• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Ata që dje premtuan nënkalim te “Zogu i Zi” sot duan të prishin Sheshin Skëndërbej

by Java News
23/04/2023 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë takimit me banorët e Njësisë 5, Kandidati i PS për Tiranën Erion Veliaj, solli në vëmendje premtimet e kundërshtarëve politikë për gjëra falas e për nënkalime në shesh, të cilat i cilësoi një marrëzi dhe rikujtoi se ata premtuan edhe nënkalim te “Zogu i Zi”, nënkalim te “Sheshi Shqiponja”, por nuk bënë asnjë nga këto.

“Zogun e Zi sapo erdhën në pushtet me rrena, e prishën. Ju kujtohet tre vjet bllokim te “Astiri” për nënkalimin te “Shqiponja”? Tani këta thonë do bëjmë nënkalim te Sheshi “Skënderbej” . Por, në qendër të Tiranës, aty ku ne kemi një hapësirë që ka fituar çmimin si hapësira më e mirë në Europë në 2018-ën, gropa nuk do të ketë më.”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se për prishjen e “Sheshit Skënderbej” ka pasur reagime dhe nga Barcelona, qyteti i cili i dha dhe çmimin e parë realizimit të këtij projektit, si hapësira më e mirë publike. “Morën sot nga Barcelona të shqetësuar thanë: Do prishni sheshin që ka marrë çmim?! Por – i thashë – jetojmë në demokraci dhe lejohet të thuash edhe marrëzi, lejohet të thuash edhe çudira, edhe dokrra të kësaj natyre. Në demokraci biem dakord të mos biem dakord. Ne histori si te Zogu i Zi, si te Astiri, që këta duan nënkalimet, shkuan t’i sabotojnë. Dhe të vetmet gropa ishin ato si e Hajdin Sejdisë. Ne mbrapa nuk kthehemi. Ne do shkojmë vetëm përpara”, tha Veliaj.

Next Post
Milani kap zonën Champions, Leao shkëlqen me dopietë

Milani kap zonën Champions, Leao shkëlqen me dopietë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com