• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

by Eduard Zaloshnja
21/10/2026 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në pranverën e vitit 2018, sheshet e Armenisë u shndërruan në skenën e një ndryshimi të thellë politik. 42-vjeçari Nikol Pashinyani, një ish-redaktor gazete dhe kryetar i një partie të vogël me vetëm 4 mandate parlamentare (nga 105 gjithsej), udhëhoqi protesta paqësore që e detyruan udhëheqësin e çimentuar të asaj kohe të jepte dorëheqjen. Më 8 maj 2018, parlamenti zgjodhi Pashinyanin si kryeministër, duke përmbyllur një rrotacion kryesisht paqësor të pushtetit, i cili u mbiquajt “Revolucioni i Kadifenjtë” i Armenisë.

Shkaku i drejtpërdrejtë i protestave ishte kalimi i 64-vjeçarit Serzh Sargsyanit nga posti i presidentit në atë të kryeministrit. Pasi kishte qenë president për një dekadë, Sargsyani u bë kryeministër më 17 prill 2018 (ndryshimet kushtetuese të miratuara në vitin 2015 ia kishin dhënë kompetencat kryesore postit të kryeministrit). Për kundërshtarët e Sargsyanit, rokada e posteve përfaqësonte një përpjekje për të ruajtur pushtetin, pavarësisht kufizimit të mandateve presidenciale.

Pakënaqësia e qytetarëve shkonte përtej së ardhmes politike të një individi. Zemërimi ndaj korrupsionit, favorizimeve politike dhe mundësive të kufizuara ekonomike u dha protestave mbështetje më të gjerë. Pashinyani premtonte ta sfidonte një sistem të tillë, në të cilin ndikimi politik dhe privilegjet ekonomike ishin të lidhura ngushtë. Mesazhi i tij ndihmoi që kundërshtimi ndaj Sargsyanit të shndërrohej në një kërkesë më të gjerë për ndryshim.

Arma më e fortë politike e Pashinyanit ishte mobilizimi i vazhdueshëm qytetar. Demonstruesit mbushnin plot e përplot sheshin qendror gjigand të Jerevanit dhe marshonin nëpër kryeqytet, duke e vënë qeverinë nën trysni. Kërkesat e protestës përqendroheshin te reformat e brendshme politike-ekonomike.

Përballja arriti një pikë kthese më 22 prill, kur bisedimet mes Pashinyanit dhe Sargsyanit dështuan. Pashinyani u ndalua nga policia, por demonstratat vazhduan. Të nesërmen, Sargsyani dha dorëheqjen, duke u dorëzuar ndaj forcës së lëvizjes protestuese. Një rend politik që dukej i rrënjosur thellë u dorëzua përballë trysnisë së protestave.

Sidoqoftë, dorëheqja e Sargsyanit nuk e bëri automatikisht Pashinyanin kryeministër. Partia Republikane ende kontrollonte bindshëm parlamentin, dhe më 1 maj, e bllokoi përpjekjen e tij të parë për t’u zgjedhur kryeministër. Pashinyani u përgjigj duke bërë thirrje për rifillimin e protestave. Protestuesit bllokuan rrugët kryesore (përfshirë edhe ato që të çonin drejt aeroportit të Jerevanit), duke dhënë sinjalin se lëvizja do të vazhdonte deri në kalimin e pushtetit tek Pashinyani.

Zgjidhja erdhi më 8 maj. Me mbështetjen edhe të jo pak deputetëve të mazhorancës, Pashinyani fitoi votimin parlamentar me 59 vota pro dhe 42 kundër. Më pas, Presidenti Sarkissian e emëroi zyrtarisht kryeministër. Kështu, ardhja e tij në pushtet ndërthuri trysninë e një lëvizjeje masive protestash me procedurën kushtetuese për zgjedhjen e kreut të qeverisë.

Pashinyani e forcoi pozitën e tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 9 dhjetorit 2018. Aleanca e tij, “Hapi im”, siguroi rreth 70.4% të votave, duke e shndërruar suksesin e lëvizjes së protestave në një mandat të fuqishëm elektoral.

Ndryshimi politik në Armeni në vitin 2018 tregoi se mobilizimi i vazhdueshëm qytetar mund ta detyronte një parti të konsoliduar në qeverisje të dorëzonte pushtetin. Megjithatë, për Pashinyanin, marrja e detyrës ishte vetëm fillimi: sfida e radhës ishte që t’i kthente premtimet për ndryshim politik në qeverisje të mirë…

Next Post
VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

VIDEO / "Çmendet" policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

“Na ke borxh”, kërcënuan 28-vjeçarin dhe i morën dy makina, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim shoku i tij

October 21, 2026
Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

October 21, 2026
Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

October 21, 2026
Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

October 21, 2026
VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

October 21, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

October 21, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Të gjithë të kënaqur me protestën!

October 21, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Surpriza në dashuri, para dhe ndryshime të mëdha! Horoskopi për sot nga Jorgo Pulla

October 21, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

“Rrebeshe shiu, por temperaturat janë të ngrohta”, si do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme

October 21, 2026
Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In