• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Ambicia jonë, vitin e ardhshëm të ofrojmë kurse falas për të rinjtë te Piramida

by Java News
26/10/2023 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fillim të vitit tjetër, Bashkia e Tiranës ka synimin që t’i bëjë falas kurset te Piramida, për fëmijët dhe të rinjtë që duan të marrin mësime në fushën e teknologjisë së informacionit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori pjesë në ndarjen e çmimeve të konkursit AWS Jam Day, (një bashkëpunim mes Raiffeisen Bank dhe Amazon Web Services) dedikuar teknologjisë “Cloud” në Shqipëri, u shpreh se kjo është një ambicie që mund të bëhet realitet nga 1 Janari 2024.

“Ne jemi partnerë me Raiffeisen Bank sepse sponsorizojmë gjysmën e bursës për çdo çun dhe për çdo gocë që mëson aktualisht te TUMO Center. Ambicia jonë është që, nga 1 Janari, ta bëjmë falas. Ëndrra ime është që çdo çun dhe çdo gocë në Tiranë të ketë mundësi ta marrë kursin falas pavarësisht se ku jeton, në Bathore apo në Bllok. Unë nuk siguroj dot suksesin e secilit, – nuk është as misioni im – por ajo që duam të sigurojmë është që fillimi të jetë njësoj për të gjithë. Në qoftë se do të na ndihmonit me talente, por edhe të ktheheni në mentorë dhe këshillues të një të riu, si një vëlla i madh apo një motër e madhe, për dikë që vjen pas jush dhe ka dëshirën të përqafojë industrinë e teknologjisë, do t’ju isha pafundësisht mirënjohës”, u tha Veliaj pjesëmarrësve në konkursin e AWS.

Ai kujtoi se jo më larg se 8 vjet më parë, industria më e zhvilluar në Tiranë ishte fasoneria, ndërsa sot turizmi dhe teknologjia zënë 50% të ekonomisë së qytetit.

“Kur e filluam këtë punë, 8 vjet më parë, Tirana prodhonte 25% tekstil, – pra, këmisha dhe bluza, dhe 25% atlete dhe këpucë. Ishin punë të paguara pak dhe që mund t’i bëjë më mirë dhe më lirë dikush në Indonezi, Vietnam, Kinë apo Indi. Menduam se si mund ta transformojmë qytetin, edhe me investimet në infrastrukturë, që qyteti të fillojë të bëjë punët e së ardhmes. Sot nuk jemi perfekt, por pas 8 vitesh, 25% e ekonomisë që gjeneron Tirana është ICT dhe 25% turizëm. Kjo tregon se nëse ne shqiptarët i futemi punës me pasion, dimë t’i çojmë gjërat përpara, për të krijuar biznese të reja, për të kapur trendet e reja dhe për të përfituar nga gjithë kjo energji e re për punët e së ardhmes”, deklaroi Veliaj.

Konkurrentët pjesëmarrës në këtë konkurs u asistuan nga dhjetëra profesionistë dhe inxhinierë të Amazon Web Services.

Next Post
Mali i Zi refuzon të ekstradojë serbin e dyshuar për krime lufte në Kosovë

Mali i Zi refuzon të ekstradojë serbin e dyshuar për krime lufte në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

November 1, 2026
Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

November 1, 2026
FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

November 1, 2026
Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

November 1, 2026
Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

November 1, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

November 1, 2026
VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

November 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për sot, e Diel 1 Nëntor 2026

November 1, 2026
Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda

November 1, 2026
Halloweeni i protestave në Francë / 320 mijë demonstrues, përplasje dhe 70 mijë policë në terren

Halloweeni i protestave në Francë / 320 mijë demonstrues, përplasje dhe 70 mijë policë në terren

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In