• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Atyre që vijnë me tezat e vandalizmit u themi kthehuni në gjum, futuni prapë në çadër

by A R
31/05/2017 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të takimeve në 24 Njësitë Administrative të kryeqytetit për të bërë bilancin e ndryshimit që solli vota e qershorit dy vite më pare, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ndal sot në investimet e bëra ne Njësinë Administrative Nr. 3.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi rëndësinë që ka vota e 25 qershorit për vijimin e investimeve për transformimin e qytetit. “Jam këtu për të mbajtur edhe premtimin që ne çdo vit do të kemi një raportim në çdo njësi, siç e bëmë vjet, e kemi sivjet. Unë besoj se kontrasti është shumë i madh kur je në gjumë dhe kur je zgjuar. Kur je zgjuar jo vetëm me sy hapur, por edhe me mendje të hapur, edhe me mëngë të përveshura, por edhe me njerëz që punojnë sepse një njeri nuk bën dot asgjë pa një skuadër”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se në dy vjet janë bërë gjashtë herë më shumë investime se sa janë bërë në kohën që bashkia drejtohej nga Lulzim Basha. “Në dy vjet kemi bërë gjashtë fishin e atyre që bëri në katër vjet ai që fjeti gjumë”, tha kryebashkiaku.

Veliaj deklaroi se oferta e të djathtëve është vetëm shkatërrimi, ndërkohë që qytetarët kanë mundësi që të zgjedhin njerëzit e punës. “Këta ju thonë na sillni edhe njëherë ne që fjetëm gjumë. Ndërkohë që ne propozojmë të vazhdojmë të rrimë zgjuar dhe të vazhdojmë të punojmë. Na sillni thonë ata edhe njëherë ne sepse kësaj here jemi ndryshe. E mbaj mend kur u prish sheshi Skënderbej, mbaj mend si sot kur u shkatërrua Zogu i Zi, i cili ishte duke mbaruar, se si u shkatërrua në mënyrën më barbare’, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë shprehu bindjen se Tirana do të vijojë që të ecë në drejtimin e duhur ashtu sikurse e gjithë Shqipëria. “Sa herë vijnë këta në pushtet e shkatërrojnë Tiranën dhe prishin çdo investim publik. Ndaj miqtë e mi, sot duhet të flasim për dinjitetin. Kushdo që na vjen këtu me tezat e vandalizimit e të shkatërrimit të pronës publike, që nga këndi i lodrave e deri tek mbikalimi i Zogut të Zi, ne i themi: “Ik, kthehu në gjumë, futu prapë në çadër, por Tirana do të shkojë në drejtimin e duhur dhe ne do të vazhdojmë punën”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj, i cili renditi dhe një sërë investimesh të rëndësishme që janë kryer në njësinë 3, siç janë kopshtet, shkollat, blloqet e banimit si dhe ndërhyrje të tjera që janë realizuar në këtë njësi. “Ne kemi pasur vetëm në këtë lagje një pafundësi ndërhyrjesh. Kopshti nr. 20 këtu te “Teli Ndini”, kopshti nr. 1 te “Sadik Petrela”, kopshti nr. 22 te “Kongresi i Manastirit”, çerdhja nr.26 te “Qazim Vathi”, çerdhja numër 56 te rruga “Qemal Stafa”, çerdhja numër 15 përballë “Xhamllikut”.  Ne do të fillojmë shumë shpejt shkollën “Andon Zako Çajupi” dhe “Niket Dardani” për rikonstruksion, por edhe shtesë për t’u siguruar që kemi klasat e reja si edhe të gjitha ndërhyrjet me dy shkollat e reja që ne do të ndërtojmë në këtë lagje falë projektit të 20 shkollave të reja në Tiranë”, tha Veliaj.

Next Post
Kur të mbetet droga në derë 8 muaj para zgjedhjeve

Mediat dhe fushata, Presidenti që nuk di t’i lexojë shifrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com