• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj krah legjendave të Tiranës, Partizanit dhe Dinamos, thumbon Dukën: Kush e ka punë kryesore sportin, duhet të kishte bërë më shumë

by A R
21/01/2022 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bëri bashkë dje të gjithë emrat më të shquar të futbollit shqiptar, që kanë shkruar historinë me fanellat e Partizanit, Tiranës dhe Dinamos, të cilët u rikthyen në fushën e blertë për të risjellë edhe njëherë emocionet e derbeve të Kryeqytetit.

Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Tiranës, Veliaj u shfaq në krah të legjendave të futbollit kryeqytetas dhe tha se do të vijojë ta mbështesë sportin me investime dhe premio në bazë të rezultateve të arritura.

“Mezi pres që këtë vit, kur Tirana mban titullin e Kryeqytetit Europian të Rinisë, të shtojmë investimet në sport. Vërtet kemi caktuar një premio çdo vit – Tirana mori 150 mijë euro vjet sepse fitoi kampionatin – por, duke qenë se qyteti është rritur, edhe Dajti, Farka, Kashari e shumë skuadra të tjera meritojnë të mbështeten dhe ne do të investojmë në bazë të rezultateve që sjellin. Tirana është e të gjithëve! Taksa paguajnë të gjithë – skuadrat, dashamirësit apo edhe ata që nuk luajnë fare e nuk janë tifozë – e për sa kohë që është e të gjithëve, do duhet që skuadrat t’i shpërblejmë në bazë të kupave që sjellin, ashtu siç po bëjmë me Sport Klub Tiranën”, tha Veliaj.

Ndërkaq, ai thumboi edhe Presidentin e FSHF-së, Armando Dukën, për të cilin tha se duhet të kishte investuar më shumë për sportin.

“Ne do të bëjmë tonën, edhe pse sporti nuk është gjëja jonë kryesore dhe ndoshta, ata që e kanë punë kryesore sportin, duhet të kishin bërë më shumë. Tirana është gjysma e popullsisë, është gjysma e ekonomisë dhe nuk mund të jetë bashkia e vetme që merret edhe me peshëngritjen, kërcimin së gjati, atletikën dhe futbollin. Por, ne do të bëjmë pjesën tonë dhe do e qajmë”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë bëri të ditur se do të vijojë puna për rikthimin e terreneve sportive për t’ia rikthyer ato komunitetit.

“Sapo hapëm “Fahrie Hotin”, kemi bërë një punë fantastike me fushën e Laprakës, që u desh ta shpronësonim e t’ia kthenim prapë djmeve dhe vajzave të Laprakës. Të njëjtën gjë po bëjnë edhe investimet private, me të cilat po bashkëpunojmë. Redi Jupi ka investuar këtu, kurse ne po ndihmojmë me rrugën, për të lidhur dritat apo ujin, e gjithë nevojat e tjera”, nënvizoi Veliaj.

Kupa e turneut u fitua nga ekipi i Dinamos, ndërkohë vlerësime mori dhe Tirana dhe Partizani.

/a.r

Next Post
“Bashkë me PM dhe Ylli Limanin…”/ Einxhel i bën kërkesën e veçantë Dj Dagz-it

“Bashkë me PM dhe Ylli Limanin...”/ Einxhel i bën kërkesën e veçantë Dj Dagz-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com