• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inspekton hapësirat e tezgave në tregjet e Tiranës: Respektoni distancat gjatë blerjeve

by Java News
28/03/2020 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sot, në të gjithë tregjet e Tiranës ka nisur zbatimi i rregullave të reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID 19. Bashkia e Tiranës është kujdesur që të respektohet ndarja e të gjitha tezgave në tregjet e lagjeve, në mënyrë që qytetarët të mos jenë të gjithë të grumbulluar në një pikë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi disa prej tregjeve në kryeqytet, si ai tek Rr.4 Dëshmoret – Pazari i Ri dhe tregu privat tek Xhamlliku, sheshi “Simon Peres”, ku krahas distancimit të tezgave, gjithashtu janë marrë të gjitha masat që tregjet të kenë hyrje dhe dalje të veçanta për të shmangur në maksimum grumbullimin e qytetarëve.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se gjithnjë e më shumë qytetarët po sensibilizohen për të ruajtur distancën në tregje, ndërsa vlerësoi edhe nismën e qeverisë për të lejuar daljen vetëm me autorizime të një personi në familje për tëbërë blerjet.

“Ishin ato ditët e para që njerëzit blinin sikur nuk do hapeshin nesër, por kur e panë që tregjet janë hapur përditë, janë bërë pak më normale gjërat. Duhet me fol edhe me shoqërinë tjetër që janë tregtarë, duhet të bëjmë një tezgë po, një tezgë jo. Jo ngjit. Të ruhet distanca. Tani kanë filuar edhe këto lejet, secili merr lejen thjesht online, vetëm me numrin e kartës dhe menjëherë ta jep në ekran. Kështu që, edhe njerëzit do të lirohen pak”, tha Veliaj.

Në zbatim të porosive të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, shërbimet e Policisë Bashkiake së bashku edhe me shërbime të tjera të Bashkisë së Tiranës, morën masa në disa nga tregjet e qytetit, për të garantuar distancat e sigurisë dhe radhat ndërmjet blerësve.

Ndërkaq, që në orët e para të mëngjesit, Bashkia e Tiranës ka dezinfektuar edhe tregjet publike.

Grupet e punës të ngritura nga bashkia po kryejnë dezinfektimin e çdo tregu në Tiranë me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID 19. Aksioni është shtrirë jo vetëm në tregjet pranë qendrës, por edhe në periferi.

Paralelisht, botet me solucion special bëjnë dezinfektimin e rrugëve të kryeqytetit ndërsa makina të posaçme hedhin dezinfektues në ajër.

Next Post
VIDEO/ Del natën rrugëve të Londrës dhe pështyn dorezat e makinave, veprimi i frikshëm i të infektuarit me Covid-19

VIDEO/ Del natën rrugëve të Londrës dhe pështyn dorezat e makinave, veprimi i frikshëm i të infektuarit me Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Trafikuan 2.4 ton marijuanë dhe 475 kg kokainë, SPAK dërgon për gjykim Rexhep Rrajën dhe 16 të tjerë

October 27, 2026
Aksident në “Bypassin” e Fierit, makina del nga rruga, plagoset drejtuesi!

INSTAT: Në nëntë muaj, aksidentet u rritën me 6%

October 27, 2026
Britania e Madhe hap diskutimin për lëvizjen e lirë me BE-në, vendimi pas samitit të nëntorit

Britania e Madhe hap diskutimin për lëvizjen e lirë me BE-në, vendimi pas samitit të nëntorit

October 27, 2026
Paketa fiskale 2027, ulet në 6% TVSH për ushqimet e shportës! Ndryshojnë tatimi për të ardhurat dhe taksat për bizneset

Paketa fiskale 2027, ulet në 6% TVSH për ushqimet e shportës! Ndryshojnë tatimi për të ardhurat dhe taksat për bizneset

October 27, 2026
Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

October 27, 2026
Rruga e Ndroqit, firmoset kontrata për 9 kilometra, financim edhe për segmentin drejt Durrësit

Rruga e Ndroqit, firmoset kontrata për 9 kilometra, financim edhe për segmentin drejt Durrësit

October 27, 2026
Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

October 27, 2026
Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

October 27, 2026
Netanyahu: Do të tregoj të vërtetën mbi veprimet e Izraelit në Kombet e Bashkuara -

Zgjedhje vendimtare në Izrael, Netanyahu në provë, pjesëmarrje rekord: Qeverisë i ka ardhur fundi

October 27, 2026
Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In