• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj, kryebashkiaku që shëmbëllen me Trudeau dhe Macron, po transformon Tiranën

by Java News
20/08/2018 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër media ndërkombëtare i ka bërë jehonë transformimit që po pëson kryeqyteti shqiptar, Tirana. “FDI Magazine” që botohet si pjesë e prestigjiozes botërore “Financial Times” dhe që i kushtohet analizës së thellë të klimës së investimeve të huaja dhe të korporatave në shumë sektorë, ka botuar një artikull të veçantë për Tiranën, duke vënë theksin te ndryshimi që po pëson dhe ambicia e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj për të transformuar qytetin dhe jetën e qytetarëve. Artikulli i bën një biografi politike kryebashkiakut Erion Veliaj, ku thekson se ai “përfaqëson fytyrën më të freskët që Shqipëria dëshiron t’i tregojë botës dhe BE-së, drejt së cilit vendi po kërkon anëtarësim”, ndërsa nuk nguron ta cilësojë si një shëmbëlltyrë të dy prej liderëve karizmatikë botëror, siç është presidenti francez, Emanuel Macron dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

Autori evidenton në shkrimin e vet pikërisht ndërthurjen për rinovimin urban me projektet arkitekturore në zhvillim, si dhe një sërë sfidash që e kanë bërë qytetin më të pastër apo dhe më miqësor me natyrën. Gjithashtu në artikull theksohet se Tirana “u rendit në 10 vendet e para për t’u vizituar në Evropë në 2018 nga guida e udhëtimit “Lonely Planet” dhe mori një çmim në qershor 2018, për hapësirën më të mirë publike në Evropë nga Qendra për Kulturë Bashkëkohore e Barcelonës”.

Më poshtë artikulli i plotë:

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ambicien për të transformuar qytetin, duke e ditur se ç’është e mirë për kryeqytetin është e mirë edhe për Shqipërinë. Me të bisedoi Courtney Fingar

 

 

Përfytyroni një shartim mes Justin Trudeau dhe Emmanuel Macron, hipeni në një biçikletë dhe do të përftoni Erion Veliajn. Një ish deputet 39-vjeçar dhe ministër kabineti, Veliaj u bë kryebashkiak i kryeqytetit shqiptar, Tiranës, si pjesë e koalicionit të majtë që fitoi zgjedhjet vendore të 2015-ës. Ai përfaqëson fytyrën e freskët që Shqipëria dëshiron t’i tregojë botës – dhe Bashkimit Europian, ku kërkon të anëtarësohet.

 Një anëtar i Partisë Socialiste në pushtet, e kryesuar nga kryeministri reformator Edi Rama, Veliaj studioi në SHBA dhe në Britaninë e Madhe (ku mbrojti një diplomë pasuniversitare në integrimin evropian), si dhe kreu disa punë humanitare në vendet në zhvillim përpara se të kthehej në Shqipëri e t’i hynte politikës. Në vitin 2003, ai themeloi MJAFT!-in, një lëvizje politike protestuese.

 Rigjenerimi urban

Pasi fitoi një garë të fortë zgjedhore dhe në kontekstin e një klime politike kombëtare të nxehtë, Veliaj e gjeti veten nën trysni për të dhënë rezultate të shpejta. Kjo do të thotë të krijosh një fytyrë të re për qytetin që drejton: në Tiranë përparojnë një tufë me projekte arkitekturore dhe rigjenerimi urban dhe ka një fluks të aktivitetit ndërtues, përkundrejt nevojave më të zakonshme siç është pastrimi i qytetit, i cili nuk renditej mes qyteteve më tërheqëse apo më të jetueshëm në Europë. Por, kjo po ndryshon.

 Revista prestigjoze “Lonely Planet” e renditi Tiranën në 10 vendet e para për t’u vizituar në Evropë në 2018 dhe në qershor 2018 mori çmim për hapësirën më të mirë publike në Evropë, nga Qendra për Kulturë Bashkëkohore e Barcelonës. “Tirana nuk është moderne, as antike, por është ‘cool’, prandaj priremi të jemi të rinj dhe ‘cool’”, thotë Veliaj, të cilin e sheh rregullisht me biçikletë nëpër qytet. Pjesë e planit të tij për qytetin është që ta bëjë atë më të aksesueshëm e miqësor për çiklistët dhe këmbësorët.

 Po ashtu, ai i jep përparësi strehimit, përballë një fluksi qytetarësh që vjen në rritje. Qyteti po shtohet me një ritëm prej rreth 30,000 banorësh në vit: një kombinim i emigracionit në ardhje nga jashtë përzier me migrimin e brendshëm nga fshatrat ose qytetet më të vogla dhe rritjes organike demografike. Tirana është kryeqyteti më i ri në Evropë, me një moshë mesatare 27 vjeç.

 “Tirana është vendi ku duhet jetuar, jo vetëm për njerëzit që vijnë nga qytetet e dorës së dytë apo të tretë, por edhe studentët e rinj që vijnë këtu nga vendet fqinje. Pra, Tirana është kryeqyteti i gjithçkaje në Shqipëri: kultura, arti, muzika, financat, ekonomia, prodhimi, telekomunikacioni – dhe ne duam të vazhdojmë në këtë rrugë”, thotë Veliaj. “Shumica e kryetarëve të bashkive i druhen kësaj, sepse kanë frikë nga rritja demografike, por nëse nuk e ndal dot, atëherë është mirë ta përqafojmë atë”.

 Disa i tremben uljes së hapësirave të gjelbra në qytet për shkak të rritjes së zhvillimit, e ca të tjerë kundërshtojnë përpjekjet për të ulur numrin e makinave, por Veliaj argumenton: “Mund të kalojmë nëpër labirinthet e burokracisë, ashtu si në Londër apo në vende të tjera, ku krizat e strehimit janë kthyer në makthe. Ose do të duhet të ecim saktësisht me një plan urbanistik që lejon rritjen, por duke iu shmangur shtrirjes, pra duke synuar densitet me cilësi të lartë, ku njerëzit mund të përshkojnë deri 500 metra për të shkuar te berberi, te furra e bukës, në dyqanet ushqimore apo në klinikën e tyre shëndetësore”.

 Të numërosh vezët

I vetëdijshëm për kohën që ecën, kryebashkiaku ka një aplikacion që bën numërimin mbrapsht të ditëve deri në zgjedhjet e ardhshme vendore në vitin 2019.

“Një këngë e Rolling Stones thotë: “Koha është në anën tone”, – jo, koha nuk është në anën tonë, koha vetëm ecën”, thotë ai. “Ne duhet ta shohim këtë si një urgjencë të shëndetshme; kur më pyesin cila është metafora e bashki, unë u them se kjo bashki duhet të funksionojë si një “pulë”. Një pulë që duhet të bëjë një vezë çdo ditë, ndonjëherë dy, tre, por çdo ditë ne duhet të bëjmë diçka. Publiku duhet të shohë të paktën një gjë që nuk ka ndodhur dje; kjo u jep njerëzve ndjesinë e përparimit, por gjithashtu edhe një ndjenjë shprese”.

 Sa i përket urgjencës për ta kthyer qytetin në një kryeqytet modern europian: “E quaj obsesion… një obsesion i shëndetshëm”, – qesh Veliaj. Dhe me këtë ai përfundon intervistën duke hipur në biçikletën e tij, për të vizituar një nga kantieret e radhës. /ma.me

Next Post
I ndau lufta, nënë e bir bashkohen sërish pas 68 vitesh

I ndau lufta, nënë e bir bashkohen sërish pas 68 vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In