• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Brenda verës menaxhim i ri në pastrimin e qytetit

by A R
15/06/2016 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës bëri sot bilancin e punëve të kryera në harkun e një viti nga zgjedhjet e shkuara vendore, sa i takon pastrimit dhe gjelbërimit të qytetit. Në një takim ku morën pjesë drejtuesit e ndërmarrjeve të pastrimit, gjelbërimit dhe parqeve si dhe qytetarë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri një prezantim të punës së kryer që nga dita e parë kur bashkia u përball me situatën e vështirë në të cilën gjendej qyteti sa i përket pastrimit, ndërsa tha se falë marrëveshjes me Bashkinë e Veronës, brenda kësaj vere, do të ndryshojë e gjithë flota e pastrimit të qytetit, përfshirë edhe kazanët e mbeturinave.

Duke u ndalur në mënyrë të veçantë te pastrimi, kryebashkiaku theksoi se falë punës së zhvilluar në 10 muaj, sot Tirana është një qytet më i pastër dhe më i jetueshëm. “Njerëzit mund të kenë vlerësime të ndryshme, qoftë edhe të nisur politikisht, për punën e Bashkisë, por besoj se janë në unison për një gjë: Pas një viti, Tirana është shumë herë më e pastër, shumë më e gjelbër se ç’e gjetëm”, tha ai. Veliaj shtoi se puna e bashkisë ka qenë e fokusuar në dy drejtime: në kulturë dhe në infrastrukturë. Ai përmendi këtu të gjitha ndërhyrjet, duke filluar që nga rregullimi dhe lyerja e kazanëve të plehrave dhe deri te vendosja e sistemit të gjobave për të gjithë ndotësit e ambienteve publike, me të qëllimin për të ndërgjegjësuar çdo qytetar se një qytet mbahet i pastër nëse çdo kush bën detyrën e tij.

“Duhet të inkurajojmë një kulturë ku themi se në qytetin tonë nuk lejohet të ndotësh. Ndaj, më vjen mirë që AMK dhe Policia Bashkiake po vazhdojnë me vendosjen e gjobave për ata që ndotin. Sot kemi 1/10 e shkeljeve që kishim një vit më parë”, u shpreh kryetari i bashkisë. Ndërkohë, sa i përket infrastrukturës ai ka bërë të ditur se brenda verës, do të kemi një qytet edhe më të pastër, falë investimeve që do të bëhen në fushën e pastrimit. “Kur pushuesit të kthehen nga pushimet në shtator, Tirana do të ketë një flotë të re me kosha të rinj, si dhe një kompani të re publike, e cila në bashkëpunim me Bashkinë e Veronës, do të menaxhojë pastrimin e qytetit”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai shtoi se kjo do të pasohet edhe me një vendim tjetër, ku do të ndalohet çdo ndërhyrje në kazanët e mbetjeve.

“Në Tiranë do të jetë e ndaluar hyrja në çdo kosh mbeturinash dhe nxjerrja e të gjitha mbetjeve jashtë tij për të kapur një kanoçe ose një shishe plastike. Çdo nxjerrje nga koshi, nxjerr qindra, mijëra, miliona mikrobe. Kjo i ka të gjitha premisat ta kthejë qytetin e Tiranës në një zonë epidemike nëse vijon kështu”, theksoi Veliaj, ndërsa shtoi se ata që merren sot me grumbullimin e plehrave nëpër kazanë do kenë mundësi të punësohen në impiantet e Sharrës. Pjesë e vendimmarrjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë direkt me situatën e pastrimit, është edhe ai për krijimin e një landfilli të ri për qytetin e Tiranës. Kryetari i Bashkisë ka bërë të ditur se tashmë është rënë dakord që Tirana do të ketë një landfill të ri.

“Tirana nuk mund të jetë në atë gjendje që ka mbetur për katër vite, ku s’u mor asnjë vendim. Kemi marrë një vendim, bashkë me qeverinë qendrore, që të fillojë projektimi i një landfilli të ri, modern, ku një pjesë e mbetjeve të riciklohen, e sa më pak të shkojnë e të përfundojnë në landfillin final, pjesa tjetër të shndërrohet ose në energji, ose në përdorime të tjera si bio gazi për zonat rreth Vaqarrit dhe Ndroqit. Ky do të jetë një projekt madhor që zgjidh për 30 vitet e ardhshme çështjen e landfillit të Sharrës në qytetin e Tiranës”, bëri të ditur kryetari i bashkisë.

Lidhur me gjelbërimin, Veliaj theksoi se në harkun e 10 muajve është bërë e mundur mbjellja e 12 mijë pemëve, duke mbajtur kështu një premtim për të mbjellë minimalisht 1 mijë pemë në çdo muaj. “Në qoftë se ecje në rrugët e Tiranës, aty ku ka pasur shumë gropa që prisnin pemën e tyre, sot i shikon që janë zënë me pemë. Edhe në hapësirat rreth shkollave, edhe në hapësirat dhe sheshet rreth lagjeve. Do të vazhdojmë me këtë ritëm, për t’u siguruar që në fund të këtij mandati Tirana të ketë 50 mijë pemë të reja”, tha Veliaj. Gjithashtu, ai shtoi se veç punës së kryer me parqet, një rëndësi i është kushtuar edhe gjelbërimit të të gjitha hapësirave publike të çliruara mes lagjeve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës e konsideroi një histori suksesi këndin e fëmijëve në Parkun e Liqenit dhe theksoi se ka nisur puna për ndërtimin edhe të 11 këndeve të tjera rekreativë dhe argëtues në lagjet e Tiranës. “Më vjen mirë që sot po hedhim bazën e fëmijëve që rriten me ngjyra, me dashuri, me aktivitet fizik, që me shpresë që kur të bëhen ata mosha e të rriturve që kemi sot, të marrin vendime si njerëz që kanë pasur një fëmijëri të mrekullueshme në qytetin e Tiranës”, përfundoi ai. (java / r.a)

Next Post

MB: 1 korriku, afati i fundit për pasaportat me afat të pasaktë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hita në familjen e Dëshmorit Enea Mekolli, i dorëzon 70 mln lekë. Djali i tij merr statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

Hita në familjen e Dëshmorit Enea Mekolli, i dorëzon 70 mln lekë. Djali i tij merr statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

July 4, 2026
Rama replikon me një protestues: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

Sot feston 62-vjetorin, Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

July 4, 2026
Flakët në malin e Shëngjinit, ndërhyn edhe helikopteri i ushtrisë! Nuk rrezikohen banesat

Flakët në malin e Shëngjinit, ndërhyn edhe helikopteri i ushtrisë! Nuk rrezikohen banesat

July 4, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Amerika, 250 vjet: historia e një vendi që ndryshon kur qytetarët reagojnë

July 4, 2026
Arti shqiptar në zi/ Shuhet aktori i njohur Koço Qendro, figurë ikonike e teatrit dhe kinematografisë

Arti shqiptar në zi/ Shuhet aktori i njohur Koço Qendro, figurë ikonike e teatrit dhe kinematografisë

July 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e diel 5 korrik 2026

July 4, 2026
Pushues nga Kosova drejt bregdetit/ Fluks i lartë hyrjesh në Morinë, 2 aksidente në Vërmicë shtojnë trafikun

Pushues nga Kosova drejt bregdetit/ Fluks i lartë hyrjesh në Morinë, 2 aksidente në Vërmicë shtojnë trafikun

July 4, 2026
“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

July 4, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Gjuha dëshmon krizën e besimit mes politikës dhe shoqërisë

July 4, 2026
Qarkullonte me armë dhe me radio si ajo e policisë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Qarkullonte me armë dhe me radio si ajo e policisë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë (EMRI)

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In