• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

by E S
13/02/2026 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Uniformat blu të Tiranës, kanë arrestuar këtë të premte, 13 shkurt, një 34-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje nga Interpol Manchester, Mbretëri e Bashkuar.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, i riu me iniciale A.Sh., banues në Domje, u shpall në kërkim më 15 janar të këtij viti, pasi Gjykata e Kentit të Veriut ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sakaq, Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet britanike për ekstradimin e 34-vjeçarit në Mbretërinë e Bashkuar.

“Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 81”.

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 81”. Në kuadër të operacionit, në qytetin e Tirana, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe ndalimi i personit në kërkim ndërkombëtar, shtetasit A. Sh., 34 vjeç, banues në Domje, Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Manchester, pasi Gjykata e Kentit të Veriut në Mbretërinë e Bashkuar, më datë 15.01.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, sipas legjislacionit penal të Mbretërisë së Bashkuar.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet britanike, vijon procedurat për realizimin e ekstradimit drejt Mbretërisë së Bashkuar“, njoftojnë blutë.

I riu akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e një letonezi, Vladimis Perminovs, 33-vjeç asokohe, ngjarje e cila ndodhi më 12 gusht 2025, por që i riu ndërroi jetë një ditë më pas (13 gusht 2025).

E gjithë ngjarja ndodhi në Augustine Road, Gravesend, ku 33-vjeçari u përfshi në konflikt me disa persona, duke bërë që një prej tyre të godiste me thikë Perminovs-in.

Next Post
Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

“E thërriste gruan infermiere orar pa orar në punë!”, punonjësi i spitalit në Lushnjë rreh mjekun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

October 27, 2026
15 vite në arrati, arrestohet në Ugandë i dyshuari për vrasjen e 38 personave dhe kanibalizëm

15 vite në arrati, arrestohet në Ugandë i dyshuari për vrasjen e 38 personave dhe kanibalizëm

October 27, 2026
Lodhesh kot Sali!

Përse Saliu përkrah protestën…?

October 27, 2026
Zv/kryeministrja Koçiu nga Gjinari: Paketa e Maleve, një mundësi për sipërmarrje dhe turizëm!

Zv/kryeministrja Koçiu nga Gjinari: Paketa e Maleve, një mundësi për sipërmarrje dhe turizëm!

October 27, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha urdhëron PD-në të zbresë përsëri në shesh dhe thërret tjetër protestë kombëtare të shtunën!

October 27, 2026
Përplasje e qëllimshme në Gjermani, policia qëllon ndaj BMW-së

Përplasje e qëllimshme në Gjermani, policia qëllon ndaj BMW-së

October 27, 2026
“Bëhuni gati për luftë me Rusinë”- Anglia paralajmëron Europën për sulme të shpejta: I kemi njoftuar qytetarët dhe NATO-n!

“Bëhuni gati për luftë me Rusinë”- Anglia paralajmëron Europën për sulme të shpejta: I kemi njoftuar qytetarët dhe NATO-n!

October 27, 2026
pellumb karameta

Gënjejmë se na intereson!

October 27, 2026
“Ja çfarë presim nga Lista Studentore”- Deputeti shqiptar në Serbi i bën apel kryeministrit Rama: Ke barrën kryesore, duhet të na mbështesësh!

“Ja çfarë presim nga Lista Studentore”- Deputeti shqiptar në Serbi i bën apel kryeministrit Rama: Ke barrën kryesore, duhet të na mbështesësh!

October 27, 2026
“Protesta tkurri turizmin”- Dhoma e Tregtisë Gjirokastër: Kemi shumë anulime rezervimesh! (VIDEO)

“Protesta tkurri turizmin”- Dhoma e Tregtisë Gjirokastër: Kemi shumë anulime rezervimesh! (VIDEO)

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In