• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Jemi kthyer në etalon të ndryshimit në rajon; Sot nuk gjen dhoma të lira nga turistët e shumtë

by Java News
29/06/2024 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nga të fundit në rajon, jemi kthyer në shembull të ndryshimit”. Kjo ishte deklarata e Drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj gjatë takimit me sturkturat socialiste të Rrogozhinës. Veliaj u shpreh se ndihet krenar për të gjitha punët e mira që po bëhen gjatë kësaj dekade të qeverisjes së vendit nga PS-ja.

“Kudo ku shkon sot, e kupton sa shpejt është zhvilluar Shqipëria. Takon njerëz që thonë se po planifikojnë pushimet e tyre në Shqipëri. Më bën krenar që, gjithë ky zhvillim, e gjithë kjo jehonë për qarkun e Tiranës, për Republikën e Shqipërisë, për të gjitha punët që po ndodhin në vendin tonë, kanë ardhur në këtë dekadë nga Partia Socialiste. Nëse krahasophemi me fqinjët tanë, ne jo vetëm që i kemi tejkaluar, por çdo ditë bëhemi shembull edhe për ata, që na shohin se si mund të zhvillohet një vend shpejt, si mund të transformohet qyteti. Dje në Sarajevë, gjysma e ministrave që takova po planifikonin pushimet e tyre në Shqipëri. Shumica e bashkive aty duan të vijnë në Tiranë, të shikojnë Qarkun e Tiranës, se si janë bërë çerdhet, kopshtet, shkollat e reja, si ka ardhur ky zhvillim. Sot nga të fundit në rajon, jemi bërë etalon”, nënvizoi ai.

Duke u ndalur tek investimet e reja, Veliaj theksoi se ka ikur koha kur qeveria bllokonte punët e bashkisë, dhe tashmë po punohet kudo me standarde të larta.

“Koha kur qeveria bllokonte bashkitë, kur bashkitë mbushnin autobusët për t’i çuar te teatri për të protestuar, koha kur këta që digjnin gomat, digjnin Republikën e Shqipërisë, lavdi Zotit është një kohë e kaluar. Sot jetojmë në një kohë kur ne duhet të flasim gjithmonë e më shumë se si t’i fuqizojmë këto realitete. Ndaj, m’u bë zemra mal teksa dëgjoj që rruga e Vilë Bashtovës është pjesë e investimit. Teksa shikoj skelerinë që, edhe pallatet e vjetra të kohës së kaluar komuniste, pallate që janë bërë në kushte rrethanore, me mjete të varfra, me teknikë shumë primitive, sot po përforcohen dhe po vishen me kapotë për efiçencën energjetike. E njëjta gjë që po ndodh në qendër të Tiranës, po ndodh edhe në qendër të Rrogozhinës”, tha ai.

Drejtuesi politik i PS preku edhe çështjen e turizmit që vitet e fundit ka njohur një bum.

“Kur ne punojmë, kur fokusohemi te puna, vetëm ashtu shkojnë gjërat përpara. Kur mendoj se në 2024, ne nuk gjejmë dot dhoma për miq në Spille, në një bregdet që është transformuar totalisht, që pastrohet rregullisht nga Bashkia, që frekuentohet nga turistët, kur mendoj këto halle, them të tilla halle paçim. Ndërkohë, në 2011 kishim halle se vriteshin njerëzit në Bulevard, kishim halle se duhet të shkoje në grevë urie për të drejtën e votës, kishim halle të socialistëve që rrëmbente SHIK-u, kishim halle të qyteteve që i gjetëm të falimentuar, kishim halle të hapësirave urbane, se i gjetëm me plehrat mullar”, deklaroi Veliaj./m.j

Next Post
Fillojnë përballjet me eliminim direkt, titullarët e Zvicër-Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë

Fillojnë përballjet me eliminim direkt, titullarët e Zvicër-Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

November 5, 2026
Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In