rendi i ditës parashikon dhe votimin e disa pr/vendimeve, si ai për emërimin e kryetarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurencës; zgjedhja e Komisionerit të Mbrojtjes nga Diskriminimi; si dhe pr/vendimi “Për mbylljen e veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi.
BW/d.i.

Next Post
Ekspertët: Kosova duhet t’i rrise masat e sigurisë

Ekspertët: Kosova duhet t’i rrise masat e sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com