• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inspekton punimet në pallatet e reja në Kombinat: Në 2025 mbyllim rindërtimin; kur lejohemi të punojmë, bëjmë gjëra të mrekullueshme

by Java News
13/04/2024 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet për projektin transformues në zonën e Kombinatit. Lagjja e re në këtë zonë do të ofrojë kushte të përshtatshme dhe bashkëkohore për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, duke shërbyer, po ashtu, si një qendër urbane me apartamente cilësore, objekte arsimore etj. Veliaj u shpreh besimplotë se 2025 do të jetë viti kur do t’i jepet fund problematikave që shkaktoi kjo fatkeqësi natyrore në kryeqytet, duke shtuar se projekti do të sjellë një ringritje cilësore për zonën e Kombinatit.

“Qëllimi është të bëjmë një punë për së mbari! Na duhet që të shkojmë te mbi 1 mijë apartamente për ta mbyllur përfundimisht historinë e tërmetit dhe për t’u siguruar që viti buxhetor 2024-2025 është viti kur ne i japim fund një prej dramave më të mëdha, të cilën nuk e shkaktoi qeveria e bashkia, por natyra dhe mënyra si tërmeti solli shumë dëmtime. Pyetja është: jo si rrëzohemi, por sa shpejt dhe si ngrihemi. Në kohë rekord prej 5 vitesh dhe me një ngritje cilësore, me këto apartamente nuk fillon vetëm një shtëpi e re, fillon një jetë e re, një komunitet i ri dhe një lagje e re për Kombinatin tonë”, tha Veliaj.

Për kryebashkiakun, ky projekt është produkt i politikës së mirë dhe bashkëpunimit, me qëllimin për të realizuar punë dhe projekte konkrete në funksion të komunitetit. Ai falenderoi qytetarët për besimin dhe u bëri thirrje të mos lejojnë të përdoren nga politika e vjetër që, sipas tij, krijon vonesa të pafalshme. Sipas kreut të Bashkisë, zhbllokimi i procedurave gjyqësore dhe barrierave politike ka mundësuar realizimin në kohë rekord të projektit.

“Ka një vit e gjysmë që kur u zhbllokuan ato gjyqe të mallkuara, kur na ‘ziheshin duart dhe këmbët’ me parti politike, që nuk kanë bërë ndonjë punë në jetë, përveçse të pengojnë të tjerët. Kur ne lejohemi të punojmë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme dhe shumë shpejt. Kjo është diferencë shumë e madhe mes dy botëve dhe mes dy mënyrave si e shohim politikën. Disa e shohin si mjet për bllokim, ne të tjerët e shohim si mjet për të bërë punë. Kjo është arsyeja pse Kombinati na votoi mbi 60% dhe kjo është arsyeja pse në kohë rekord, prej asaj vote u prodhua një rezultat kundër asaj politike të vjetër. Kur shikon Ilir Metën që vjen dhe proteston te Bashkia e Tiranës, duke puthur duart e atyre që bllokonin punimet, duhet të kujtojmë një gjë: Jargët e Ilir Metës do thahen, ndërsa këto pallatet këtu, do mbeten”, u shpreh Veliaj.

Ai vuri në dukje se projekti synon të realizohet me standardet më cilësore të infrastrukturës, ashtu si në çdo punë të projektuar nga Bashkia e Tiranës. Pas përfundimit të kolaudimeve dhe infrastrukturës bazike do të hidhet shorti publik për përzgjedhjen e njësive të reja të banimit, në objektet e ndërtuara në këtë zonë, siç është bërë më herët në rastin e banesave tek lagjja “5 Maji”.

“Ne do bëhemi gati të hedhim shortin. Unë do pres 10-12 ditë, le të themi dy javë, që ju të mbaroni me kolaudimet, kolektorët, me lidhjet me ujërat e zeza, ujërat e bardha, ujërat e shiut. Pra, të mbaroni me gjithë infrastrukturën bazike, të hapim dy kampuset e para. Nëse shikoni, nuk dallon fare nga “5 Maji”. Në mos them që në çdo ndërtesë mësojmë diçka dhe bëjmë diçka më mirë se ndërtesa paraprake. Siç kemi bërë me shkollat, shkolla ‘Kosova’ ishte më e mira, pastaj ‘Partizani’ dhe ‘Samiu’ edhe më mirë”,theksoi Veliaj.

Zona e re që po ndërtohet në Kombinat do të garantojë zhvillim të qëndrueshëm dhe strehim të përshtatshëm të banorëve të prekur. Në këtë zonë janë parashikuar të ndërtohen objekte banimi me 6 dhe 8 kate. Zona do të ketë sheshe urbane ndërthurur me banesa, pedonale dhe rrugë për biçikleta, ndërkohë që ndërtimi i banesave do të jetë i gërshetuar edhe me ndërtimin e objekteve arsimore./m.j

Next Post
Trishtuese/ U godit me thikë gjatë sulmit në qendrën tregtare, ndërron jetë 38-vjeçarja: Si arriti të shpëtojë fëmijën 9 muajsh

Trishtuese/ U godit me thikë gjatë sulmit në qendrën tregtare, ndërron jetë 38-vjeçarja: Si arriti të shpëtojë fëmijën 9 muajsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

October 27, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

October 27, 2026
Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

October 27, 2026
Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

October 27, 2026
Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

October 27, 2026
Pas më shumë se tre vitesh, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike me Putin

Pas më shumë se tre vitesh, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike me Putin

October 27, 2026
U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave

Vrasja e Arlinda Zekajt, mes debateve të forta, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën

October 27, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Detaje nga krimi në Shkodër: Taulant Hoti u qëllua me armë zjarri teksa po pinte kafe, pamje nga vendngjarja

October 27, 2026
Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In