• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj e Rama në Parkun e ri të Liqenit të Paskuqanit: Tirana dhe Kamza rriten si dy anë simetrike buzë lumit, dikur plot me plehra por sot me 7 ura

by A R
08/11/2022 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren Bora Muzhaqi, ishin sot në Parkun e ri të Liqenit të Paskuqanit, u shpreh se Tirana dhe Kamza nuk ndahen më sot nga një lumë i mbushur me plehra, si dikur, falë zhvillimit dhe investimeve nga bashkia dhe qeveria.

“Jam shumë i lumtur që jemi këtu, bashkë me kryeministrin, në këtë tur në Paskuqan dhe Kamëz. E kemi nisur me disa takime, por qershia mbi tortë është gjithmonë takimi me të rinjtë. Tirana dhe Kamza rriten si dy anë simetrike buzë lumit, në një lumë që dikur ishte i mbushur me plehra dhe na ndante, por tani po ndërtojmë 7 ura, me ndihmën e Edit dhe një punë të Bashkisë së Tiranës, që na bashkojnë mbi një lumë jo më të pistë, por një lumë të pastër,” tha Veliaj.

“Kur e kam filluar unë punën si aktivist dhe angazhohesha në skuadrën e Edi Ramës, – kanë qenë zgjedhjet e vitit 2011, – një nga idetë vizionare ishte se si Bulevardi i Tiranës, nga një copë e qytetit që e ndante lumi, të kishte mundësi të vazhdonte në anën tjetër, të kishte mundësi që dy parqet, Parku i Madh i Liqenit të Tiranës dhe parku i Paskuqanit të bashkoheshin. Asnjëherë nuk është vonë për t’ju kthyer pas një ideje të mirë. Jam shumë krenar që ajo ide e Edit në atë kohë, sot po bëhet realitet,” kujtoi kryebashkiaku.

Veliaj tha gjithashtu se ashtu si Parku i Liqenit të Tiranës që sot është i tejmbushur me pemë edhe ky park i ri që i shtohet qarkut të Tiranës do të jetë një tjetër mushkëri për kryeqytetin falë pemëve të mbjella.

Veliaj së bashku me Kryeministrin Rama, ministren Muzhaqi dhe kryetarin e Bashkisë së Kamzës rakip Suli zhvilluan një bashkëbisedim me të rinjtë e zonës së Paskuqanit.

/a.r

Next Post

Rama sulmon Berishën nga Kamza: Është llum që s'i duhet as dreqit! Shan në gjuhë të huaj sepse e tremb e vërteta në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Marrëveshje me Iranin ose shkatërrim ushtarak

Trump: Marrëveshje me Iranin ose shkatërrim ushtarak

October 26, 2026
Ministri Katz: Izraeli nuk ka plan për të sulmuar Iranin para zgjedhjeve

Ministri Katz: Izraeli nuk ka plan për të sulmuar Iranin para zgjedhjeve

October 26, 2026
“El Clasico”/ Reali ‘mbretëron’ në Camp Nou, shtyp Barcelonën dhe i afrohet në renditje! Murinjo përsërit festën Mbappe ‘macja e zezë’ e katalanasve (VIDEO)

“El Clasico”/ Reali ‘mbretëron’ në Camp Nou, shtyp Barcelonën dhe i afrohet në renditje! Murinjo përsërit festën Mbappe ‘macja e zezë’ e katalanasve (VIDEO)

October 26, 2026
Rrëzuan Vuçiçin dhe fituan zgjedhjet në Serbi, analiza e REL: Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Rrëzuan Vuçiçin dhe fituan zgjedhjet në Serbi, analiza e REL: Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

October 26, 2026
Zgjedhjet në Izrael, cilët janë kandidatët dhe rivalët e Benjamin Netanyahut?

Zgjedhjet në Izrael, cilët janë kandidatët dhe rivalët e Benjamin Netanyahut?

October 26, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ku ndryshojnë dy vitet e protestave në Serbi nga dy javët në Tiranë?

October 26, 2026
Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

Macron akuzohet se ka vënë në rrezik të drejtën e Francës për të protestuar me ‘ligjin e vandalëve’

October 26, 2026
E rëndë në Kosovë! Ra papritur në sallën e edukimit fizik, humb jetën 15-vjeçari

Kërkoi ndihmë nga Policia, gruaja vritet nga kunati dy orë pasi denoncoi dhunën në familje! Zbulohet letra: Kjo është shpresa ime e fundit!

October 26, 2026
Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

Kushte të qëndrueshme, por me ulje temperaturash dhe vranësira! Parashikimi i motit për ditën e sotme

October 26, 2026
Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin

Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In