• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Saliu përkrah protestën…?

by Artur Ajazi
27/10/2026 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sali Berisha e di fare mirë se, studentët (ata të vërtetët) nuk e duan, janë kundër tij. Ata kanë 6 muaj që thërrasin “Berisha në burg”. Pra, nuk kanë asnjë afeksion apo dashamirësi për kreun e një partie, që vazhdimisht ka treguar arrogancë ndaj studenteve.

Për kreun e  një partie, që ka ngritur në sistem korrupsionin sa ishte në pushtet, ka . dhe këtë nuk e harrojnë as studentët e sotëm. Ata janë bij dhe bija, të atyre që përjetuan post 1992, qeverisjen makabre të 1992-1997, piramidat, vitin e zi 1997, dhe bëmat e tjera, që ndodhën pikërisht në kohën e Berishës. Ishte, është, dhe thotë “do të jem kryetar partie edhe 99 vjeç”. Ky pra është njeriu që nuk ikën, por qëndron me pahir kryetar  partie. dhe ky njeri, edhe pse dëgjon si thërrasin studentët “Berisha në burg”, sërish del në ekrane dhe thotë “jam me studentët, partia ime është dhe mbështet studentët”.

Por pse vallë, Sali Berisha mbështet studentët, edhe pse e di fare mire se, edhe sikur Rama të largohet nga protesta, ai kurrë nuk vjen në pushtet”? Natyrisht i duhet si kredo politike dhe elektorale. Natyrisht i duhet si “kolateral” për të ardhmen, kur partia e tij të përballet me Partinë Socialiste në fushata elektorale. Natyrisht beson se, duke përkrahur studentët, dhe duke yshtur dhunën ndaj shtetit, institucioneve, duke yshtur “grupin e zjarrit” të djegë biznese, banka, ministrira”,  mendon se do ti duhet të pretendojë se “isha dhe unë kontribues në protestën e studenteve”.

Sa naive, dhe sa qesharake duke sot, kur edhe pas 36 viteve, “sternipërit” e Sali Berishës e shohin atë sërish në politikë, dhe sërish në krye të PD. Gjithashtu, mbështetja  e protestës (edhe pse ata nuk e pranojnë) mbetet “ganxha” e fundit nga ku Berisha mund të kapet, për të rritur kredon politike, apo dhe jetëgjatësinë politike të tij. Brenda partisë së Saliut, ka kohë që konturohen zërat kundër. Ata e dine se, me Berishën kryetar partie, “as sot dhe as mot” nuk vijnë në pushtet. edhe sikur sot të mbaheshin zgjedhjet (lokale dhe përgjithshme) jam i bindur bazuar edhe në sondazhe publike, se Partia Demokratike nuk merr kurrë shumicën e votave të shqiptareve.

E megjithatë, Saliu vazhdon të qëndrojë stoik, vazhdon madje të mbështesë edhe protestën e studenteve. Ai në fakt mbështet “grupin e zjarrit”, dhe imagjino të mendosh se, “fitorja e studenteve të vijë nga Stresi apo Belindi”. Që këtu protesta e tyre duket e kompromentuar. Sinqerisht do ta mbështesja protestën paqësore të tyre, në rast se, mes tyre të kishte studentë realë  dhe jo njerëz dhe element me precedent penalë.

Do ta mbështesja protestën e tyre paqësore, sikur të mos ishin filmuar dhunuesit  dhe djegësit e institucioneve, të futeshin në oborrin e partisë së Sali Berishës, dhe ata, studentët ti sikterrisnin, dhe të mos i  pranonin ata mes radhëve të tyre. Një protestë studentore që mbështetet nga një dhunues dhe shkatërrues i lirive dhe vlerave demokratike, kurrë nuk mund të jetë, as paqësore, as  ligjore, dhe as e përkrahur nga shumica e shqiptareve.

Next Post
15 vite në arrati, arrestohet në Ugandë i dyshuari për vrasjen e 38 personave dhe kanibalizëm

15 vite në arrati, arrestohet në Ugandë i dyshuari për vrasjen e 38 personave dhe kanibalizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

Gjoba dhe pezullime, Komisioni i Disiplinës jep sanksionet e radhës për klube e zyrtarë

October 27, 2026
Bolsonaro largohet drejt SHBA pas humbjes së zgjedhjeve në Brazil

Bolsonaro largohet drejt SHBA pas humbjes së zgjedhjeve në Brazil

October 27, 2026
EMRI/ Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës, ruli e zuri poshtë vetes!

EMRI/ Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës, ruli e zuri poshtë vetes!

October 27, 2026
“Macron, shkaktar për situatën në Francë”- Bejko: Fitorja e Le Pen ndikon në integrimin e Shqipërisë në BE! Nëse rreziku shkon përtej Europës…

“Macron, shkaktar për situatën në Francë”- Bejko: Fitorja e Le Pen ndikon në integrimin e Shqipërisë në BE! Nëse rreziku shkon përtej Europës…

October 27, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

“PS do marrë pjesë në konsultime”- PD refuzoi ftesën e Begajt mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: ‘Depoja e molotovëve’ të SHQUP-it qenka kundër! Uroj që…

October 27, 2026
“Nuk kemi çfarë mësojmë nga protestat serbe”- Ish-ministri Bajrami: Gjëja më pozitive, mbyllja e kapitullit për politikanët e kohës së Millosheviçit!

“Nuk kemi çfarë mësojmë nga protestat serbe”- Ish-ministri Bajrami: Gjëja më pozitive, mbyllja e kapitullit për politikanët e kohës së Millosheviçit!

October 27, 2026
Fronti Nacional pa mëdyshje: Marine Le Pen është presidentja jonë

Zgjedhjet në Francë/ Avokatët e Marine Le Pen dorëzojnë ankesë në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit ndaj magjistratit!

October 27, 2026
Hedhin qesen me drogë nga makina, por s’i shpëtojnë dot ndjekjes policore! Në pranga 2 shokët, ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit

Shiste kokainë dhe heroinë afër shkollave, “Kontigjenti” prangos 31-vjeçarin në Lushnjë!

October 27, 2026
Aksident i rëndë afër Rinasit, dy shoferë të plagosur nga përplasja e makinave! Dërgohen te Trauma, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Shifrat e INSTAT: Tirana, Lezha dhe Durrësi me numrin më të lartë të aksidenteve gjatë muajit shtator!

October 27, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In