• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miratohet kompensimi i naftës për transportin publik, masa nis zbatimin nga muaji mars

by A R
13/05/2026 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi pas mbledhjes së sotme të qeverisë, se u miratuan disa akte të rëndësishme të ministrisë që ai drejton, duke u ndalur veçanërisht te masat e subvencionimit për transportin publik.

Ai theksoi se kjo është një masë e ndërmarrë në kuadër të krizës së hidrokarbureve, për të lehtësuar barrën e kostove për transportin qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas.

Ai bëri të ditur se rreth një muaj më parë ishte zhvilluar një takim me shoqatat e transportit, përfaqësuesit e bashkive dhe Ministrinë e Ekonomisë, ku u dëgjuan problematikat e sektorit.

“Në atë kohë i dhamë fjalën që do të kishim një masë subvencionuese, ashtu siç bëmë edhe në vitin 2022, dhe sot kemi miratuar një subvencion prej 50 lekësh për litër për të gjitha shoqëritë e transportit”, deklaroi ministri.

Karakaçi e cilësoi këtë vendim si një lajm të mirë për operatorët e transportit dhe qytetarët, duke theksuar se masa do të nisë zbatimin që prej muajit mars, kur u ndjenë edhe efektet e para të krizës së çmimeve.

“Ne u angazhuam në atë takim me grupet e interesit të transportit që kjo masë subvencionuese do të fillonte nga muaji mars, dhe sot e kemi bërë realitet”, u shpreh ai.

Ky vendim, sipas ministrit, synon të lehtësojë barrën e kostove për transportin qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas, duke siguruar që shërbimi publik të mbetet i qëndrueshëm dhe i përballueshëm për qytetarët.

Next Post
Atentati ndaj Metës në Lushnje, dëshmitarët në GJKKO: Autori i qëlloi nga afër. Të plagosurin e dërguam ne në spital

Atentati ndaj Metës në Lushnje, dëshmitarët në GJKKO: Autori i qëlloi nga afër. Të plagosurin e dërguam ne në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

Brukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!

September 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

EMRAT/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me rreth 21 vite burg në total për dy anëtarët e grupit të trafikut të drogës

September 30, 2026
Emri/ Ndryshime në SHISH: Lirohet nga detyra Inspektorja e Përgjithshme, ja kush emërohet

Kush e shkatërroi shërbimin sekret?

September 30, 2026
Republika popullore e protestës

Kuvendi, teatri politik ku qytetari paguan faturën

September 30, 2026
Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

September 30, 2026
Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

September 30, 2026
Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

September 30, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

Një hap drejt vendosjes së normalitetit juridik

September 30, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Çupi për ndryshimet në Kod: Kemi jetuar si në komunizëm, kush shkonte në SPAK konsiderohej fajtor

September 30, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Specialja pranon pjesërisht kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve, shtyn afatin për apel deri më 27 nëntor

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com