• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Kemi rritur cilësinë dhe kapacitetin e kopshteve

by A R
27/07/2016 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkon në 12 numri i kopshteve të rikonstruktuara në pak muaj në Tiranë, që ofrojnë kushte dhe standarde më të mira për fëmijët. Bashkia e Tiranës, falë ndihmës së donatorëve, ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të kopshtit Nr. 52 në Njësinë Administrative Nr. 5 në Tiranë. Punimet e realizuara në këtë kopsht u inspektuan nga afër nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se veç cilësisë, këtij kopshti i është rritur edhe kapaciteti i fëmijëve që mund ta frekuentojnë.

“Ky kopësht ndodhet në njësinë më të populluar të Tiranës dhe duhet të kuptojmë se sa më e madhe është njësia, aq më e madhe është nevoja për hapësira të tilla. Më vjen mirë që jo vetëm këtij kopshti i kemi shtuar kapacitetin, jo vetëm kemi modernizuar ambientin e kuzhinës, atelieve, këndin e lojërave, të ngjashëm me këndet që po ndërtojmë pranë çdo kopshti, por mbi të gjitha kemi përmirësuar shërbimin për fëmijët”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai theksoi se Bashkia është e vendosur që të mbajë premtimin se kur të nisë sezoni i ri shkollor dhe fëmijët të jenë kthyer nga pushimet, t’i gjejnë të gjitha kopshtet e kryeqytetit të rikonstruktuara dhe me ambiente të reja, që ofrojnë shërbim më të mirë dhe më të sigurt. “Ky është kopshti i 12-të, nga 23 kopshte që po rikonstruktohen totalisht kësaj vere dhe më vjen mirë që jemi më shumë se në gjysmën e rrugës. Besoj se deri në fund të pushimeve, do të kemi mbaruar edhe me 11 kopshtet e tjera”, u shpreh Veliaj. Ai siguroi prindërit që për arsye të ndryshme do u duhet të punojnë edhe gjatë muajit gusht, se kopshtet e Tiranës do jenë të hapura për të pritur fëmijët edhe gjatë kësaj periudhe. “Pavarësisht se tradita thotë se kopshtet mbyllen gjatë muajit gusht, ne do t’i mbajmë hapur, në mënyrë që prindërit që i janë kthyer punës në gusht të kenë ku t’i çojnë fëmijët”, theksoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se falë ndërhyrjeve në investime të bashkisë dhe përkushtimit të trupës së edukatorëve është rritur dhe kërkesa e prindërve për të çuar fëmijët e tyre në kopshtet publike. “Kemi pasur një fluks të jashtëzakonshëm kërkesash dhe aplikimesh për kopshtet e çerdhet tona, por ndonjëherë bashkë me suksesin vjen edhe problematika se sot kemi 11 aplikime për një vend. Ky është lajm i mirë sepse do të thotë që publiku ka fituar besimin tek institucionet që menaxhohen nga bashkia”, tha kryetari Veliaj. Por, sipas tij, kjo është edhe një përgjegjësi më e madhe për Bashkinë që të sigurojë më shumë mundësi për fëmijët.

“Nga ana tjetër, kjo është një sfidë, pasi na duhet të rrisim ndjeshëm kapacitetet, ndaj kemi marrë edhe një vendim, që të gjitha lejet për ndërtim që do të jepen në qytetin e Tiranës gjatë këtij mandati do të shoqërohen edhe me infrastrukturë sociale, pra kopshte, çerdhe, shkolla sepse nuk mund të vazhdojmë më, ku i gjithë ndërtimi zaptohet vetëm nga ndërtesat tregtare dhe shumë pak për përdorim të qytetarëve, sidomos për kopshtet e çerdhet”, tha ai.

Në kopshtin “Mickey Mouse” janë bërë një sërë ndërhyrjesh të brendshme dhe të jatshme, duke filluar nga riparimi i dritareve, dyerve, zëvendësimi i xhamave, etj. Gjithashtu, janë bërë ndërhyrje për korrigjimin e këndeve të suvatimit, punime hidraulike dhe në ndriçim. Sa i përket punimeve të jashtme, është ndërhyrë në fasadë, është montuar sistemi tubave të shkarkimit, duke i dhënë zgjidhje problemit të ruajtjes nga lagështira. Po ashtu, janë krijuar puseta për mbledhjen e ujërave sipërfaqësorë të të gjithë sheshit, duke zgjidhur kështu një nga problemet më të mëdha në kopshtin nr. 52.

 

Next Post

Ndodh në Tiranë / Vajzën e nxjerrin prej flokësh nga parukeria (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

October 21, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

October 21, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Të gjithë të kënaqur me protestën!

October 21, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Surpriza në dashuri, para dhe ndryshime të mëdha! Horoskopi për sot nga Jorgo Pulla

October 21, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

“Rrebeshe shiu, por temperaturat janë të ngrohta”, si do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme

October 21, 2026
Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

October 21, 2026
Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

October 21, 2026
Agjencia Getty Images shpall falimentin

Agjencia Getty Images shpall falimentin

October 21, 2026
Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

October 21, 2026
SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin

SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In