• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inspekton urbanët: Linja e Kasharit ideale, kemi ende shumë për të bërë

by A R
31/01/2017 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të riorganizimit të shërbimit për transportin urban, Bashkia e Tiranës ka nisur inspektimin e të gjitha linjave të autobusëve për të kontrolluar cilësinë e shërbimit që u ofrohet qytetarëve. Sot, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi të inspektojë linjën e re të Kasharit, e cila i është shtuar së fundmi linjave të transportit publik në qytet, duke ndikuar në përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së shërbimit krahasuar me vitet e mëparshme.

Për rreth 70 minuta, Veliaj udhëtoi përgjatë gjithë linjës, e cila u vjen në ndihmë banorëve që jetojnë në disa nga zonat më të populluara të kryeqytetit, si zona e Kasharit, e Yzberishtit, dhe zona rreth Unazës së Re. Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se krahasuar me vitet e mëparshme, transporti publik në kryeqytet ka pësuar një transformim të thellë, si përsa i përket pajisjes me autobusë të rinj, ashtu edhe përmes shtimit të linjave të reja.

“Pata mundësinë të udhëtoj për 1 orë e 10 minuta në linjën unazore të Kasharit, e cila i shërben një pjese të re të Tiranës, që më parë ishin pjesë e ish-komunës. Më parë çmimi i biletës ka qenë 50 lekë, kurse sot është 40 lekë; më parë as aboneja nuk njihej, kurse sot qytetarët mund të udhëtojnë me abone. Për ata që jetojnë në Kashar, Yzberisht, në zonën e Astirit apo rreth Unazës së Re kjo linjë është ideale, me autobusë të rinj dhe me cilësi shumë më të mirë. Duke qenë se e provova vetë e në mënyrë rastësore udhëtova në disa prej autobusëve të kësaj linje, mund të dëshmoj se shërbimi është si dita me natën, krahasuar me ku kemi qenë”, tha ai.

Veliaj deklaroi se përmirësimet në transportin publik do të vijojnë dhe njoftoi nisjen e zbatimit për herë të parë në Shqipëri të biletës elektronike, ndërsa garantoi për një shërbim dinjitoz për të gjithë ata që zgjedhin të udhëtojnë me autobusë. “Këtë vit do të kemi përmirësime përsa i përket biletës elektronike. Por, si fillim, kemi shtuar këtë linjë të re dhe kemi hequr disa linja rurale, të cilat kishin autobus më të këqij, shërbim më skandaloz e çmim më të lartë të biletës, ndërsa sot kanë një biletë 20 për qind më të ulët, një shërbim shumë herë më dinjitoz, me autobusë ku kondicioneri punon e me sedilje të rregullta”, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj tha se gjatë gjithë këtij muaji do të ketë disa inspektime të rastësishme në të gjitha linjat e Tiranës, për t’u siguruar që në qytetin e Tiranës ofrohet i njëjti shërbim. “Kemi përmirësim, por kemi ende shumë punë për të bërë, ky është vetëm fillimi”, theksoi Veliaj.

Drejtori i Transportit dhe Trafikut Rrugor në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavija, theksoi se linja e Kasharit ofron tashmë një shërbim më cilësor, më të lirë, por edhe më të shpejtë, ndërsa bëri të ditur se në orët e pikut frekuenca e autobusëve urbanë shkon në çdo 7 minuta.

Në maj të vitit 2016, Këshilli Bashkiak i Tiranës mori vendimin për riorganizimin e shërbimit të transportit qytetas. Ky vendim parashikonte që zonat e urbanizuara, pra 13 njësitë e reja administrative që iu bashkuan qytetit të Tiranës me ndarjen e re territoriale, të përfshiheshin me shërbimin e transportit qytetas. Kështu, në Tiranë janë shtuar katër linja të reja autobusësh, si dhe janë zgjatur disa prej linjave ekzistuese. Procesi i riorganizimit të shërbimit të transportit qytetas është duke vijuar.

Next Post
Prokuroria kërkon 10 vite burg për Andrea Memollarin

Aksidentoi për vdekje sportisten Dhurata Prifti, 6 vite burg për Memollarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com