• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj mbledh “Emergjencat”: Kontaktoni këdo që është prekur nga tërmeti

by A R
22/09/2019 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha ato familje e Tiranës që janë prekur nga termeti i ditës së shtunë po kontaktohen nga ekipet e Bashkisë Tiranë që janë në terren dhe njësitë administrative për ti ofruar ndihmë dhe për të bërë verifikimin e dëmeve të shkaktuara. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mblodhi Shtabin e Emergjencave Civile të Tiranës, ku drejtoritë përkatëse raportuan se situata pas tërmetit të ditës së djeshme në gjithë Bashkinë e Tiranës paraqitet e stabilizuar, ndërsa të gjitha banorët dhe familjet që kanë pasur problem shëndetësore apo dëmtime në shtëpitë e tyre kanë marrë ndihmën e parë nga strukturat e posaçme bashkiake. Kryebashkiaku Veliaj kërkoi nga strukturat përkatëse bashkiake që të qëndrojnë në kontakt me këdo që është prekur nga tërmeti dhe ti ofrojë atyre ndihmën e nevojshme në mënyrë që askush të mos ndihet vetëm në këto momente.

Ndërkohë ai u bëri thirrje të gjitha njësive administrative në të gjithë Tiranënn që të qendrojnë hapur për të pritur çdo shqetësim të banorëve por edhe për të kontaktuar të gjitha familjet e prekura nga tërmeti. “Të paktën njëherë në ditë, një telefon, një kontakt ditor “a je mirë”, “a u bë vlerëismi”, dhe sidomos aty ku ka pak familje, adminsitratori duhet që deri nesër të ketë bërë kontaktin. Ndërkaq, njësitë administrative dua që të mos mbyllen sot. Duke qenë se siç thotë edhe IGJEUM pas tërmetit ka pas goditje më të lehta, por për këdo që do t’i drejtohet qendrave adminsitrrative, duhet të jetë dikush aty t’i presë. Më pas adminsitratori dhe grupi i vlrësimit të ketë bërë raportimin, me foto dhe dosje. Duhet të jemi rigorozoë në kohë, dhe në procedura. Duhet të veprojmë me shpejtësi maksimale, dhe nesër të fillojë java me njerëzit e kontaktuar”, shtoi Veliaj.

Ai bëri të ditur se krahas qendrave sociale, Bashkia e Tiranës për të gjitha familjet që kanë nevojë për një strehim afatgjatë do të hap edhe konviketet e studentëve. “Duhet të vlerësojmë se cilat nga këto familje duhet të kenë nevojë për strehim afatgjatë. Unë isha tani te qendra sociale pashë një familje që kishte rastin e një personi të paralizuar, familjeve të tjera që ishin me shumë fëmijë. Nëse ekipi e vlerëson që është afatgjatë, të strehohen ose te qendrat sociale ose në një nga konviktet. Për nevojat bazë, higjienike dhe fjetje konviktet janë perfekt. Kryeministri ju bëri ofertën për në kavalishencë. Por kur njerëzve nga Durrësi u duket larg, imagjinoni sa u duket banorëve të Tiranës. Nëse u duket larg kavalishenca, kemi këtë plan në Qytet Studenti. Nuk e kemi problem, në raste unike që kemi, siç janë disa pallate, sa të merret një vendim, ne fare mirë mund t’i strehojmë te konviktet dhe banesat sociale. Një nga konviktet të pastrohet dhe të bëhet gati për ata që nuk u konvenon që të shkojnë në kavalishencë”, tha Veliaj.

Ndërkohë që për të gjithë fëmijët që ndjekin shkollat e Tiranës dhe që përjetuan panikun e ditës së djeshme, Veliaj bëri të ditur se pranë çdo shkolle do të vendosen punonjës social të posaçëm për të komunikuar me ta. “E kam të nevojshme që të gjithë punonjësit socialë, nesër do të duhet të kemi një kontakt që minimalisht të kalon në çdo klasë. Ndryshe e bën një prind i stresuar bisedën me fëmijët dhe ndryshe një punonjës i stabilizuar. Edhe sot lojërat për fëmijë i bëmë për t’u thënë fëmijëve që iku mbaroi. Dhe kjo është një nga arsyeja pse i bëmë lojrat. Ndoshta prindërit nuk na e kuptojnë këtë, por e gjithë literatura thotë, se pas një drame fëmijët duhet t’i rikthehen normalitetit, lojës fmëijëve. Nuk do të ketë shkollë në Tiranë ku nuk do të ketë një punonjës social për të bërë ndonjë bisedë me nxënësit, që të kuptojmë që shiko në jetën e gjithsecilit ka ndodhur, sepse ndodh gjithmonë”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj këkroi prej administratorëve dhe drejtorëve që të bëjnë dhe verifikimet e fundit në të gjithë institucionet arsimore nëse ato janë gati për vijimin e vitit shkollor këtë të hënë. Ai kërkoi prej tyre që në bashkëpunim edhe me Institutin e Ndërtimit të shikohen të gjitha ato çerdhe, kopshte apo shkolla që janë gati të hapin dyert nesër.
“Ku diku ka rënë bojleri, një raft apo kalorifer dueht të vazhdojë normalisht. Në vende, nëse kemi një rats që do verifikuar nga një teknik, shihni me Institutin e ndërtimit ose një konstruktor të çertifikuar dhe nëse deri në mëngjes kemi ndonjë institucion që nuk është gati, është më mirë të marrim edhe një ditë kohë, se sa të nxitohemi dhe të fillojmë shkollën. Deri nesër në mëngjes çdo drejtoreshë duhet të ketë një verdikt”, tha Veliaj, teksa nënvizoi se shkollat e reja nuk kanë pasur asnjë problem.

/a.r

Next Post
Krujë, bashkia bonus qiraje për familjet e dëmtuara nga tërmeti

Krujë, bashkia bonus qiraje për familjet e dëmtuara nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

October 8, 2026
“Lushnja e bën, Divjaka jo”, Mazniku replikon me Braçen pas kritikave për Territorialen! Deputeti i PS vë duart në kokë dhe i kthehet (VIDEO)

“Lushnja e bën, Divjaka jo”, Mazniku replikon me Braçen pas kritikave për Territorialen! Deputeti i PS vë duart në kokë dhe i kthehet (VIDEO)

October 8, 2026
Braçe ‘zapton’ Foltoren dhe Territorialen në Kuvend, kritika të forta Reformës e Maznikut, fjalim kundër shkrirjes së 15 bashkive! Kushi i jep vërejtje

Braçe ‘zapton’ Foltoren dhe Territorialen në Kuvend, kritika të forta Reformës e Maznikut, fjalim kundër shkrirjes së 15 bashkive! Kushi i jep vërejtje

October 8, 2026
Gjykata Kushtetuese: Arresti shtëpiak ndaj Berishës ishte i tejzgjatur

Dosja “Partizani”/ Berisha kërkoi heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja nuk merr vendim dhe shtyn seancën!

October 8, 2026
Burnham nga Berlini: Britania, e hapur që Gjermania t’i bashkohet programit të avionëve luftarakë GCAP

Burnham nga Berlini: Britania, e hapur që Gjermania t’i bashkohet programit të avionëve luftarakë GCAP

October 8, 2026
Durrësi mirëpret Bienalen e Artit Bashkëkohor, Rama jehonë lajmit: Sjellin artin bashkëkohor në 11 hapësira të qytetit!

Durrësi mirëpret Bienalen e Artit Bashkëkohor, Rama jehonë lajmit: Sjellin artin bashkëkohor në 11 hapësira të qytetit!

October 8, 2026
Zvicra arrin një fitore të ngushtë ndaj Islandës

Falsifikoi certifikatat e vaksinimit të COVID-19, Xhaka dënohet me gjobë të kushtëzuar: E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë!

October 8, 2026
“Opozita e prishi shansin për marrëveshje”- Klosi akuza PD-së dhe Berishës: Reforma do të kalojë, doni apo nuk doni ju!

“Opozita e prishi shansin për marrëveshje”- Klosi akuza PD-së dhe Berishës: Reforma do të kalojë, doni apo nuk doni ju!

October 8, 2026
U paraqit në SPAK, reagon Plarent Ndreca: Jam thirrur si person në dijeni për një hetim për persona të tretë

Gjyqtari është i pavarur edhe nga Gjykata

October 8, 2026
Murinjo s’ka rregulluar asgjë, Reali si ‘vullkan i fjetur’! Plas sërish grushti në stërvitjen e madrilenëve

Murinjo s’ka rregulluar asgjë, Reali si ‘vullkan i fjetur’! Plas sërish grushti në stërvitjen e madrilenëve

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com